Monday, July 3, 2017

Namik Selmani:Peshomani fjalën ndershmërisht kur të flas për mirësinë e për drejtësinë!



Lum kush njeh vëllezërit Rusi
Nuk e di se cila ishte arsyeja që, për takimin me vëllezërit Rusi shkova shumë i përgatitur. Pa dashje para se të publikosh një libër një shkrim apo edhe një poezi, ka disa lexues ose miq aq më shumë ata që ti i pyet për të ngritur monumentin tënd, që të testojnë miqësisht atë që do të bësh në të ardhmen. E dreqi ta hajë, në këtë paradë librash të të gjithëve për të gjithë, a nuk duht me kenë pak më i saktë, më i kërkues, më origjinal ndaj vetes?
Takimi me Baftjar Rusin të bën që ta vësh veten në Kandarin e Drejtësisë. Si avokat, si nevojtar, si prokuror, si gjykatës, si gazetar, si sociology, si pushetar, si gardian i së vërtetës..
Kur flisnim me të na dukej se kishim dhe ne një lloj të ri kandari. Një lloj ballafaqimi mes drejtësisë hyjnore dhe asaj tokësore. Një lloj dyzimi hamletianm kanë patur njerëzit në kohëra. Biseda me të na i sjell të gjithë . na bën më të menur në një fushë gati dhe të mistershme në atë që ka dhe që duhet të ketë.
Të duket se hyjnjorja e ka mundur tokësoren, por për ne ajo është e paprekur, ëndërrore prandaj ia vlen që të shpenzojmë më shumë kohë fjalë për atë tokësoren që ka në gjerdanin e saj edhe avokatin. Nuk ka nevojë për ta lodhur shqipen, kur gjërat janë kaq të thjeshta. Nuk e di vërtet, ndaj edhe mos e merrni mundimin që ta bëni këtë pyetje. Edhe pse i njihja më parë në shumë burime, droja se mos luaja me parimin e ajzbergut, më bëri që të isha më serioz për detyrën. Të isha më i shtrirë në kohë. Vërtet që do të ecnin, do të doja që ta vërtrtonin edhe më shumë atë që po shruaja sot. Dua që çdo detaj i jetës së tyre të jetë me atë linjë që kërkoj ta jap. Në të vërtetë janë ata që e zbukurojnë ato fjalë i japin asaj peshën të saktë të fortë.
Të paktën kur po shkruaja për Baftjarin m’u kujtua një fabul për një njeri. E kam takuar atë njeri, kam folur me të. Jo vetëm në praninë time, por edhe me një grup më të madh njerëzish ai mburrej për një bëmë kaq qesharake tronditëse, të dhimbshme. Quajeni si të doni, pasi ta dëgjoni rrëfenjën që lidhet me veprimin e tij. Shkonte shpesh në tregjet popullore ku vinin fshatarë të fshatrve të Shpiragut ose në Lumas ato të maleve. E i ndiqte me radhë. Atje blinte gjizë, pula, fruta, lëkura, bulmet, etj. Dhe në xhep kishte dy peshore. Nuk ishte nevoja që t’i shikoje se i nxirrte vetë e na i tregonte. Njërën e kishte për të blerë dhe që e ishte bërë në atë mënyrë që ajo të peshonte më pak. Njërën e kishte për të shitur e ajo ishte e ujdisur që të peshonte më shumë. O zot! Mjerë kush binte në duart e tij! Nuk ishte fjala për 200-300 gram, por për veprimin e tij kur ai ngulte këmbë se peshorja e tij ishte më e sakta e tregut.
Mbase edhe avokatët kanë paaaaaak nga kjo filozofi e mbrashtë do të thoni ju përderisa sa ata në zanatin e tyre duhet që të mbrrijnë te ata që janë hallexhinj, në nevojë qofshin dhe që kanë bërë një faj, një krim. Më erdhi në ndihmë dhe Demiri vëllai i tij poet, shkrimtar, romancier me një poezi që sapo e kishte hedhur në internet dhe që kishte marrë dhjetra pëlqime peshorja e fjalës. Si me shaka, i thashë se edhe unë po nxitoja te Motivi i Peshës së Fjalës, së besës, së mençurisë në kohët tona e pak më herët. Dhe më tej me një lloj profecie profesionale kërkonim që të parashikonim edhe se si do të merrte rrugë fjala, drejtësia. Kishim pak të dhjerëse ishim në një sofër një ëmbëlsues, një avokat. Jurist i sërës së parë dhe një poet si Demir Hysi, poet e mjaft profesionist në agjencitë imobilare. Baftjar Rusi që kur ishte fëmijë dhe i ri kishte dëshirëë që të bëhej pajtimtar gjykatës apo dhe mbrojtës i vendosur dhe i ndershëm i një individi, i një grupi. Atëherë kur shumica e fëmijëve djem e vajza luanin lojën shkolashj ai po profetrizonte të ardhmen e tij. Kur flsite në mbledhja ndryshe nga të tjerë nuk përdorte letër. Dhe fliste bukur me argument të forta. Dhe ta bëje këtë në një krahinë ku urtia e kuvendeve dibrane ishte bukur guxim i madh. Po ja që Baftjari doli nga kjo “shkollë” dibrane dhe e dërgoi dhe më lart atë. Madje e dërgoi kaq lart sa asnjë avokat nuk e ka dërguar deri tani në këto 25 vite. Në Strarsburg në atë godinë ku drejtësia është në shkallën më të lartë ai është i pari avokat shqiptar që ka patur praktikën e parë nga ky vend Janë disa shifra shumë kuptimplote ose e thënë më gjuhën e gjykimit janë disa detaje që e përvijojnë aktivitetin e tij. Në gati 23 vite të karrierës ai ka gati 1000 gjyqe nga më të vështirët që ka patur drejtësia shqiptare. Ka punuar dhe në vitet e vështira 1997, 1998 kur drejtësia kishte mjaft vështirësi. Na jep një shifër Sot Shqipëria ka rreth 3000 avokatë por vetëm 100 të tila janë në garkesë të plotë me pratkiokant . e punës. Në një Shqipëri ku ka sa e sa konflkte gati qesharake, të dhimbshme në origjinë e tyre si ato për pronën, për probleme penale, për gjithçka duket se avokatia është pjesa më e ndjeshme e drejtësisë. Po lexoja para pak kohësh një pemë të fisit Rusi. Demiri e ka qëndisur fort mirë këtë pemë Fisi. Kur e lexova, thashë me vete: “Ja Evropa brenda një fisi!” Kemi lexuar shumë herë për familjet e vjetra të Evropës që sot i gjen në reklamat e vena në hyrje të kështjellave. Dhe një nga pengjet që ne kemi si komb është se nuk e kemi shkruar sa dhe si duhet historinë e familjeve tona ose, e thënë më shkurt, të fisit. E kemi kërkuar Rrënjën e Fisit kur kemi bërë një krushqi, kur kemi shitur a blerë një kalë me e pa shalë, një tokë. Madje dhe avokatët e gjykatësit si kulturë e kanë nënë mëngë një argument kur duan të vënë drejtësi të origjina e fisit. Madje e kërkon dhe mjeku kur kërkon rrënjët e një sëmundjeje.
Demiri ka bërë dhe një poezi për pemën e familjes Rusi. Sot marrim vesh një informacion të veçantë se ata janë 11 fëmijë. Që nga Rustemi që ata e quajnë komandantin e tyre pas vdekjes së babait e deri te Luiza janë 6 djem e 5 vajza.
Prej tyre kanë dalë 25 fëmijë, 33 nipër dhe 25 stërnipër. Madje kur Demiri e nisi të nxirrte numrin, mori dhe një laps për t’i llogaritur mirë. Janë në të katër anët e botës dhe kudo përcjellin ato cilësi më të mira të familjes Rusi dhe të krahinës së tyre, Dibrës.
Edne më vjën në mendje një poezi që Demiri ia ka kushtuar nënës së tij që në këtë rast mbase flet në emër të 11 fëmijëve që ajo ka rritur me shumë sakrifica të mëdha.
Dikur Baftjari pati një debat me klientin e tij. Diskutohej “prapavija” kulturore dhe ekonomike e tyre. Në kuvend ai hodhi këtë shprehje: “Unë jam nga ha pula gurë, por ndryshe nga të tjerët, kam ngrënë gurët se kisha më shumë uri se pula.” Ka pak humor brenda saj, po është një e vërtetë ajo rrugë e mirëqënies me djersë e përkushtim që ka arritur ata falë kultures, falë respektit për njerëzit e të gjithë gjuhëve, të të gjithë shteteve. Biseda me Baftjarin na jep një dritë më shumë për Drejtësinë. Politika në Shqipëri ka një sinor ku ndarjet dhe duet të bashkohet ajo e Drejtësisë që në këtë kohë njësohet me Vetingun. Brenda saj janë dhe avokatët. Përvoja shumë e madhe, shumë e larmishme në atë që ka kaluar ai e bën që ai të na ndajë në dy kategori avokatët shqiptarë. Bëhet fjala për atë pusullën e vogël që shumë, por jo të gjithë e vënë tek zyra pak a shumë si ai njohim që jep Keronti te Dante Aligieri
“ (……….O ju njerëz hallexhinj që vini nga qytete të ndryshëm apo dhe nga shtete të tjerë dëgjni këtë haber ÇDO NDIHMË KONSULTE JURIDIKE KUSHTON 5000 LEKË TË REJA!)
Këtë Baftjari na e komenton në këtë mënyrë. Ai thotë se atë e bëjnë shumë avokatë të vobekët që duan të ardhura qoftë dhe nga disa fjalë. Është standarti profesional që në disa vende të japin pagesën ose detyrimin para se të kërkosh shërbimin juridik.
Gjithsesi edhe pse studioja e tij është shumë serioze në personel, në kohë korrektësi pa dyshim dhe në përvojën profesionale nuk e ka një gjë të tillë. Ai e bën këtë gjë kur mbaron punë dhe kur klienti del i qetë se i është dhënë shërbimi i duhur.
Ai e pranon se jo vetëm gjykatëst prokurorët, por edhe ata vetë e kanë të vështirë këtë profesion “Sidomos në problemin e pronave është tepër i ndërlikuar se luhen shumë me dhjetra e qindra milionë euro. Duhet gjakftohtësi që ta ndjekësh një problem të tillë.
Pikërisht këtu duket dhe aftësia që ka një avokat. Si një kulm të këtyre gjyqeve ai përmend një të tillë që vazhdoi të paktën 4 vjet. Në pamje të parë ishte vetëm argumenti juridik, por ishte dhe më shumë. Në këtë punë duhet edhe ajo që në psikologji quhet psikoterapi, po që edhe këtu në mënyrën e vet futet shumë. Avokati duhet të jetë një njohës i mirë i gjuhës amtare dhe të huaj, të jetë psikolog, punonjës social. Mbase dhe prind të jetë, është më mirë.
Nëse Baftjar Rusi është një lloj modeli i përkushtimit si avokat në Shqipëri, edhe ai ka modelet e tij profesionalë në Evropë e në Amerikë. Nga kontaktet dhe njohuritë që ai ka, vlerëson mjaft avokatinë amerikane. Në mënyrë personale na flet për një model avokati si ai i mbretëreshës së Anglisë që është në një moshë të thyer mbi 83 vjeç dhe që ai e ka takuar personalisht. Flet me shumë respekt për ish kryeministrin e Anglisë Toni Bleer që është dhe një avokat i zoti.. Këtë simpati e ka dhe për avokatin italian, me të cilin bashkëpunuar në gjyqin e Stratsburgut.
Pak nga pak në mënyrë të saktë e të thjeshtë, ai na bën një radiografi të sistemit gjyqësor në Shqipëri që ka ende të meta. Mbase edhe populli kërkon që ta thotë edhe më shumë në këtë ndryshim. Në këtë dialog m’u kujtua një fabul amerikane. Bëhej fjala për një lokal të vjetër bë moshë ku njerëzit ushqeheshin pa kufi me 8 dollarë. Në të dalë të lokalit për të sqaruar më mirë klientët për këtë “dhuratë” ata kishin bërë një pikturë që sërish në qendër kishte peshoren. Me një pulë në kupën e peshores shitësi fshehurazi klientes kishte vënë gishtin që pula të shitej… 300 gram më tepër.Në krahun tjetrër gruaja kliente kishte vënë gishtin nga poshtë që ta merrte pulën…300 gram më pak dhe kështu që ajo pulë u shit aq sa ishte. Në praktikën e tij juridike ai ka disa kujtime të veçanta. Brenda tyre rri humanizmi profesionalizmi, intriga e profesionit, aftësia për t’u përballur me situata shumë të vështira.
Ja si e përkufizon ai këtë profesion: “Avokati duhet që të zbresë në nivelin e shpirtit emocional të klientit të tij. Të peshojë shpirtin e tij. Kur kam patur raste të vështira, edhe në ato 2 ose 3 orë gjumë që kam bërë, kam menduar vetëm për atë gjyq. Avokati duhet të jetë elokuent, të përballet fort me të ligën dhe të përdorë atë monedhë që përdor kundërshtari. Shpesh na ka ndodhur në fëmijëri që një qeni tinzar të mos i ikësh po ti dalësh ballazi. Kështu është dhe me avokaturën.
Avokati i mirë ka testim të qartë të karrierës së tij. Është ai që ka fituar gjyqe. Klienti mund të mos ketë shkollë por ai që në komunikimin e parë, kupton se si e mbron ai atë.
Ai është avokat i të gjithë fushave. E përballon rriskun e të gjithë praktikave. Se e do dhe e respekton atë punë. Se është i aftë teorikisht dhe praktikisht. Është njësoj si të thuash për një mësues që nuk i sheh fëmijët-nxënës me sytë e respektit, Natyrysht si majën e praktikave të tij gjyqësore ai ka Gjyqin e Strasburgut. Bëhej fjalë për një të burgosur përjetë R.B. që duhet t’i kthehej vendimi për arsye të mjaft pasaktësive.Një kalvar i vërtetë gjyqesh. Nëse do të gjente kohën ai do ta shkruajë dhe do ta botojë këtë praktikë që është mjaft origjinale, në mënyrën e bashkëpunimit me avokatë të studiove italiane e angleze. Në mënyrën e mbijetesës, në mënyrën e studimit të thellë të të gjithë ligjeve shqiptare dhe ato ndërkombëtare sidomos për të drejtën e Pronës. Vetë puna dhe përvoja mjaft e gjatë e Baftjar Rusit tregon rëndësinë që ka dhe duhet të ketë tek ne drejtësia. Për të ajo është një nga misionet më fisnikë të shoqërisë sonë. Do na gjykojnë brezat për rrugën që kemi bërë deri tani, për pallatet ku do të futin kokën në jastëkët e bardhë. Apo ku do të nisin jetën e tyre të re. Do na gjykojnë për librat që kemi shkruar, për gazetat apo edhe për shoqërinë demokratike që kemi ndërtuar për ta në jetën e tyre sociale. Po, po, na duhet sërish një DREJTËSI për drejtësinë që të mos na trishtojë ajo PESHORE që vihet në muret e gjykatave. Pas saj, na duhen njerëz, fjalë të mençura që të mos bëhemi në shekujt modernë diogjenianë fatkeqë. Në fund të fundit, Kandili i Diogjenit vazhdon të mbetet i ndezur, po ai kërkon të tjera duar, të tjerë sy, këmbë, të tjera ëndrra. Pa u kthyer në rrugën që kemi nisur që kur njerëzimi hodhi hapat e parë të tij dhe krijoi turmat e presidiumet. Mbase ne, shqiptarët jemi më të uritur për këtë KRUA ku duhet të pinë pa drojë ata që jetojnë e ata që ende nuk kanë lindur. Në atë rilindje të përjetshme që na e ndërtuan të parët tanë e që duhet ta dërgojmë më tej.
Këtë na e thotë dhe përvoja e Baftjar Rusit dhe vetë ai me fjalë të thjeshta padyshim dhe shumë emocionuese..
Ajo kohë disaorëshe kur promovuam librat e Demir Rusit në një lokal jasht Tiranës ishte një lumturi e vërtetë. Ditë e paharruar. Në drejtimin e një dibrani të mençur si Dëfrim Metasani shumë njerëz u ngritën folën për librat, por dhe për vëllëzërit Rusi që ishin atë ditë. Në takime të tilla pa dashje dikush kujton gotat e verës, miqtë e rinj që njohu dhe që i harron nganjëherë sa mbaron aktiviteti. Po atë ditë të paktën për ne që nuk ishim dibranë ishim brenda një leksioni të paharruar për fisnikërinë e madhe dibrane që kishte sjellë aty dhe mjaft krahina të tjera
Me qenë avokat si Baftjar Rusi duhet me kenë vërtet zotni. Të gjithë ata që duan në jetë mirësi e mençuri dhe punojnë që ta “mbjellin“ atë kudo, janë vërtet zotërinj. Nuk ka rëndësi mosha apo mustaqet që ke lënë në fytyrë. As karrikja ku ul trupin. As diplomat që ke marrë ashtu si e di ti. As vilat që i ke në qytete të ndryshme. Shpesh në kohët tona kur ka libra internet, lëvizje, jo gjithmonë plaku është simboli më i mirë i përvojës së një fushe të caktuar.
E më tej vjen biseda tek ato vlera që sikur kanë ikur pak.
-E dini se ç’ndodhte para disa vitesh kur shkoja unë ose ndonjë tjetër që kishte zbritur nga fshati në Tiranë a gjetkë? Ngrihej gati tërë fshati për të na përcjellë dhe kjo na e bënte shumë më të bukur, shumë më të mallshëm çdo gur në vendlindje. Sot, ah, mos pyet as e di se ke ardhur pa le të të përcjellë kur ikën. Demiri nuk është jurist, por kontributi social i tij me librat e botuara është mjaft i rëndësishëm. Librat e tij për nga dobia që kanë duhet të jenë në tavolinën e çdo politikani. Ja sa bukur shkruan ai në parathënien e librit ”Djali që bleu vdekjen”: “Kush duhet ta fusë në rrugën e zhvillimit e të paraecjes ekonominë e vendit?! Në të gjitha këto shihet qartë se nga këto që kemi ne krye, ka jo ngadalësim, por bllokim rrugësh për kapërcimin e gjendjes. Organizmat ndërkombëtarë, midis tyre edhe parlamentarët evropianë, po qe se krijojnë një komunikim të ngrohtë, të sinqertë dhe ndersjellë me parlamentarët shqiptarë, atëherë bëhen të qarta dhe kuptimplote ndihmat e tyre. Realizohen dhe marrin rrugë objektivat, synimet kryesorë e ndërmjet tyre edhe problemet me emigracionin. Të flitet për favorizimin e tij, qoftë edhe të kufizuar e të kontrolluar, me qëllim që të evitohen ngjarjet e rënda. T’u garantohen shqiptarëvet të emigruar respekti dhe dinjiteti njerëzor, një punësim i qëndrueshëm, t’u sigurohet banimi normal dhe kujdesi për shëndetin, si gjithë të tjerët, përse ne duhet të jemi e të trajtohemi si të njerkë? Vëmendje të veçantë meritojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Ekziston midis dy popujve tanë një lidhje shumëshekullore, aq sa do të pritej që pikërisht Italia të merrte përsipër për të udhëhequr mëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.”
Po poezia e Demir Rusit? Urë do ta quaja . Një urë e fortë Jeton një emocion të veçantë kur lexon një libër të një poeti që ka kaluar shumë vite shkronjore. Të një poeti që është ngjitur pa hile dhe shumë guximthi në ca bedena të larta librore pa u trembur nga vështirësitë e kësaj beteje nga më të lashtat e njeriut dhe nga më të bukurat. Nuk është trembur nga përgjakja e gishtërinjve të duarve në atë kacavirje duke i besuar sinqeritetit të tij dhe pasionit të veçantë për poezinë. Pa u tutur se një ditë mund të mos e kapë majën e ëndërruar përherë në fund, apo që në leximin e parë.Kjo kënaqësi i ngjan një lumturimi të rrallë në jetë,që të vjen edhe nga ajo simbolikë që ta jep vëllimi kurmbaron fletën e fundit të tij, apo dhe kur ti kërkon që ta rilexosh atë më pasionin e vetë autorit. Libri i Demir Rusit më kujton ne një çast fëmijërinë dhe rininë. Interesant, të dyja moshat sikur bashkohen në këtë libër. Më tej më vjen dhe foshnjëria e njerëzimit. Ajo kohë që njeriu mendoi e punoi që të ngrejë URA, Ura e sa më shumë ura. Me dërrasa, me gurë, me portikë, me metale, me e pa gdhendje. Të gjithë e kishin një qëllim të vetën. Të bashkonin brigjet. Ca brigje shkëmborë e të thepisur, po edhe ca brigje lumenjsh që ishin vetëm disa metra larg, por që e donin patjetër atë URË. Edhe pse ne qemeret e tyre kanë ndaluar symenduar, sypërpirës, duargjakosur, ballëdjersitur njerëz të datës së grurit, piktorë, mjeshtërit e të gjithë kombeve dhe gjuhëve sërish kanë ngritur Ura dhe me një lloj gare për lartësi për forcë, jetëgjatësi. Po të gjithë duhet të jemi të një mendjeje se urat që bashkojnë shpirtëra njerëzorë janë shumë më të dobishme setë parat. Urat mbeten objektet më të dobishme që janë krijuar në shekuj. Edhe vargjet e Demir Rusit duan që me një harmoni të bekuar, të na sjellin pranë Simbolikën e Urës. Në këtë vërshim të poezisë gati deri në një përmbytje sysh, minutash që shpesh herë edhe ikin pa vlerë, duke na lënë trishtimin e një kohe që të iku me pengun e madh se nuk more mençuri, vargu i Demir Rusit të ”shëron”. Në këtë vërshim të poezisë në libra dhe në ekranet internetike, të bie në sy një viktimizim për ato poezi që hidhet aty. Me një filozofi të pakuptueshme, me mesazhe që nisin të mbarohen pa i filluar duket se nuk kemi shumë cilësi në poezi. Me dhimbjen se nuk do të mundesh që ta dërgosh deri në fund një poezi së lexuari. Të shfaqet më shumë që stresi. Në një kohë që poezia e çdo autori në mbarë botën do që t’i japësh lexuesit një gjendje të mirë emocionale, t’i japësh modelin e një gjuhe të bukur të kombit që ti i drejtohesh. Se, më thoni ju, miq të mi, lexues të poezisë së Demir Rusit, si do të ishin misionarët më besnikë të qytetërimit të një kombi, të fisnikërimit të
mendjeve të banorëve të tij se sa poetët, prozatorët. Janë ata dhe vetëm ata që duhet të përdorin këtë gjuhë të bukur për të mos thënë edhe për ta pasuruar atë, nëse kanë mundësi. Testi i një poezie në kohën që jetojmë ka një kod të veçantë. Të gjithë jemi dëshmitarë që poezimania na ka lakuar të gjithëve bëjmë poezi pa fund bëjmë pëlqime poezive që nuk na shijojnë, Demiri ka një poezi tradicionale. Ai nuk vrapon pas figurave, por e ndërton fabulën mbi bazën e një tradite të poezisë shqiptare. Poezia tradicionale me atë harmoni që ai na jep në këtë vëllim më sjell një simbolikë të veçantë që e kam ndeshur në një zonë të Masacusesit në SHBA. Një qytet i tërë gjografikisht apo dhe me banorët e tij ishte sajuar në afërsi të Bostonit që të sillte pamjen demografinë, etnografinë, ekonominë, arsimin, zejet e shekullit të 18-të ose më mirë të themi të fillimeve të Amerikës moderne. Aty ishte edhe mullixhiu tipik, edhe farkëtari, edhe stalla e bagëtive, edhe lulishtari që e punonte me mjete gati primitive ishte edhe mullari me bar edhe hanet ku pihej birra dhe vera, ishte edhe një vend ku qëndisej në udhët e qyteti shetisnin disa vajza të bukura me veshje tipike të kohës lëviznin me disa shporta me lule dhe me vezë. Me
qindra e mijëra fëmijë vinin këtu për të parë burimin e jetës. Dhe nuk paguanin pak. Poezia e Demirit na jep këtë ndjesi të bukur. Poezia e bukur ka fytyrën e fisit, ashtu si e kërkojmë edhe kur bëjmë një krushqi të caktuar për vajzë apo djalin. Ka fytyrën e krahinës, por edhe të kombit.
Në këtë ngjizje të padukshme edhe poezia e Demir Rusit është pasqyra më besnike e tyre. Është leximi i një emocioni që fare mirë mund ta lexosh edhe në një petale luleje që ka dalë në një agim, edhe te një lot gëzimi që të del në dashurinë e parë apo dhe pas lindjes së një fëmije. Po nëse ti nuk mund ta dërgosh deri në fund leximin e saj, atëherë mbetesh i trishtuar me veten. Poezia e Demir Rusit është një këngë e bukur që ti nuk ia di pentagramin, po që e ndien në shpirt se ai e ka shkruar edhe për jetën tënde për natën tënde, për dhimbjen tënde. Poezia e Demir Rusit është trashëgimia e bukur që mund të gjesh në gjuhën shqipe. Ai është pjesë e bukur e traditës më të bukur folklorike dibrane e më gjërë në atë të tabanit gjuhësor kombëtar.
Një traditë që nis që nga bejtexhinjtë kur, edhe pse nuk ishte bërë një Kongres Drejtshkrimi (ajo edhe abetaret shqipe nuk i kishte) ata u kujdesën që poezitë e tyre pavarësisht tematikës që kishin, t’i nxirrnin me harmoni. Po shkrimi i tij i përket dhe së ardhmes. Poezia e tij ka një
farë ylberimi brenda saj, shumë më goditës se harqet e ylbereve që dalin në malet e Dibrës, diku pranë Korabit, Drinit dhe Radikës. Ka humor të këndshëm që ia ka rritur hapësirën tematike dhe gjuhësore asaj. Ka probleme të mprehta sociale që ai i trajton bukur si ndodh te poezia
“Ministrat me dashnore”. Ka natyrë, ka ego mërgimi. Ai ia beson në poezi suksesin fabulës. Në secilin prej poezive ka një fabul që ai nuk e bën qëllim në vetvete, por ngrihet në përgjithësime estetike dhe filozofike për kohën që jetojmë Aq sa mund ta quash pa droje poezinë e tij një zgjim
të poezisë tregimtare që dikur e ka përdorur me shumë sukses Mjeda, Fishta, Çajupi etj. Ballë këtij rizgjimi ai fut botën e tij dhe asnjëherë nuk është një autor që rri ftohtë ndaj asaj që kërkon të thotë. Shikoni sa optimist është ai në poezi! Dhe shumë mire bën. Ështëvetëm si një vargëzim, si një ndjenjë çasti, si tribuna qaramane për divorce për tradhëti, për varfëri, për politikë shpesh poezia e tij merr misionin e bukur të një mençur të një qetësie të munguar ballë një stresi social politik. Ai nuk është euforik, por është i qetë dhe me një pranverë brenda vetes që e jep në shumë poezi të tij edhe kur drama mund të jetë objekt i saj.
Ndaj jetoje jetën, gëzo, o njeri!
Lëshohu pa frikë, jeto mrekullinë!
Bëja qejfin vetes, mos kurse asgjë
Atë ç’ke fituar, këtu do t’i lësh.
Poezia e Demir Rusit në shumë raste merr shkas nga një gjë e tillë. Nëse do ta trajtojmë poezinë jo një fabul. Një lloj poezie që e bën atë edhe më jetëgjatë në kujtesë. Kështu ndodh me poezitë për zilen e natës që bie pa dashur, për “mikun” e mesnatës për vdekjen e jetimit, për përcjelljen e vajzës në aeroport, të një plake që del në rrugë e Klosit për të plotësuar paratë e një thesi me miell, etj Në këtë vëllim ai tregon në një poezi rrënjët e Rusajve, të fisnikërisë së fisit të tij. Në një kohë që bota ngre Mure, mure pa fund, poezia e Demir Rusit ngre ura dhe është më se fisnike që të ngresh ura të tilla që bashkojnë emocion pavarësisht se cilën gjuhë flet ti.
Sërish me PESHËN E FJALËS. Dhe këtu më vjen në ndihmë urtësia rusiane e Demirit në një poezi të kohëve të fundit. Sërish fjala-peshore. Ajo që duam dhe nuk e kemi.
Më falni miq, për këtë që them
Momentale që ndoshta s'vlen
Unë për vete peshohem shumë
Jo të gjithë mendojnë si unë.
Prapa kujtohen se ç'bënë vallë
Nuk ia ditën sa qe gjallë
Vijnë te varri, lule të vënë
Kujtojnë mëkatin që vetë bënë.
E mbylla këtë bisedë duke patur brenda vetes fjalët e të mençurve Dëfrim Metasani, Halil Rama, Hajri Mandri, Rrahman Perllaku, Ismail Shulku, Fehmi Abdiu, Nazmi Koçi, Sokol Agolli, Bashkim Lame aty në atë kuvend të bukur kur flitej për librat e demerit dhe për familjen Rusi. Faleminderit miq të mirë! Qofshit përherë pasqyrë mirësie!
Maj, 2017

0 comments:

Post a Comment