Saturday, July 15, 2017

Sylejman Aliu: NGA KOSOVA KE TË FALA


(Agim Gashit)
More rrugën dhe u ktheve
Në dritare pak je ndalë
Sytë pushove n’ato relieve
Jam i fortë, the, më shumë se i gjallë
Lumi Rur të dërgoi pëllumba
Shërim t’shpejt ty t’uruan
T’ishin pëllumba edhe turma
Te ti do t’vinte pa u vonuar
Atdheu t’përlotur sytë i ka
I sëmurë është më shumë se ti
E hanë korbat hiq pa pra
Mjegull e zezë mbi të rri
Lumit Rur dërgoja një fjalë
Do t’shërohem t’mos kesh frikë
Se jam burrë e jam djalë
Sëmundjes sime do t’i vë pikë
Kam nevojë për atdheun tim
Atdheu im ka nevojë për mua
Korbat do t’i përzëmë me nxitim
Është kështu a s’më thua?
Por lumi Rur e di çfarë tha
Me ato valë uji plot krenari
Mbaje dhembjen ti në krah
I yti atdhe vuan nga hajdutët e tij.
Jo vetëm hajdutë e mercenarë
Që zhvatin vendin me pangopësi
Por më shumë dhe tradhtarë
Dhe i dërdëllisin popullit pa turpësi
Kishit ju edhe kryeministër loparë
Kishit së voni edhe akademyk
Që i thoshin vetes shqiptar
Kurse shkitë i merrnin dhe i marrin n’gryk
Qe tetëmbëdhjetë vjet shkitë
S’paguajnë asnjë cent për rrymë
Për ta paguan populli krejtësisht i mpitë
Edhe pse nuk mund të marrin as frymë
Këta pushtetarë, komunarë e akademykë,
Kosovën e bukur po e shëmtojnë
Popullin e tyre e kanë bërë si pykë
Që të mos e dijnë se me kë jetojnë.

0 comments:

Post a Comment