Toka të vdekura përgjatë Adriatikut
më dhimbseni si njeriu!
më dhimbseni si njeriu!
Toka të vdekura, shëllira të bardha,
dhimbje që flet me shpirtin e Jakov Xoxës,
ngroheni në diell, lageni në shi
e po gjithnjë shterpë.
dhimbje që flet me shpirtin e Jakov Xoxës,
ngroheni në diell, lageni në shi
e po gjithnjë shterpë.
Hëna në hall ndriçon fytyrën tuaj të zbehtë,
era në hall fryn, s’përkëdhel një fletë,
zogjtë, po në hall, kërkojnë pemët
të ngrenë foletë...
era në hall fryn, s’përkëdhel një fletë,
zogjtë, po në hall, kërkojnë pemët
të ngrenë foletë...
Një dorë njeriu, një gërvishje plugu
u lind ndjesinë e madhe të bëheni nëna,
gjelbërimi i fushës u fqinjëron në sy,
bini në ëndrra:
në duar mbani një lule, shkërmoqni një kalli
dhe bëheni për ca minuta nëna.
u lind ndjesinë e madhe të bëheni nëna,
gjelbërimi i fushës u fqinjëron në sy,
bini në ëndrra:
në duar mbani një lule, shkërmoqni një kalli
dhe bëheni për ca minuta nëna.
1986
0 comments:
Post a Comment