Monday, December 5, 2016

Kujtim Stojku - FILLIM DHJETORI


Ky nuk është qielli i dhjetorit,
Sigurisht,që notën muzikore ia dëgjoj si në qershor,
Ai në majën më të lartë qëndron tani gjithë madhështi,
Mbretëreshë e mesditës më përshëndet me dorë.
Pemët janë zhveshur krejt lakuriq,
Në ajër duken si kurorë,
Na parlajmëron se ai ende është prijsi plak,
Gjethet gjithë dhimbje kanë rënë përtokë.
Bien boritë e qiellit dhe oshtijnë,
Bora është gati të nisë vrapin e saj,
Malet dhe pyjet do t’i fshehë në të sajën bardhësi,
Vellon e bardhë ka filluar të qëndisë,
E,askërkund nuk duket se do të zbresë ajri i bardhë…


0 comments:

Post a Comment