Sot në spitalin e Dürenit në Gjermani, pas nje sëmundjeje të rëndë e të gjatë, vdiq këngëtari nga Kosova Agim Gashi, i cili në jetën kulturore do të mbahet mend për qindra këngë popullore e folklorike që i regjistroi duke filluar nga diskoteka e Radio Prishtinës, pastaj në audiokaseta, CD e videoprograme.Agim Gashi për 40 vjet ishte i pranishëm në koncerte, në festivale,në gazmende familjare, në manifestime kombëtare në Kosovë dhe në Europë kudo ku ishin shqiptarët. Ende është në mbamendje prania e tij në aksionin për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Çettës më 1990 ku me këngë ndihmoi në bashkimin e shqiptarëve rreth kauzës së pajtimit kombëtar dhe luftës për çlirimin e Kosovës. Ai pas vetes la një veprimtari të gjerë të interpretuar por edhe tekste të shkruara. Me këtë rast po e sjell edhe një skicë për portret që e bëra para pak muajsh për këngëtarin tonë që këtë fundjavë varroset në Kosovë.
AGIM GASHI, KËNGA DHE JETA
(Skicë për portret artisti)
(Skicë për portret artisti)
Kur para pak ditëtësh në Qendrën Klinike Universitare në Aachen të Gjermanisë, e vizitova këngëtarin nga Kosova Agim Gashi, ai ishte në një gjumë të thellë komatik, me paisjen e furnizimit me oksigjen në organet e frymëmarrjes. Gjithçka dukej sikur e kishte te ngrirë. Edhe këmbët, edhe duart! Edhe buzët, edhe sytë, madje edhe flokët e thinjura i kishte të ngrira! Vetëm diafragma që dëgjohej gjatë frymëmarrjes me vështirësi çonte dhe ulte gjoksin e tij për të dëshmuar se ende jeton. Ky ishte takimi i vetëm që ai nuk fliste më me mua. Duke shikuar uljet dhe ngritjet e gjoksit të tij të gjerë, kujtesa më riktheu prapa nëpër vitet e ikura, kur nga brendia e këtij gjoksi, shpërthente zëri i këngëtarit Agim Gashi, sa në sallat koncertale, sa në festa kombëtare e familjare e sa në fusha të hapura ku mblidheshin shqiptarët për raste të ndryshme.
Agim Gashi si këngëtar u shfaq në vitet shtatëdhjetë. Ai, me prejardhje nga Malësia e Zhegfocit, sublimoi pasurinë gojore të trevës së vendlindjes, Akllapit, dhe këngët që i dëgjoi atje, i përpunoi dhe i zbriti deri në studiot e Radio Prishtinës, për t'i shpërndarë pastaj gjitkah kah frymojnë shqiptarët, madje edhe përtej kufijve administrativë të Kosovës. Treva e tij, më parë, kishte dhënë edhe dy figura të ndritura të kulturës kombëtare, si dijetarin poliedrik At Shtjefën Gjëçovin, i cili mblodhi, kodifikoi dhe botoi Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe poetin e këngëtarin Rizah Strellci, i cili i dënuar për veprimtari kombëtare shqiptare nga Jugosllavia e pasluftës së Dytë Botërore, vdes në burgun e Nishit. Agim Gashi, jo rrallë, i këndoi këngët e Rizah Strellcit, pa e ditur autorin, madje edhe pa e ditur se Rizah Strellci vjen nga treva e tij. Emri i Rizah Strellcit për shumë kohë ishte i heshtur, ndërsa vargjet e tij këndoheshin nga këngëtarët kosovarë, e më së shumti nga Rizah Bllaca.(Të shtojmë këtu se vargjet e Rizah Strellcit, në vitin e largët 1972 i bënë publike Beqir Musliu dhe Ibrahim Rugova në revistën letrare „Plejada“ që aso kohe botohej në Prishtinë). Nga respekti për Shtjefën Gjeçovin, në një anë për ta nderuar figurën e tij kombëtare dhe në anën tjetër për t'i bërë të ditur popullit se ai u vra nga shteti serb (14 tetor 1929) pse në Kishën e Zymit ku ishte meshtar hapi shkollën në gjuhën shqipe, Agim Gashi i kushtoi atij një këngë në 50-vjetorin e vrasjes, të cilën e këndoi para një publiku të gjerë në një pauzë derisa po mbahej festivali „Kosovarja këndon“ në Ferizaj. Ai këtë këngë e këndoi më një pasion të veçantë pasi edhe vetë aso kohe ishte mësues, pikërisht në vendlindjen e Gjeçovit, në Janjevë.
Por zëri i Agim Gashit u ndërpre pas një burgu disavjeçar në vitet tetëdhjetë kur shqiptarët kërkonin Kosovën Republikë. Kur doli sheshit zëri i Kosovës për emrin e vet Republikë në vitin 1990, edhe Agimi doli sërish para publikut, kësaj radhe në Kuvendet e Pajtimit, përkrah urtakut të madh Anton Çettës. Ai nuk u ndal që atehërë e deri tash. Këndoi e bëri albume këngësh. Edhe në mërgim ku e bartën furtunat e fatit, ai këndoi këngë për luftën e lirinë, u ngriti me zërin e tij përmendore trimave të kohës së re që fjalën e bënë krismë. Këngët e tij u bënë pjesë e çdo familjeje, ani që shumica prej tyre u bënë në Gjermani dhe jehuan në Kosovë e më gjerë. Por edhe mërgimtarët me sy të lodhur nga malli ai i kthjelli me këngë. Veprimtaria e tij prej këngëtari, preku çdo sferë të jetës shpirtërore të kombit edhe kur kishte festë e edhe kur kishte mort. Ai bëri këngë dasmash, këngë trimërie, por edhe balada që kulluan dhembje. Ende tingëllon dhembshëm një balada me vargjet e ndjeshme;
“Mora rrugën për në det
Deti po gufon!
Deti po gufon
Bjeshka po ushton
Zemra asaj vashe
Me lot po loton!

Qan me lot e po vajton
Për atë djalë të ri,
Për atë djale të ri
Që vdiq në rini
E ka lanë të shkretën....“
Për atë djalë të ri,
Për atë djale të ri
Që vdiq në rini
E ka lanë të shkretën....“
Kështu ai me këngë e shënoi një ngjarje tragjike, vdekjen e një të riu në valët e Adriatikut në Ulqin, që në breg me lot në sy la nusen e re. Kjo këngë u këndua gjatë në valët e Radio Prishtinës dhe këndohet ende. Ngjarja ndoshta është harruar, por kënga ka mbetur. Kënga që jeton tash e dyzet vjet. Po këngët lirike? Ato janë të rralla por shumë te fuqishme. Agim Gashi përmes zërit të vet i këndoi edhe këngët e kolegëve të tij më të vjetër e më të rinj, duke ndezur atmosferën, sidomos në rrethe miqsh e në dasmat shqiptare. Sidomos kur kishte prapa ndonjë orkestër të mirë zëri i tij shpërthente dy herë më fuqishëm se me sharkinë e tij e cila e përcolli një jëtë të tërë.
Edhe kur e ka lodhur sëmundja e gjatë, ai mendjen e mban te kënga dhe te Kosova, të cilat në shpirtin e tij rrinë ngjitas si dy shtylla binjake. Agim Gashi provoi veprimin për liri kombëtare, provoi gazetarinë, provoi shkrimin letrar dhe veprimin politik e shoqëror, por që të gjitha ia mbuloi kënga. Në kapërcyellin e dy shekujve ai është dhe mbetet nga zërat më të fuqishëm dhe më me ndikim në këngën shqiptare. Zëri i tij i regjistruar në audiopaisje do të jehojë gjatë në eter. Zëri buçitës që nuk harrohet kurrë! Ashtu si ishte kënga jetë për Agim Gashin, kjo jetë e veçantë, mbetet e përjetshme me shpirtin e artistit brenda.

0 comments:
Post a Comment