Friday, July 14, 2017

Namik Selmani: Çamëria ullinjpavjelura

Një triptik për Çamërinë

1
Çamëria ime:
e ngrohta,
e bukura,
e heshtura,
punëshuma,
faqeskuqura,
gjetheblerta,
shpatdiellta,
shpirtmadhja,
ballëqelibarja
ferrëmbushura
agimepurpura
2
Çamëria ime:
gërshetshpleksura
hojembushura,
krahëpakëputura
petalehapura
sypagjuma
praghapura
3
Çamëria ime
sylotuara,
lulegjerdanuara,
lirietura,
ëndërrvrara,
ballëçara,
shegëpavjela,
ugarëpambjella,
pragjeborzilokta,
varrerrëzuara,
amanetpaharruara,
kurorë merituara
Mos qoftë kurrë, kurrë
shtegpaprekura!

0 comments:

Post a Comment