Me të ftohtin e tij
dhjetori troket mbi qelq,
Të gjithë i bën të
lotojnë me pushtetini e tij,
Mendimet në këtë çast më
vinë për dreq,
Mbledh bulëzat e lotëve,i
kthej në melodi.
Vështrimi i tyre i
mjegullt vjen e qartësohet,
Në këtë çast mendimet më
vijnë për çudi,
Si hajdutë në shtëpinë
time strehohen,
Të zymta si hutat gjithë
ligësi.
Ata i tmerrohen së vërtetës,
Prej honeve të ferrit
hakmarrja u thërret,
Peng i së djeshmes përgjakur
ata mbetën,
Megjithëse është ftohtë,etja
më merr.
Shpresat po zhduken
vizionet poi ikin,
Sytë hapen për shpëtim
nga egërsirat,
Librat e shenjtë për këta
asnjë fe s’llogarisin,
Varje buzësh,sy gjithë
hetim,kur lexojnë vargjet e mia.
Por për këtë unë se
vras mendjen,jam krejt i qetë,
Shikoj ata që përmes
llumit lundruan për të arritur lavdinë,
Me buzët e mia puth
zjarrin në këtë dhjetor të sertë,
Pëshpëritje dhe tallje
tinzare,dashka dhe ky të bëjë histornë.
Gishtrinjtë e duarve të
mia vërtetë janë të hollë e të zbehtë,
Por e njohin parmendën
dhe kularin e kaut,
Herë herë ma prishin
vargun sikur zgjedhën e thyejnë qetë,
Por këngën ma njohin,këndohet
majëkrahut.
Për të gjitha këto disa
nuk i njohin,
Të verbërit bëhen copë
e çikë në tempujt e mashtrimit,
Mendimet erdhën vetë e
më trokitën në derë,
Ashtu,hajdutçe,na kujtojnë
trashgimtarët e Kainit…
09.12.2016
0 comments:
Post a Comment