Turtull-ministër kokëqypi,
Me që s’kishte kurrfarë pune,
Na jep konferencë shtypi
Për çudi me dy podiume.
Me që s’kishte kurrfarë pune,
Na jep konferencë shtypi
Për çudi me dy podiume.
Në atë para ligjëron sqepi,
Në atë prapa, prapanica.
Gjithsekush gojëhapur mbeti,
I lëshoj trupi mornica.
Në atë prapa, prapanica.
Gjithsekush gojëhapur mbeti,
I lëshoj trupi mornica.
-Dërr…dërr…dërr -fliste nga para,
-Vërr…vërr…vërr -fliste nga pas.
Ca u mbytën me të qara,
Ca të tjerë u shkrinë në gaz.
-Vërr…vërr…vërr -fliste nga pas.
Ca u mbytën me të qara,
Ca të tjerë u shkrinë në gaz.
Prapanica bashkë me sqepin
Përfaqësojnë institucionet.
Njëra shpreh realitetin,
Tjetri flet për iluzionet.
Përfaqësojnë institucionet.
Njëra shpreh realitetin,
Tjetri flet për iluzionet.
Po të jesh VIP -thotë një dërr,
As dhe gazrat s’të shkojnë kot.
Se në treg çdo, vërr…vërr… vërr...
Me valutë të shitet sot.
As dhe gazrat s’të shkojnë kot.
Se në treg çdo, vërr…vërr… vërr...
Me valutë të shitet sot.
Po të jesh VIP -zukati Bleta
S’ke nevojë as për WC.
Se t’i mbledhin me gazeta
Pa t’i çojnë dhe në TV-ë.
S’ke nevojë as për WC.
Se t’i mbledhin me gazeta
Pa t’i çojnë dhe në TV-ë.
Por Turtull-ministër kokëqypi,
Me që ishte çështje pune,
Vazhdon konferencë shtypi
Përsëri me dy podiume.
Me që ishte çështje pune,
Vazhdon konferencë shtypi
Përsëri me dy podiume.
S’ka rëndësi si ai shfaqet,
Rëndësi ka për të pushteti.
Fët e fët i lexon faqet,
Herë nga b…, herë nga sqepi.
Rëndësi ka për të pushteti.
Fët e fët i lexon faqet,
Herë nga b…, herë nga sqepi.
Në një betohet dhe qan hallet
E plane bën për kafshërinë,
Në tjetrin prapanica tallet
Pa prishur fare terezinë.
E plane bën për kafshërinë,
Në tjetrin prapanica tallet
Pa prishur fare terezinë.
Në atë para ligjëron sqepi,
Në atë prapa prapanica.
I thotë ketri: -Jepi… jepi !
S’ke faj ti, ka faj shumica!
Në atë prapa prapanica.
I thotë ketri: -Jepi… jepi !
S’ke faj ti, ka faj shumica!
Që të ndjen e ta vë veshin
Dhe të mban mbi krye të saj,
Pastaj qan kur duhet të qeshi
Edhe qesh kur duhet të qajë!
Dhe të mban mbi krye të saj,
Pastaj qan kur duhet të qeshi
Edhe qesh kur duhet të qajë!
Vëri tapën, shtërngo rripat!
Ndali ritmet, uli tonet…!
Nëse ndodh kështu me VIP-at,
U qelbën institucionet!
Ndali ritmet, uli tonet…!
Nëse ndodh kështu me VIP-at,
U qelbën institucionet!
0 comments:
Post a Comment