Sunday, July 16, 2017

Ramiz Kuqi: NË QYTETIN E DETIT


(Shkëputur nga një tregim)
Era frynte me tërbim , ndërsa dallgët e detit përplaseshin në breg të plazhit. Të paknaqur dukeshin lundërtarët , të cilët nuk mund t'i jepnin me qera barkat e tyre të lehta,të cilat të rinjtë i kërkonin për t'i sfiduar valët, të cilat atë ditë korriku thuajse ngriteshin mbi syprinë, herë-herë mbi një metër . Pushuesit ishin shtrirë, ndonjëri në rërë e ndonjë gjumash edhe në shtratin që nuk ishte edhe aq i lirē për xhepin e tyre.
Kur u ndal autobusi, A. zbriti ngadalë .Mori çantën ngjyrëhiri dhe u strehua skaj udhës që çonte drejt qytetit bregdetar. Rrugës kishin dalë përplot njerëz , si krushqit dhe, secili mbante çelësa në dorë për të joshur pushuesit nëpër shtëpitë e banesat e tyre. Duke medituar për pamjen e qytetit, ndjeu se e preku padashur me bërryl një grua e kërrusur, e cila ia kishte ngulut sytë atij dhe e shikonte e shkujdesur. Ishte ora dhjetë e mëngjesit. Dielli të piqte si një saç i mbuluar me gaca zjarri. Asfalti t'i digjte shputat e këmbëve.-Do një dhomë për banim?- i tha gruaja e moshuar. Është në katin e katërt, ja këtu pas barnatores. Ka pamje nga deti, ballkon tē rregulluar, ujë tē ngrohtë për dush, frigorifer, pajisje për kuzhinë. Lirë e mirē. Do ta shikosh banesën?-vazhdoi e moshuara. Hë more pse nuk flet ti? Ç'je humbur këtë mëngjes? Mos të ka zënë syri ndonjë bukuroshe të detit? Këtu vashat janë të bukura, të hedhura, plot elegancë, por janë si ngjalat e detit. Ç'njeri qenke ore ti që nuk nxjerr fjalë nga goja?- dhe vazhdoi duke mërmëritur. A. e pa kur u fut në turmën e njerëzve, krah për krah me dy grave tre kalamaj duke kaluar vijën e bardhë të asfaltit. Vetëm kur dëgjoi sirenën e një autoambulance A .erdhi në vete. Iu kujtua hoteli mbi udhë, hotel "Kaçanikut", ngritur në qafën e një shkëmbi të rrafshuar. Iu kujtua çasti kur u takua me Ibën. Kohë e ikur, stinë që kishin gërryer vitet si lumi kur gërryen brigjet, kur lugina mbushet me shirat e vjeshtës dhe borēn e shiun e pranverës.-Zbresim fytëzës së rrugës që të shpie buzë plazhit?- i tha të shoqes që ankohej nga dhimbja e gjunjve
-Dakord jam. Nuk kam bërë gjumë mbrëmē fare.Kënbët nuk më mbajnë-foli ajo si me tërsēllimë..Nga dasma në udhëtim. Gjithmonë mua më vijnë punët në hundë.
-Durim,-i tha A. Duke ecur, një grua e heshtur, e hajthme u afrua. Foli me zë të butë. Kemi një banesë në katin e parë. Ka kondicioner. Nuk është shtrenjtë. Plazhin e keni matanë udhës. Një restoran për të ngrënë e për të pirë kafe. Shitorja përballë e furnizuar mirë. Njerëzit e lagjes janë të butē. Unë jam Donka-,ia shtriu dorës bashkëshortes sē A. Jemi nga Shkodra. Është viti i parë që po lirojmë dhoma për pushues.-Doni ta shikoni banesën?- i tha , pa ditur emrin e saj
-Po i tha me gjysmë zëri, e lodhur sikur ta kishe nxjerrë nga fundi i detit. Quhem Lele.
Të dyja trupuan udhën dhe, mandej u futën në një rrugicë më të ngushtë,shtruar me rërë të trashë. Në fund të oborrit të ngushtë e të gjatē kishte disa vetura të parkuara.Në hyrje të shtëpisë ishte vendosur një tavolinë druri dhe dy karrige të vjetra. Dhoma nuk kishte ballkon-,tha Lela kur u kthye aty ku e kishte lënë A. me dy çanta. Do të vendosemi, keq e mirë. Dhoma ishte e madhe. Nesër shohim e bëjmë. Ora ka ikur në dy të ditës. Pas Lelës u duk në udhë edhe Donka. Kishte krehur flokët, lyer buzët dhe kishte veshur një fustan të kuq.-Do të vini?-i tha çiftit.
-Po ,- i tha me një zë shumē të vendosur ajo. Donka ia mori njërën çantë, ndërsa A. po i ndiqte pas, disa metra më larg, sikur të ishte kthyer nga një udhëtim i gjatë, lagur nga shirat e erërat e forta .

0 comments:

Post a Comment