"Tanto nomini nullum par elogium"
Një emri kaq të madh nuk ka lavd që t'i shkojë për shtat.
Talha Uğurluel pyet Skenderbeun - Dialogu i botes se pertejme, diku nga viti 2099:
Talha: "E o Iskander, qysh po t'duket lufta, djersa, gjaku e mundi yt i derdhun? A ia vleu që at' qytet sa një pare e at komb qafirësh, e shpëtove dhe u dhe liri për aq sa jetove?
Gjergji: "Po! Falun e kam gjakun, djersën, mundin e jetën e kushtuar kombit tim! Ata mbijetuan..."
Talha: "Kot krenohesh o bandit qafir, o terrorist që nuk e kuptove shpirtgjersin e sulltanve. Ata vran disa qindëramijëra me shume se ty, por sot kujtohen si shperndares te qytetrimit. E ti, ti cfarë shpërndave mes gjindve të tu të egër, mes atij kombit që veç luftën e armën njeh më së miri si formë komunikimi?!"
Gjergji: "Un? Veç Lirinë. . ."
Talha: "Por Krujës tënde sot e kësaj dite vazhdon t'i dalë tymi"
Gjergji: "Tymi?!"
Talha: "E pra mësoje o Gjergj se arnautët e shkretuan at vend t'qujtun Arnavutlluk, ma mirë se ne. E mbuloi tymi i çimentos dhe furrave te gëlqeres, Krujën tande t'madhnushme. . . hahahaha"
Gjergji: (heshti ca). . . Mësoje ti or "bishtuk". . . se ne jo bar po t'ham, se ashtu ju thyejm po se po, por edhe çimento po të ham, prap se prap do u mbijetojmë të gjithë juve, me soj e sorollop, me osman e bizantin e latin, shpatës e helmit, pabesisë e dredhisë. E në fund shqiptaret do e mundin edhe veten e tyre, atë kundërshtar që kurrë nuk e kanë mundur dot, atë kundërshtar që të gjithë ju e ushqeni me helmin e verbërisë. E kur t’ vijë ajo dit, - se ajo dit do t’ vijë - atëher do t’ ket plot Gjergj t'rinj, t'rimeshrum amshueshëm qi do e ngren emnin e arbnit n' Qiej...
Huazuar nga faqja-Gjergj Kastrioti-Scanderbeg
0 comments:
Post a Comment