Tani që u largove për pushime
më dukesh
si “rrëfimet e një nate vere”,
spërkatur nga pëndët e pulëbardhave
kredharake nëpër valë…
më dukesh
si “rrëfimet e një nate vere”,
spërkatur nga pëndët e pulëbardhave
kredharake nëpër valë…
Nga nata e ëndrrave
ike larg…,
më larg se retë.
E vetme,
ti shëtit buzë plazheve,
me sy drejt meje
vjen e më kërkon të të mësoj notin.
ike larg…,
më larg se retë.
E vetme,
ti shëtit buzë plazheve,
me sy drejt meje
vjen e më kërkon të të mësoj notin.
Në të gdhirë fërkon sytë
e pagjumë,
në mëngjes qëndron mbi bregun e thepisur,
ku vala godet
kujtimet e këmbëve të zbathura
atje larg buzë rivierës!
e pagjumë,
në mëngjes qëndron mbi bregun e thepisur,
ku vala godet
kujtimet e këmbëve të zbathura
atje larg buzë rivierës!
0 comments:
Post a Comment