Thursday, December 29, 2016

Kujtim Stojku -Viti i Ri po troket në derë

Vetëm tre ditë mbeten që të kalojmë nga e vjetra tek e reja,
Nata e fundit do të jetë më e thinjur,rrudhat më shumë i janë shtuar,
Zemra e vitit të vjetër duket shumë e lodhur,e mundon buzëqeshja,
Të trokiturat në derë këtë dimër të ftohtë,diçka të re kanë sjellë
Oh, sa shumë i janë rënduar…

Viti i vjetër shpresat i kishte përcaktuar para se të vinte,
Sikur ngrihej nga varri me shqetësim për të ardhmen fliste,
Vuajtjet dhe rënkimet prej një kyçi të argjentë vinin,
Viti i ri, një kurorë lulesh që rënkonin me dhimbje,mbi krye vinte.

Viti i vjetër ishte tërsisht i mbushur me babëzi,
Egoizmi i tij kujtëdo në shpirt i dhimbte,
Në një vend të errët unë kërkoja një çelës që të shihet është vështirë,
Rininë dhe burrërinë pa kuptuar e kishin kapur dhimbjet.

Nëpër shpirtra etja ishte e hidhur nuk po shuhej,
Viti i ri në çdo zemër zgjon shumë shpresa,
Nëpër krahët e lodhura dashuria rrudhej,
Duke u dridhur nga të ftohtit me ëmbëlsi të shtirur…
 U futa brenda. ..

Hapat me erën kumbonin gjithë ulërimë,
 Një zë magjik tërë ëmbëlsi më tha hyr,
Shpirti yt skllav gjithnjë është i lirë,
Ndryshimet e reja janë varur në  çengel,
Dhe këtë të gjithë e dinë shumë mirë.

Dëgjoja notat që rrëzoheshin nga shkallët e muzikës,
Çelësi u zhduk,dhe ndoshta në gjumë ra,
Viti i vjetër po ikën,një balsam la për gjumin tronditës,
Agimet e mëngjesit kënduar në një festival…

Tiranë. 29.12.2016

0 comments:

Post a Comment