Ramiz Kuqi: Cikli Poetik "UDHËT E JETËS"
POST MORTEN
(Agim Gashit)
Jo
S'dua të besoj
Se vdes kënga e rapsodit
Ai zë
Që dridhte telat
Heshtjen mortore
Kur nata vinte e përgjumur
Ai
Fjalë nēpër vargje
Elegji!
PSE
Qielli duket sonte
Kaq i largët i trishtë
Mbushur me re
Në shuplakë të dorës
Mban shiun erërat
Pse njerëzit
Janë kaq të butë shpirtkazmë
Mohues të Fjalës ëndërrimtarë
Pse
Nuk mbajnë në dorë luledashurie
Me njëmijë ngjyra
Buzëqeshjen e kanë harruar në udhë
Pse lypësi vuan digjet në diell
Strehë ka sheshet hijet e rralla
Emër
Në lagjen e të harruarve!
MIKJA E LETRAVE
Ka harruar qirinjtë ndezur
Kam frikë
Se do t'i djeg vargjet
Mallin nëpër fjalë
Mikja e letrave
Endet si muza
Nëpër germa të pashkruara!
UDHËT E JETËS
S'janë
Shportë me lule
As buzëqeshje me diell
Në kapërcyell kohe
Supe të ngarkuara me mall
Si guri i Sizifit
Me zinxhir nëpër këmbë
Ecje
Mbi shkrepa shkronjash
Zgjime të pafund ëndrra
Shpirt i plagosur
Fjalë e pazbërthyer
Pritje
Netëve me shi
Portret në dritare të shpirtit
Shkujdesur zbret nëpër dhimbje
Ta prekësh plagën
Që dhemb!
Ç'GJËMON
Nga thellësitë, o det
E di
Si bucet nga brenda
Kur mbushet kupa
Ti can udhët me tallaz
Nga larg të vështroj
C'luftë bën
Për një pelikan
Që me dhimbje
Kërrusur mbi dallgë
Një copë ushqim e kërkon
C'gjëmim i rëndë
Brigjet atle lart
I trand !
VARGjE PA FJALË
Qytet i ëndrrave të mia
T'i mas çdo ditë
Hapat mbi asfalt
Kurrizin e detit me dallgë
T'i puth shkronjat e përhitura
Sytë si të vashës virgjërore
Që zbret bregut të shpirtit
Si gacë me valē
Kur bie muzgu mbi udhë
Të marr në gji!
SHPELLA
(Zbuluar në Kotlinë të Kaçanikut)
Sa herë kemi bredhur mureve tua
Një zë i nëntokës na grishte
Fshehur ferrishtave koha stivë
Si gur mbi shekuj
Cila dorë të ngriti në legjendë
Ç'emër kishe dje shpellë
Nēn cilin lum kishe futur kokën
Mbuluar nga blerimi i vonuar
Toka ime
Ka shumë damarë gjaku
Në trupin me shumë plagē!
NË ERMIR PALACE
Përzihen tinguj e lodhur
Mbi kitarë
Nata ka rënë heshtur
Mbi qytetin
Pa drita neoni
Shekulli ka ikur moti
Përtej detit Arbëri
Unë marr një makiato
Pi
Dhimbjen e stinës
Poezi!
0 comments:
Post a Comment