Ora e gjashtë mësimore kishte përfunduar. Të gjithë nxënësit dolën nga shkolla së bashku me profesorët. Brenda shkollës mbetën vetëm pastrueset, të cilat pastronin klasat ku zhvillohej mësimi. Të fundit dolëm unë dhe profesori i gjuhës angleze. Pasi zbriti shkallët e hyrjes së shkollës, profesori më futi krahun dhe vazhduam rrugën për të shkuar tek një qebaptore që gjendej disa metra pranë shkollës së mesme “Skënderbeu” të Preshevës. Hymë në lokal dhe vendosëm të dy të uleshim në një tavolinë përballë dritareve të rrugës. Profesori u drejtua nga unë që të porosisja kafe, por ishte aq këmbëngulës për të ngrënë një darkë të përbashkët. Qysh përpara, se kamarieri të na sillte ushqimin e darkës ne filluam bisedën me profesorin.
Oh, profesor!…Si sot më del përpara me një trup të shkurtër, me kapotë, pa kollare. Ishte shumë i ri. Në dukje e veshje ishte i thjeshtë, por shpirtërisht dallohej nga të tjerët. Profesori dukej se vuante për gjithçka. Më shkonte shpesh mendja dhe bëja një krahasim me Migjenin, poetin tonë të mjerimit. Më dukej se edhe në shpirtin e profesorit tim të gjuhës angleze shihja një vuajtje shpirtërore. Pasi hëngrëm darkë vazhduam të qëndronim në lokal duke biseduar goxha kohë. Ai nxirrte shumë fjalë nga shpirti i tij i përvuajtur dhe m’i falte mua që t’i merrja në shpirtin tim për t’i ruajtur si kujtim. Pas një kohe u ngritëm duke e paguar kamarierin. Dolëm nga dera e lokalit që hyrjen dhe daljen e kishte në rrugën kryesore të qytetit aty pranë gjimnazit “Skënderbeu”. Tani duhej të ndaheshim me profesorin. Unë do të vazhdoja rrugën për në banesën time ku banoja atë kohë, si nxënës i shkollës së mesme. Edhe profesori do të vazhdonte rrugën në drejtim të shtëpisë së tij. Rruga që të shpinte në shtëpinë time ishte e njejta që të shpinte pak metra më larg nga shtëpia e profesorit.
Kur arritëm aty pranë shtëpisë, profesori më kapi për krahu dhe më tha: do të hyjmë pak minuta në shtëpinë time, pasi dua të të dhuroj diçka. Unë u habita dhe menjëherë fillova të mendoja, se çfarë do të më dhuronte profesori mua, kur nuk kishte çfarë të më dhuronte? Edhe pse kishte punuar për një kohë të gjatë si profesor, kushtet e tij të jetesës ishin shumë të vështira. Më shkoi mendja aty për aty te mësuesi dhe poeti i mjerimit Migjeni veçanërisht tek nxënësi i tij Luli i vocërr. Çfarë do të më dhurosh o profesor i mjerë?! Hymë brenda në shtëpi. Profesori ecte para e unë shkoja pas tij. Kaluam në një dhomë që të mpinte i ftohti dhe siç duket donte të na thithte gjakun nga mushkëritë mua dhe profesorit. Në skaj të dhomës mbështetur pas murit ishin të vendosur disa pako të mbështjella me letër. Unë nuk e dija çfarë kishte brenda atyre pakove. Profesori mori në duar një pako e zgjidhi dhe atëherë unë mbeta i shtangur. Profesori më kishte ftuar për të më dhuruar një dhuratë shumë të çmuar. Kjo dhuratë ishte libri i tij i parë, i botuar që mbante mbante emrin dhe mbiemrin Qerim Arifi.
Në kopertinë shkruhej titulli i librit “Kujtime” botuar më vitin 1970. Profesori im dhe poeti Qerim Arifi me duart e mpira nga të ftohtit nxori një stilolaps nga kapota, hapi librin dhe filloi të shkruante, se këtë libër ia dhuroj nxënësit tim Nehat Jahiu në shenjë respekti dhe kujtimi. Shkruajti datën në anën e majtë të faqes së parë, muajin, vitin dhe emrin e qytetit Preshevë. Në anën tjetër të faqes shkroi autorin dhe vendosi nënshkrimin e tij. Pra ky ishte libri “Kujtimet” që më dhuroi profesori dhe poeti Qerim Arifi. Ky libër ishte për mua një kujtim që nuk do e harroja kurrë.

Ditënetët iknin bashkë me kohën dhe jeta vazhdonte. Unë e përfundova shkollën e mesme dhe shkova me studime në Gjakovë. Nga shkolla e mesme dhe Presheva mora me vete shumë kujtime, por profesorin dhe poetin e madh Qerim Arifi kurrë nuk munda ta harroja. Ai jetonte dhe punonte në Prishtinë. Komunikonim shpesh. Koha bëri të vetën. Në një kohë kur poeti Qerim Arifi i duhej vargut të poezisë, i duhej krijimtarisë letrare u nda nga kjo jetë në një moshë të re për të mos u gjendur fizikisht mes nesh. Ai iku, ndërsa, neve, na la veprat. Kujtimi im për profesorin dhe poetin e ndjerë Z. Qerim Arifi më mbeti në shpirt për ta përkujtuar gjithë jetën.
( Nga libri “ Mall i gdhendur në gur”, 2017)
Qerim Arifi
Poeti dhe gazetari Qerim Arifi u lind në Preshevë, më 22 Shkurt 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën Normalen dhe Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës angleze ) në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.
Qerim Arifi ka ndërruar jetë në vitin 1990.
Tituj të veprave
“Kujtime” – 1970
“Nokturno” – 1983
“Mbyllur në urnë” – 1987
“Fatamorganë” – 1984
“Rekuiem për kalanë”- Preshevë, 1988

0 comments:
Post a Comment