Wednesday, December 14, 2016

Baki Ymeri - FUQIA E DASHURISË


(Forța iubirii)

E kemi thënë dhe e themi
Forca vjen nga familja dhe nga Qielli
Për ta shkruar përrallën e dashurisë në yje
Parajsa e fshehtë gjumi
Ëndërrimi e zgjimi
Virgjiniteti i hënës së re
Fuqia e poezisë
Ndërlidhet me një gjuhë hyjnore
Poetika e besnikërisë kritike
Apo besnikëria kritike e bukurisë
Poezia është rezultati
I një procesi të gjatë të krijimit
Me etapa përpunuese
Me rikthime dhe modifikime
Që zhvillohen gjatë një dekade
Koha është një pikë e gjallë
Në shkretëtirën e përjetimit
Shqiptarët janë të pavdekshëm
Në trojet e përjetësisë
Të lodhur e të patrembur
Nga dhimbjet e shekujve
Kërkojnë dritë atje ku të shenjtërit
Trazojnë ëndrrat e fëmijëve tanë
Që mallkojnë kusarët e hajdutët
Por jo dhe djersën e diasporës
Që për Kosovën e dhanë
E jo për kopilat e kombit
Që Dardaninë e shndërruan në mjerim
Viktimat kërkojnë dritë
Të lodhur nga dhimbja e dritës
Dritë kërkojnë ku atje të shenjtërit
Ëndërronin se Kosova një ditë
Do të zgjohet nga gjumi i skamjes
Duke kërkuar dritë në errësirë
Mallkuar qofshin kopilat e kombit
Që ia hëngrën hakun shqiptarit
Sipas shijeve të barbarit…

0 comments:

Post a Comment