Gjergj Fishta e Gjeçovi, po ashtu shkruajnë drama për Skënderbeun, kur tashmë heroi ka edhe modelin e tij kritik e dyshues, ballafaqimet në mes idealistit dhe pamjes së realitetit, sikundër është drama e Fishtës “Skënderbeu në hajat të Parrizit” 1914, ose drama klasike e Ethem Haxhiademit “Skënderbeu”.
1.
Branko Merxhanit, për veprën e Haxhiademit shkruan: “Libri i fundit dhe ma i bukur i dramaturgut t’onë Etem Haxhiademit asht “Skënderbeu”, tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fëtyra e çuditçme e fatozit t’onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik, të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragedinë ma të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së populit shqiptar. Vepra e Haxhiademit, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, asht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth epokës karakteristike të Skënderbeut. Fatozi i ynë kombëtar, ky burrë i math me origjinën e tij shqiptare, me edukatën bizantino-islamike dhe me shpirtin e shqiptarit të kulluar dhe ‘par excenllence’, produkt gjigand i mythit primitiv të Malsisë s’onë, është Titani që ngreh lart grushtin e vet kundrejt dënimit të fatit, që tyranizoi qysh prej shekujve Gjenin t’onë dhe që ka mbyllur, me zemrim dhe me keqdashje, udhën e madhështisë s’onë mun në pragun e historisë. Njerz që rrojnë jetën si nji tragjedi, kanë vdekjen e nji heroit…”

2.
Por te Fishta Skënderbeu është edhe hero etnik, hero I mbrojtjes së vlerave etnike e identitare. Konica ka një shkrim në të cilin njofton për praninë e figures së Skënderbeut në letërsinë botërore, sidomos atë amerikane. Ndërkaq, Fan Noli e sjell Skënderbeun jo vetëm te monografia e tij “Gjergj Katrioti Skënderbeu”, por edhe te shumë shkrime të tij letrare, shkencore e studimore, si model të nheroit racionalist e të heroit historik dhe që I vë bazat e modelit të tillë në letrat e sotme shqipe t Ismail Kadare (“Kështjella”), Sabri Godo (“Skënderbeu”), Skënder DriNi (“Shqipja e kreshtave tona”), te dramat “”Trimi I mire me shokë shumë” e Sylejman Pitarkës, “”Kalorësi I lirsë” I Llazar Siliqit apo “Gjergj Kastroti trilogji” e Mirash Markajt...

3.
Pothuajse nuk ka poet, qindra ndër ta, të letërsisë së somte, që nuk ka shkruar për Skënderbun. Ndër to është tejet e njohur si ajo e Kadaresë “Portreti I Skënderbeut”:

Si dite e plote ai shtjellej
Me re dhe ere mbi atdhe.
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.
Me re dhe ere mbi atdhe.
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.
Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shtrine.
Gjithcka te shumte ai e pati.
Te vetmen kish vec Shqiperine.
Ne mijera varre ato u shtrine.
Gjithcka te shumte ai e pati.
Te vetmen kish vec Shqiperine.
Njezet e kater luftra beri.
Njezet e kater vdekje theu.
Cka mangut linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbeu.
Njezet e kater vdekje theu.
Cka mangut linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbeu.
0 comments:
Post a Comment