Saturday, December 24, 2016

Robert Burns - Shqipëruar nga Sinan Kërpaçi

DASHURIA IME Trëndafilja ime veshur me të kuqe Shpërthen në petale Prill e Maj; Një melodi unë po ta qëndis Të bëjë bota be: për kok` të saj. Sa je e bukur Ti, o Bukuri Në dashuri që mbetet Kaq do ndjehem unë kur t`ju pi Si të kem pirë detet. Derisa detet të thahen, e dashur Dhe shkëmbinjtë të shkrijnë në diell Unë do t`ju dua, o e shtrenjtë, Lart do t`ju ngre, në qiell. Dhe lamtumirë ty, e vetmja ime! Dhe lamtumirë vetëm për pak! Me ty jam unë gjithnjë, e dashur Dhe afër, edhe larg. Shqiperoi Sinan Kërpaçi


Chat Conversation End

0 comments:

Post a Comment