Krismat nuk pushonin. Po digjej gjithçka në tokë e në qiell. Luftonin trimat cep më cep për liri e për atdhe. Pjesmarrës i kësaj lufte ishte një djalë i ri që kishte ardhur nga Kosova. E njihja mirë dhe e takoja shpesh përpara se të fillonte lufta. Kishte ardhur për të luftuar në trojet e Iliridës. Kishte ardhur të luftonte për liri. Shpesh thoshte: po deshi Zoti nuk do të më dhimbset fare jeta t’ia fal gjakun tim kësaj toke, dhe të mos mbetet kurrë e huaja. Të mos mbetet kurrë djerrinë, sepse kjo tokë është tokë shqiptare. Është tokë e të parëve tanë.
Atë e gjeje së bashku me shokët e tij në çdo front të betejave që zhvilloheshin në pjesën e Karadakut legjendar. Nuk e njihte aspak frikën. E kishte thirrur liria, dhe mu për këtë liri donte ta flijonte jetën e tij të njomë. E quani Trim Kosova! Oh, sa emër i bukur!... Trim Kosova! Po me të vërtet ishte një djalë trim që si dridhej qerpiku i syrit. Kur ishte nisur për në Iliridë në shtëpi kishte lënë vetëm nënën e tij dhe një motër. Nëna e tij ishte Kosovarja dhe motra më e vogël se Trimi, quhej Shqipe. Me mallin e dashurisë e kishin përcjellë nga shtëpia pa nxjerrë një pikë loti, sepse djali i nënës dhe vëllai i motrës po shkonte të luftonte për lirinë e trojeve të veta. Pushkën në dorë e koburën në brez Trimi niset me shumë shokë në luftë. Sa hije i kishte Trimit uniforma dhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në uniformën e tij ushtarake kur luftonte mbi armikun!

Pas shumë betejave shokët e Trimit një ditë ishin zënë në një pritë të papritur, në befasi. Kishte filluar një luftë e ashpër. Kërkoheshin të vinin forca shtesë për t’i ndihmuar shokët. I pari vullnetarisht paraqitej sypatremburi Trim Kosova me disa shokë të tij. Ata morën rrugën për te vendi i quajtur “Lugu i dhive” rrëzë Kardakut plak. Iu bashkangjit shokëve, ky djalë trim dhe luftonte pa u ndalur. Plumbi e qëlloi papritur Trimin në shpatulla pranë zemrës. Filloi t’i derdhej gjaku. Vrapuan disa shokë për ta ndihmuar. Ia lidhën plagët me atë shami që ia kishte dhënë nëna e tij kur ishte nisur Trimi për në luftë. Nëna i kishte thënë: ruaje biri im, se do të duhet ty ose shokëve të tu për t’i lidhur plagët. Trimi i plagosur nuk e ndali luftën. Pas pak kohësh shokët nuk i dëgjuan më të shtënat e armës së shokut të tyre Trim Kosovës. Beteja u fitua dhe armiku u tërhoq. Shokët vrapuan për ta gjetur Trimin. Kur arritën pranë tij, ai ishte akoma gjallë.
Trimi nuk dorëzohej lehtë edhe pse ishte plagosur përsëri. Gjaku i derdhej nga krahu tjetër i trupit të tij afër zemrës. Të gjithë shokët i rrinin pranë. Pas pak ai tha : mua nuk po më dhimbset fare jeta që po vdes! Po më dhimbset o shokët e mi, pse po ndahem prej jush akoma, pa e kryer betimin tonë! Shokët iu përgjigjën: Mos u brengos o Trim Kosova se betimin e dhënë dhe amanetin tënd do ta kryejmë ne. Trimi u kthye nga shokët i shikoi të gjithë një nga një me radhë. Heshti pak dhe foli përsëri. M’i bëni të fala nënës sime Kosovares dhe motrës sime Shqipes që të mos derdhin një pikë loti për vdekjen time. Unë nuk bëra asgjë, por luftova për kombin tim. E tani më bëni një varr e më varrosni. Më mbuloni me atdheun tim. Më mbuloni me një grusht dhe të përgjakur. Thoni nënës dhe motrës sime kurrë të mos derdhin një pikë loti për mua.

( Nga libri “ Kujtim i gdhendur në mall”, 2017)
0 comments:
Post a Comment