Wednesday, July 12, 2017

Prend Buzhala:HOMAZH PËR AGIM GASHIN


Qenka tepër e vështirë të thuren dy radhë nderimi,
se në dorë rëndon nga dhimbja lapsi sa një tonelatë.
Do jehojë gjithmonshëm kënga jote atdhetare, kënga shqiptare,
do të dëgjohet amshueshëm zëri yt bubullimë duke recituar vargje,
Në secilën grimcë të lirisë së Kosovës, vigjëlon e merr frymë edhe sakrifica jote jetësore e familjare,
Ngushëllime familjarëve, të afërmve, familjes së madhe atdhetare shqiptare, familjes së madhe të artistëve, krijuesve, rapsodëve!
Lamutumirë, o mik i madh, vëllau ynë i shtrenjtë,
Pushofsh në paqe!
Në përjetësi emri, jeta dhe vepra jote!

0 comments:

Post a Comment