Keni hyrë nëpër zyra, keni hyrë a s'keni hyrë?
Keni parë ca fytyra, që qëndrojnë në detyrë?
Shëmbëlltyra aq të ndyra pa lezet e pa yndyrë
Sikur i ka bërë natyra, që tu presin si mënxyrë.

Ata janë atje për ju, gjoja në shërbimin tuaj.
Që tu rrinë gatitu e tu thonë "urdhëro e thuaj !"
Jo or jo nuk ndodh kështu, Shqiptar puno e vuaj!
Qajnë zyrat "uh" e "buh" qajnë qërre, qajnë buaj.

"Bla bla bla" e kuturu të lexojnë nenet e ligjet.
"O bo bo" e "u bu bu" ferr e tmerr i kanë përgjigjet.
Nëse do të rrish këtu, ata të tregojnë shtigjet
Vendi im ç’po ndodh kështu, kurva krihet, fshati digjet.

Të merr frika dhe paniku, me të katra e merr vrapin
Kur në prag të zyrës "miku", një më një, ta bën hesapin
Në s'vjen shporta e s'vjen fiku, kot pret dyert të t’i hapin.
Ndryshe burokrat’ i ligu, për shpëtim të tregon trapin.

Mbi kurrizin tuaj vallet, hidhen shpinës që gërmuqet
Gjuhë e tyre zë e tallet, pis nga goja dhe nga huqet
Dhe surrati i tyre çmallet, bythëmajmur ndër kolltuqet
Gjoja djersitur nga hallet, qajnë mollaqet mbi ulluqet.

Sa me fat i kanë "menderet", për karrige janë të prera
Puna, rroga, kurrë s'shteret, domosdo i kanë me vlera
Marrin poste, gëzojnë nderet, sikur vëndi s'ka të tjera
Ministritë e digasteret, po njëlloj u qelbet era..

Tregëtar me ta mos luaj, në s'do gjoba e dënime
S'durojne vitin, s'presin muaj, të vjelin taksa e tatime
Çast pas çasti qeth e rruaj, shkul e rruaj qime qime
Vuaj ti o popull vuaj, pjella jote sjell rrënime.

Nëse s'bën ç'të thot’ i pari e nuk bindesh si viktimë
Shko e siĺllu te gjyqtari,të të bëjë në ujë, një vrimë
Të të fyejnë, si qyqari, gjoja të jep drejtësinë
Kesh or kesh lypet Dollari, Lek, a Euro, ndaç Stërlinë

Gjithë postet që u morën gjoja me një farë testimi
Pritën çastin edhe orën në ankand u vihet çmimi
Si servilë e shtrinë dorën, se i madh është tundimi
Gjithë fitimet shpejt i nxorën, ja ky ishte gjithë qëllimi.

Edhe pse ngado u mburrën: “Po bëjmë vendin të begatë”
Mëmëdheun e sëmurën, me një plehë administratë
Pa ju sulën, pa ju turrën, militantë e burokratë
Prit e rip e ndaj lëkurën, eh Shqipëria jonë e ngratë.

Mirë ja bëni që ia mblidhni, se kjo nënë u mban me lek
Ripni genin nga ku rridhni, vidhni, merrni xhep me xhep
Këmbë e kokë po e lidhni, as e lini në hall të vet
Veç premtoni e ja dridhni, sapo hipni në pushtet.

Ja këtu, ku keni lerë, shisni mënd e mbahi zot
Këta xhepa, kaq të mjerë, qese mbushur djers e lot
Për ju janë aviar e verë, ha e pij e s'dëndi dot
Ju të rroni përngaherë, të vdesë populli që sot!

E pastaj na shkelni synë: “ndryshe jo nuk bëhet shtet”
Do flijohet brezi ynë, pa të rrojnë të tjerë si mbret
Vitet njëri-tjetrin shtyjnë, ikën shkuan dhjetra vjet
Flok i zi na zuri brymë jeta jone u bë qamet.

Vate jeta jonë vate që të rrojnë ca zotrinj
Nëpër vilat kate-kate shesin pordhë si gjeninj
Mjaft o popull u rropate për hajdutë e delenxhinj
Më mirë fat' udhës sate të drejtohej nga barinj.

0 comments:
Post a Comment