PRANIA E JETËS DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E POLLOGUT, MBI 8 MIJË VJET E LASHTË
Përmes gjetjeve arkeologjike në disa lokalitete të rajonit të Pollogut,
dëshmohet jeta e banorëve të kësaj ane dhe vazhdimësia e qytetërimit të
lashtë pellazgo-ilir, së paku 6000 mijë vjet para erës sonë. Kuptimi i
plotë i emrave të vendbanimeve dhe figurave që lidhen me kultin e
perëndeshës Nëna e Madhe mund të shpjegohen qartë vetëm përmes gjuhës
shqipe.
Meqë ekspeditat arkeologjike janë organizuar, në disa
periudha të ndryshme kohore, nga arkeologë joshqiptarë, kryesisht serbë,
pas pushtimeve të vonshme serbe në fillimshekullin XX, këto gjetje
arkeologjike janë keqpërdorur dhe keqinterpretuar sipas interesit të
tyre.
Kryesisht studiuesit sllavë nga Maqedonia, një periudhë të
gjatë janë mburrur para botës me këto vlera arkeologjike, sidomos me
statujën e perëndeshës Nëna e Madhe, që më së paku ka argumente
shkencore t’u takojë atyre.
Statuja e perëndeshës Nëna e
Madhe është gjetur në lokalitetin ,,Tumba" në katundin Pallçisht i
Poshtëm, rrethina e Tetovës (edhe pse thuhet se njëra prej këtyre
statujave është gjetur në një lokalitet tjetër po në rrethinën e
Pollogut, ku sot banohet me popullatë sllave), është konstatuar se i
takon periudhës së neolitit, afër 6100 vjet p.e.s, ndërsa statuja të
ngjashme me këtë janë gjetur dhe në disa lokalitete të tjera në pjesën
veriperëndimore të Maqedonisë së sotme, në lagjen Maxhari të Shkupit, në
Kumanovë dhe disa lokalitete të tjera në rajonin e Pellagonisë.
Perëndesha Nëna e Madhe njihet si simbol i pjellorisë, nëna e tokës, e
lindjes dhe përtritjes së jetës dhe botës, nga edhe burojnë emërtimet e
disa qyteteve, rajoneve dhe krahinave të tjera, të cilat sipas rrënjës
së fjalës kanë kuptim të plotë vetëm në gjuhën shqipe: Pellë (pjellë),
Pellagoni, Pellagon, Pellagia-Pollog (emri i qytetit të lashtë dhe i
rajonit të sotëm të Pollogut) etj.
Studiusit sllavë të
Maqedonisë, gjatë viteve të fundit, duke ditur faktin se rajoni i
Pollogut në vazhdimësi, që nga periudha antike, mesjeta e deri në kohën e
sotme, është dominuar nga fiset ilire dhe më vonë nga psardhësit e tyre
shqiptarët, rëndësi të veçantë i kanë kushtuar vetëm statujës së gjetur
në lagjen Maxhari të Shkupit, sigurisht me pretendime të qarta poltike,
duke i dhënë kuptim të ri edhe vetë emrit të statujës, si Nëna e Madhe
nga Maxhari!
Këta studiues, vetëm një të vërtetë e konstatojnë,
sigurisht pa dashje, që statuja e gjetur në lagjen Maxhari të Shkupit
është shumë më e vonshme se statujat e gjetura në lokalitetin e
Pollogut, me çka edhe e dëshmojnë se cilat janë pretendimet e tyre që i
japin rëndësi të veçantë vetëm statujës Nëna e Madhe nga Maxhari!
Këta studiues, periudhën nga kur daton statuja e perëndeshës Nëna e
Madhe, e cila është gjetur në lokalitetet ku kanë banuar në vaazhdimësi
ilirët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët, e kanë trilluar idenë se bëhet
fjalë për praninë në këto hapësira të brigëve, ose frigëve (phrygians),
duke pasur parasysh që shkenca ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për
këtë popull të lashtë, ose dy fiset me prejardhje të njëjtë, frigët dhe
brigët, për të cilët dihet vetëm se kanë depërtuar nga jugperëndimi i
Azisë së Vogël (Anadolli i sotëm, gjithashtu emërvendi në gjuhën
shqipe), në hapësirat e Gadishullit Ilirik, që sipas disa studiuesve me
renome ndërkombëtare, këto fise u dyndën në kohën e bronzit, jo në
priudhat e mëhershme, që pas një periudhe të kthehen sërish andej nga
kishin ardhur, pa lënë ndonjë gjurmë të veçantë.
Me praninë e
brigëve, studiuesit sllavë të Maqedonisë pretendojnë ta lidhin praninë e
elementit maqedonas antik në këto territore, pa mbajtur llogari se
Maqedonia antike asnjëherë nuk është shtrirë deri në qytetin e Shkupit, e
aq më pak në rajonin e Pollogut.
Brigët, ose Frigët, si një
grupfis i madh midis fiseve ilire dhe thrakase, njihen që në lashtësi si
ndër fiset e rëndësishme, për të cilët edhe rilindësit tanë kanë dhënë
mendime se kanë qenë një ndër tri popujt e lashtë prej nga rrjedhin
shqiptarët e sotëm. Një dëshmi që e ka forcuar këtë ide është qeleshja
karakteristike frigase, e cila haset edhe në periudhat e mëvonshme ndër
fiset ilire, si edhe tek shqiptarët e sotëm në disa krahina.
Një referencë e shëndoshë për studiuesit shqiptarë të shkencave të
pellazgologjisë, ilirologjisë dhe albanologjisë, duhet të jenë edhe
emrat e krahinave dhe qyteteteve të lashta, me rrënjë të fjalës në
gjuhën pellazge-ilire-shqipe, si qyteti Pella në Greqi; qyteti Pella në
Jordaninë e sotme (i themeluar pas pushtimeve nga Leka i Madh);
gadishulli Peloponez, i banuar kryesisht nga arvanitasit (shqiptarët);
Krahina, fisi dhe qyteti i dikurshëm ilir, Pellagon-Pellagonia, si dhe
fusha me të njëjtin emër në Maqedonisë e sotme; krahina e lashtë dhe
qyteti Pellagia-Pollog (qyteti i Tetovës përmendet vetëm pas shek.XIII),
si dhe fusha е Pollogut në Maqedoninë e sotme veriperëndimore, ku
përmes gjetjeve arkeologjike është dëshmuar prania e një qytetërimi të
lashtë së paku 6100 vjet p.e.s. (në lokalitetin ,,Tumba" (tumbat e
njohura ilire) afër katundit Pallçisht i Poshtëm, Tetovë (edhe ky
toponim e përbëhet nga rrënja e fjalës Palla-Pella).
Statuja të
ngjashme të perëndeshës Nëna e Madhe janë gjetur edhe në disa lokalitete
arkeologjike ,,tumba" të tjera, në Shkup, Kumanovë dhe në rajonin e
Pellagonisë, që edhe më tepër e përforcojnë tezën tonë.
Një gjë
është e rëndësishme se, këto statuja dhe simbole të tjera që lidhen me
kultin e perëndeshës Nëna e Madhe nuk hasen në asnjë kulturë tjetër të
popujve të lashtë, përveç në truallin pellazgo-ilir, përkatësisht në
Gadishullit Ilirik, pjesa veriperëndimore e krahinës së sotme shqiptare e
Maqedonisë.
Figura e Nënës, si perëndeshë e tokës dhe pjellorisë,
përmendet si pjesë e mitologjisë gati tek të gjithë popujt e lashtë, por
tek asnjëri prej tyre nuk është dëshmuar si tek pellazgo-ilirët me
dëshmi materiale, statuja ose forma të tjera figurative.
Është
shumë lehtë të rrëzohet teza e studiuesve sllavë të Maqedonisë, se kjo
figurë nuk ka asnjë lidhje me brigët, as frigët, kur dihet me siguri
fakti që ky grupfisesh ka depërtuar në Gadishullin Ilirik nga Azia e
Vogël. Atëherë, cilat janë gjurmët e pranisë së kultit të perëndeshës
Nëna e Madhe në truallin e mëhershëm amë të brigëve? Pse dëshmohet
prania e kultit të saj me dëshmi materiale vetëm në një rajon të
caktuar, përkatësisht në rajonin e Pollogut, nga ku është përhapur edhe
në viset tjera më në jug, jo më larg se lugina e epërme e lumit Vardar
(shqip. Bardhar, lat. Aksius), në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, si
dhe në rajonin e Pellagonisë, të banuar historikisht nga: dardanët,
pajonët, pellagonët dhe fise të tjera ilire?!
Referenca të tjera
të rëndësishme për thellimin e kërkimeve dhe studimeve në fushën e
shkencave të pellazgologjisë, ilirologjisë dhe albanologjisë:
1.,,Grekët nuk kanë ekzistuar para shekullit VIII (p.e.s), ata erdhën
pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga
Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenian (1200-800 p.e.s) nuk ishte
grek por pjesë e civilizimit Pellazg. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i
Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e
veriut të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi, pasaardhës të
Pellazgëve-Ilirëve.” - Mathieu Aref (Arif Mati)
2. Për këtë
çështje, ndikimin e kulturës, filozofisë dhe letërsisë së ashtuquajtur
,,antike greke”, nga kultura e lashtë pellazge-ilire, duke i vënë asaj
përballë argumente të fuqishme, sidomos nga epika popullore e veriut të
Shqipërisë, të trajtuar në mënyrë të shkëlqyer, mund t'i referoheni
veprës ,,Eskili, ky humbës i madh” e Ismail Kadaresë.
(25.VII.2017)
Tuesday, July 25, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment