U ul bora në Dajt e ne dolëm:
i shkuam bukurisë pranë...
i shkuam bukurisë pranë...
Po unë i varfër si të mitë a jam?!
Vargu i makinave arriti te Skënderbeu
e ne majë bukurisë
pa u menduar dy herë thamë:
është i yni edhe i varfër Atdheu!
e ne majë bukurisë
pa u menduar dy herë thamë:
është i yni edhe i varfër Atdheu!
I lamë makinat në mal
dhe zbritëm në këmbë bukurisë,
i braktisëm një nga një përgjatë udhës
për ta ndjerë të Varfërin të gjallë
deri në shuall të këpucës.
dhe zbritëm në këmbë bukurisë,
i braktisëm një nga një përgjatë udhës
për ta ndjerë të Varfërin të gjallë
deri në shuall të këpucës.
0 comments:
Post a Comment