Thursday, July 6, 2017

Murat Gashi: TË PRES

Po vjen një fllad e seq po vjen
Si një djalë i dashuruar
Po ma prekë faqen dhe po ikë
Porsi valtë e detit të shkumbuara !..
Luginës së Lumbardhit te ai bli
Ti e Bardha kujtueshëm më rrin
Të shoh nga larg, si të iku ajo dashuri
Për ngaherë ajo lumturi e rinisë
Nëse ti ke harruar mos rri e vetmuar
Zemra t'flet aty , nuk kthehet prapë
Krehi flokët e thinjura tash
Se dhe unë kujtimin aty e lash !...
Si dielli i zhuritur kur perëndon
Vjen.Kthehesh prapë e shkon serish !
Zemra të kërkon në thellësi
Ta shijojmë këtë botë unë dhe ti
Dëshiroj në kulmin e pleqërisë
Lumbardhit të vish kafe te pimë
Gjakun e njomë të rinisë në ndejë
Të pres:
Kujtimin ta ndiesh në thellësi!
Të ç'mallim zemrën e zjarrtë
Në tjetër botë ska dëfrim, lumturi !...

0 comments:

Post a Comment