Kurr gjat jetës sime nuk kisha besuar se në
shumë çështje të rëndsishme për popullin e tij nuk do e ngrit zërin
intelektuali dhe nuk do reagoj për shumë çështje që tangojnë në identitetin
kombëtar e shoqëror duke mo e lejuar këto çështje me kaq shumë vlerë dhe
rëndësi të madhe ti lihen në dorë që për ato të vendosin individ apo grupe njerëzish
partiak, sepse intividët partiak vijnë e shkojnë, ndërsa çështjet me vlerë
kombëtare mbeten në histori për gjeneratat e reja që vijnë brez pas brezi. Këto
gjëra që po na përcjellin vite me radhë neve shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe
që nuk po marrin një zhjidhje përfundimtare njëherë e përgjithmonë po luhen
gati për çdo cikël zgjedhor dhe përsëri shumëçka po mbetet pa zgjidhur duke
mbetur vetëm në premtime . Duke qenë dëshmitarë të këtyre ndodhive unë po
habitem se ku është zëri i intelektuali t që hesht dhe nuk ngritet asjëherë në
përjashtime të disave që duhet vënë dorën në zemër gjithnjë e ngrisin zërin
ndaj këtyre dukurive, kurse një numër imadhë kanë mbetur në heshtje dhe i ka
kapluar një gjumë dimëror që kursesi nuk po mund të zgjohen nga gjumi dhe ta
thonë fjalën e tyre të një intelektuali. A thua vallë pse ndodhë kjo
heshtje?!... Ka shumë arsye për ta zgjidhur këtë nyje të lidhur, por edhe kjo
është vështirë të thuhet. Jo që është vështirë të thuhet kjo gjë, por është
shumë frikë të thuhet. Edhe nëse thuhet edhe ate thuhet me shumë popmpozitet
aty ku nuk duhet thënë. Thuhet nëpër çajtore, kafiteri, oda, skuta etj , sepse
nëse thuhet në opinion më të gjërë dhe aty ku dëgjojnë erarhia politike ose
edhe nëse ata nuk janë aty prezentë dhe fjalë do të përcillen derei tek ata .Vaj
halli do të jetë pastaj për këta intelektual ë që nuk do i marrë gjumi tërë
natën, sepse u është future frika në palcë për shumë arsye. Nëse kanë ndonjë
vend përgjegjës në punën e tyre frikësohen se do ua marrin detyrën që e
ushtrojnë dhe vaj halli për ata (ato) që
nuk mendojnë dh ta heqin nga mëndja se vendin e punës që e ka përfituar me
diplomën e tyre kurr askush nuk mund të ia marrë, kështu që heshtja e tyre nuk
mund të quhet pos interes individual duke e mbyllur gojën para atij interesi që
ka peshë kombëtare dhe historike për popullin e tij të cilit i përkasin edhe
ata dhe femijet e tyre. Në shumtën e rasteve në shoqërinë tone sidomos në ate
që prekin çështje shumë me vlerë dhe me rëndësi të madhe dhe historike përsëri
heshtin intelektualët edhe ajo që është më e keqja heshtin intelektualët e
profesionit të tyre për të cilët bëhet fjalë dhe nuk guxojnë ta marrin guximin dhe
ta thonë fjalëmn e tyre qoftë me gojë nëpër mediume, qoftë me shkrim dhe ta
shprehin para opinionit të gjërë. Kjo dukuri e heshtjes ka kapluar që me vite
dhe intelektuali hesht dhe vetem hesht për ta thënë mendimin e tij para
opinionit dhe nuk e di se kur do të thyhet ky akull i kësaj heshtje dhe të
dëgjohet ose të lexohet zëri i një
intelektuali sëpaku në aspektin e tij profesional që do të jetë shumë i
dobishëm mu në këtë kohë kur gjërat kanë marrë tatpjetën dhe populli ka mbetur
në udhëkryq dhe pret zërin tonë të një intelektuali. Shumë çështje i kemi lënë
në duar të disa individve të politikës ditore që fjalën e tyre e thonë vetëm
gjatë zgjdhjeve duke bertitur nëpë r tubime partiake edhe ate një numër janë aq
të aftë për të na prezentuar platforma dhe zgjithje të llojeve të ndryshme duke
e prezentuar vetën si profesionista të të gjitha lëmive. Unë mendoj dhe qëndroj
në ate se sot shqiptarëve nuk i mungojnë intelektualë të mirëfilltë gati të të
gjitha lëmive dhe me përgjegjësi e them se janë edhe profesionisttë të përsosur
në lëmitë e tyre dhe fjala e tyre duhet të dëgjohet, por nuk e di pse nuk e
thonë publikisht, kuptohet duke mos i munguar atyre edhe mbeshtetja e te gjithë
neve dhe mos të lihen shumë gjëra me peshë shumë të rëndësishme në duartë e disave që nuk meritojnë në asnnjë aspekt të marrin guximin dhe të
flasin në emrin e popullit, sepse disa
as që meritojnë të thonë një fjalë, sepse ose u mungon dituria ose nuk guxojnë
ta shprehin kurrën e kurrës, sepse mbi të gjitha mbrojnë interesin personal e
jo ate kombëtar e shoqëror dhe troç e shqip të tillët gjithnjë janë në ankth se
mos vallë do e humbin karrigën dhe privilegjet e tyre që i gëzojnë në
funksionet e tye, kështë që edhe pse shumë kohë ka kaluar dhe numri i madh i
intelektualve nuk e thonë fjalën e tyre publikisht është një dëmë i madh për ne
si komb e si shoqëri. Fjalët e disave të ashtuquajtur intelektualë që thuhen
dhe bisedohen nëpër çajtore, kafiteri, dhe skuta të ndryshme nuk janë asgjë pos
një demagogjie derisa nuk thuhen publikisht për ti dëgjuar poppulli dhe derisa
nuk shkruahen për ti lexuar opinion
gjërë.
Tuesday, December 20, 2016
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment