Në protestat e demonstratat e para luftës e pata njohur një vajzë: i dola në ndihmë, mbasi e kishin plagosur. Ia pata lidhur plagën me mëngën e këmishës, e pata marrë para duarsh dhe e pata dërguar te mjeku.
1.
E tani, pas luftës, qe sa vite, dal në breg dhe e vështroj fabrikën ku kam punuar me njëmijë e dyqind të tjerë. Në të vërtetë, e shoh objektin e shndërruar në gërmadhë: hekurishtet e saj tashmë janë shitur nga pronari i ri. Mora vesh që ai ato pjesë makinerie e hekurishte i ka shitur në tre shtete: në Mal të Zi, në Serbi e në Turqi. I shiste me kilogram. Pas luftës për të punonte një Skuadër e Fshehtë Mbledhësish të Hekurishteve: dilnin fshatrave dhe mblidhnin çkadoqoftë. Dikur Skuadra e Fshehtë ia mësyu shinave të hekurudhës, natën. Dhe kamionët e tij lëviznin natën.

2.
Pronarin e ri të fabrikës e njoh që moti, atëherë punonte me të tjera Skuadra të Fshehta të Sigurimit Shtetëror ... Na ndiqnin sa herë bënim protesta për drejtësi e për Republikë. Disa shokë punëtorë na i patën burgosur, shumë të tjerë na i patën larguar nga puna... disa ikën jashtë... Dikur, Skuadrës së Fshehtë të Shefit i doli shumë punë: atyre u erdhën në ndihmë skuadrat nga Serbia. Na larguan nga puna gati të gjithëve...
Në ato vite zgjohesha herët, dilja në breg dhe vështroja fabrikën. I riktheja shumë kujtime... Dikur, shkoja e ulesha në park, shëtisja rrugëve të qytetit për të marrë vesh në organizohet ndonjë protestë a demonstratë: e ndieja veten se po çlirohesha.
Mendonim se ishim dikushi, se po bënim punë të rëndësishme për Republikën.

3.
Kur krisi lufta, shkova ta siguroj një armë, duke kapërcyer njëmijë rreziqe. Me t'u kthyer nga Shqipëria me armën, në kufi u plagosa... Më nxorën sërish andej kufirit. Motrat e nderit, të një shoqate humanitare, më morën e më dërguan jashtë. Disa herë kisha rënë në agoni dhe te koka më rrinin mjekë e infermiere. Kur më doli kllapimi pas një operacioni të rëndë, e mora veten. Vinte vazhdimisht një vajzë deri te dera dhe buzëqeshte. Një vajzë infermiere. Mu duk fytyrë e njohur. E tregoi plagën në dorë...
- Jam Dorina, - kaq tha.
Posa u përmirësova, kërkova të largohem për Kosovë e t'u bashkohesha luftëtarëve: ishte pranverë e vitit 1999.
- Nuk të lë vetëm, - tha vajza infermiere që quhej Dorina.
Më përcolli në çdo hap.
E ndieja shtrëngimin e ngrohtë të dorës së saj...

4.
Paslufta.
Ndërtuam një shtëpi. Me Dorinën krijuam vatrën tonë të ngrohtë.
Ishim dikushi.
Na lindën tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Në fillim kishim se me çka të përballoheshim... mund të isha shumëkush, po nuk doja të merreshe me punë të pista: të uzurpoja, të vidhja, a të ulesha në karrigen politike të njerëzve të aftë: kisha qenë punëtor tërë jetën e i tillë kisha dëshirë të isha...
Fëmijët u rritën e ne assesi të gjenim punë: “shokët” na harruan! Edhe të vrarët, edhe të humburit... më nuk numëroheshin...
Më kot, me shokët e dikurshëm punëtorë, kërkonim të riktheheshim në punë.
- Këto janë gërmadha të ekonomisë komuniste, më nuk bëjnë punë, - na thoshin, ani se fabrikën e kishin ndërtuar gjermanët.
E tash po gjej punë me do grupe ndërtimtarësh...
Fëmijët u rritën.
Më zuri pikëllim i madh.
Në sy të fëmijëve dhe miqve rashë keq: "Ti që je dikushi, ti që ke pri dikur, tash je kurrkushi; je katandisur në një punëtor ndërtimtarie, pa vlerë, herë me punë e herë pa punë... ti i dëshpërove të gjithë ... Me siguri ke bërë gabime të pafalshme!"
Ec e ua shpjego se gabime po bëjnë këta që po na i shesin fabrikat e pronën tonë.

5.
Ende dal në breg dhe e vështroj fabrikën ku kam punuar.
I vërej, tash të tjera Skuadra të Fshehta të shefit, tashmë ndër kryesorët në partinë që udhëheq Republikën. Skuadrat kanë punë të rëndësishme në terren...
Thashë: s’ka gjë: le të jetojnë! Mbasi tash nuk mund të na pushkatojnë e të na arrestojnë.
Dhe prapë ne do të ndërtojmë...
Dhe do të bëjmë Familje të Lumtur!
Do të jetojmë!

0 comments:
Post a Comment