Monday, July 10, 2017

PREND BUZHALA; QEVERIA GJERMANE APO DEPUTETJA MAJTISTE TURKO-KURDE E SULMOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS?


(Kundrime)
Sevem Dagdelem (e partisë majtiste LINKE në Bundestagun gjerman) sulmon shpesh Kosovën, partia e të cilës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Dagdelem është një kurde, me origjinë nga Turqia. Ajo dëshiron t'i bindë të tjerët se të majtët nuk e njohin pavarpësinë e Kosovës, duke harrruar, se kur u bombardua Serbia, pikërisht në pushtet në Evropën Perëndimore e në SHBA ishin partitë e majta! Ani pse në pushtet ishte partia social-fashiste serbe (në pushtet ishte Partia Socialiste e Millosheviqit).
Dagdelem ka kritikuar edhe shtetin gjerman: “është skandaloze që falë pranisë së ushtarëve gjermanë, predikuesit sauditë të dhunës dhe urrejtjes po e ndërtojnë të papenguar bazën e tyre”. Kjo deputete anti-Kosovë, e quan Kosovën “Qendër të terrorit në regjion”, duke aluduar në fundamentalizmin islamik dhe duke përmendur UÇK si "organizatë terroriste" . Ndërsa sipas një portali zviceran shqip, thuhet: "Qeveria Gjermane: Në Kosovë po rritet ndikimi i ekstremizmit islamik nga Arabia Saudite."
Por do theksuar se Qeveria gjermane e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka sulmuar...
Edhe një theksim tjetër: është e habitshme se si edhe votuesi brenda (në shumicë) gjithnjë në Kosovë "i ndëshkon" ato forca politike e kandidatë që duan europianizimin e Kosovës (të jashtmtit si Dagdelem e të brendshmit me orientim joeuropian, gjejnë njëmijë pretekste për t'i penguar ata në veprim-qëllimet fisnike europianizuese)
!!!

0 comments:

Post a Comment