TË BËSH UDHËTIME
MES NJERËZVE TË HUMBUR
MES NJERËZVE TË HUMBUR
(Çast lirik), 1
Dhe të ndodh të bësh udhëtime mes njerëzve të humbur,
Përpara sysh i sheh si të humburit vetveten shkatërrojnë,
E ti nuk di ç'të bësh për ta, e ndien veten të mundur,
I huaj je mes tyre, si mes dy botësh që njëra-tjetrën copëtojnë.
Përpara sysh i sheh si të humburit vetveten shkatërrojnë,
E ti nuk di ç'të bësh për ta, e ndien veten të mundur,
I huaj je mes tyre, si mes dy botësh që njëra-tjetrën copëtojnë.
Kah ti drejtohen: thirrjen tënde s'e dëgjojnë, e ty të thërrasin,
Bëhesh Vetmitar i Madh Bote, durimin sa s’e plasin.
Bëhesh Vetmitar i Madh Bote, durimin sa s’e plasin.
DORA E PERËNDISHME E DORËSHKRIMIT
(Çast lirik), 2
(Çast lirik), 2
E ke ndjerë: kur shkruan, duart fare nuk i sheh:
sheh njerëzit, shpirtrat e thyer që tronditen nga duart me armë.
Dorëshkrimi yt lëviz me Dorën e Perëndishme,
Nga ajo e merr Çelësin e Krijimit.
Ato janë enë mendimesh e ndjesish.
E kur ato janë bosh sa të padukshme e të vogla janë.

Në tjetrën anë të Planetit sheh Duart e Urrejtjes,
Sa i rrezikshëm bëhet një libër
kur e shfletojnë gishtat e armiqësisë.
Kur e vendos kokën në duar, fluksi i mendimeve i shtyp ato,
Dhe të ndodh: rryma të egra planetare fryjnë aty,
Si një dorë që të tërheq në ferr, e ti nuk dorë-zohesh.
Dhe ti e ke Masën e Dorës Sate
ajo të mban kundër stuhive të jetës.

Gjithçka bëri Zoti në Univers, e krijoi Dora Jonë në Tokë.
Tutje, shtrëngohen duar që godasin dhunën, duar në pranga
Ato janë historia e njerëzimit dhe e bërjes së lirisë.
Tutje, shtrëngohen duar që godasin dhunën, duar në pranga
Ato janë historia e njerëzimit dhe e bërjes së lirisë.
0 comments:
Post a Comment