Deti është pa fanarë
Fol me hënën në mesnatë
Merr një yll në dorë
Me muzën eja
Do ta gjesh udhën e vargut
Shtratin e fjalës poezinë
Mbi ëndrra fle jeta e bukur
Nëse...
Fol me hënën në mesnatë
Merr një yll në dorë
Me muzën eja
Do ta gjesh udhën e vargut
Shtratin e fjalës poezinë
Mbi ëndrra fle jeta e bukur
Nëse...
KA DO DITË
Një erë e fortë fryn
E s'di si fryn
Ia dëgjoj zërin
Kur zbret si me takt muzike
Fjuuuuu
Ia derdh flokët ditës
Mua m'i dridh germat
Mbi letrën e bardhë
Shiut ia mat peshën
Kur bie mbi tokën vapullimë
Në udhë kanë mbetur krushqit
Pa flamur
Vaj
Ky vallëzim i rëndë
Refren i brishtë
Nga brenda vjen një shshirimë
C'mi dridh buzët
Ky parfum i keq.
E s'di si fryn
Ia dëgjoj zërin
Kur zbret si me takt muzike
Fjuuuuu
Ia derdh flokët ditës
Mua m'i dridh germat
Mbi letrën e bardhë
Shiut ia mat peshën
Kur bie mbi tokën vapullimë
Në udhë kanë mbetur krushqit
Pa flamur
Vaj
Ky vallëzim i rëndë
Refren i brishtë
Nga brenda vjen një shshirimë
C'mi dridh buzët
Ky parfum i keq.
NGADALË
Po më fiken ëndrrat
Për një Atdhe
Cfarë e deshta njëqind vjet
Me një Kullë e një Fyell
Me një dashuri si syri
Kur bie nbi valë liqeni
Në bebëzat e tij
Të celin
Njëqind lule
Shtatë bajraqe të puthën
Në një Varg poeti
Ngadalë
Po më troket një zog
Në dritaren time të vogël
Shpresë
Tinguj mbi kitarë
Për një dritë të re
Atdhe
Ngadalë bie e zgjohem
Duke ecur mbi shkronja malli!
Për një Atdhe
Cfarë e deshta njëqind vjet
Me një Kullë e një Fyell
Me një dashuri si syri
Kur bie nbi valë liqeni
Në bebëzat e tij
Të celin
Njëqind lule
Shtatë bajraqe të puthën
Në një Varg poeti
Ngadalë
Po më troket një zog
Në dritaren time të vogël
Shpresë
Tinguj mbi kitarë
Për një dritë të re
Atdhe
Ngadalë bie e zgjohem
Duke ecur mbi shkronja malli!
KORRIK
Dielli përcëllon
Mali ka paluar veshët
Erë e lehtē bie
Mbi qerpikët e syve
Koha
Ka harruar te flasë
Me shpirtin e lodhur të stinës
Qiellit
Fluturojnë tufa zogjsh
Pa ombrellë mbi kokë
Çiftëzohen të pamartuarit
Pa certifikatë të lindjes
Korrik...
Mali ka paluar veshët
Erë e lehtē bie
Mbi qerpikët e syve
Koha
Ka harruar te flasë
Me shpirtin e lodhur të stinës
Qiellit
Fluturojnë tufa zogjsh
Pa ombrellë mbi kokë
Çiftëzohen të pamartuarit
Pa certifikatë të lindjes
Korrik...
VAPË
Ç'vapullimë kanë udhët
Gjethet nëpër maje lisash
Fjala
Që ka harruar adresën e banimit
Kulla
Që ka rënë në heshtje
Dielli im
Ngroh andej ku njerëzit
Flejnë nëpër sheshe
Të varfërit pa kulm mbi kokë
Në pallate flejnë paria
Deteve
I bien Evropës skak më skaj
Ç'vapullimë kanë udhët sot ?
Gjethet nëpër maje lisash
Fjala
Që ka harruar adresën e banimit
Kulla
Që ka rënë në heshtje
Dielli im
Ngroh andej ku njerëzit
Flejnë nëpër sheshe
Të varfërit pa kulm mbi kokë
Në pallate flejnë paria
Deteve
I bien Evropës skak më skaj
Ç'vapullimë kanë udhët sot ?
ÇAMËRI
Ti tokë e harruar nga Zoti
Kujtim i hidhur plagë kohe
Ç'ti them Fjalës sonte
Kur dhimbë ka nata
Çamëri
Sa ëndrra rëndojnë
Mbi supet tua të lodhura
Shpirtin tënd kryeneç?
Kujtim i hidhur plagë kohe
Ç'ti them Fjalës sonte
Kur dhimbë ka nata
Çamëri
Sa ëndrra rëndojnë
Mbi supet tua të lodhura
Shpirtin tënd kryeneç?
PËRKUNDET
Kjo e lehtë nëpër valë shiu
Perkundet si ëndërr e bukur
E butë si mendafsh
Duart e mia shtrihen
Përtej detit
Në një ishull kërkoj
Një çast lumnie
Në luginën e mizave
Janë kalbur stinët
Përkundet...
Perkundet si ëndërr e bukur
E butë si mendafsh
Duart e mia shtrihen
Përtej detit
Në një ishull kërkoj
Një çast lumnie
Në luginën e mizave
Janë kalbur stinët
Përkundet...
URIME SHQIPËRI
Zëri yt i bukur që shtrihet
Matanē detit maleve me gur
Shesheve që gumëzhijnë
E majta e djathta janë NJË
Në udhëtimin e lodhur
Në sytë shoh buzëqeshjen
Kosovë
Ti tokë mbetur jashtë Fjalēs
Nëpër kancelari Evrope
Kur qentë e fqinjve
Donin të të gllaberonin
Si një kafshatë e vogël
Në gjeografinë e dhimbjes
Grisur si me thikë
Urime Shqipëri !
Matanē detit maleve me gur
Shesheve që gumëzhijnë
E majta e djathta janë NJË
Në udhëtimin e lodhur
Në sytë shoh buzëqeshjen
Kosovë
Ti tokë mbetur jashtë Fjalēs
Nëpër kancelari Evrope
Kur qentë e fqinjve
Donin të të gllaberonin
Si një kafshatë e vogël
Në gjeografinë e dhimbjes
Grisur si me thikë
Urime Shqipëri !
NË PËRQAFIM
Nipi flokëdredhur ,Lioni
Luan me lodra
E grish gjyshin në Jug
Të bredh nëpēr kodra
Luan me lodra
E grish gjyshin në Jug
Të bredh nëpēr kodra
Merr Vanesën në përqafim
E shtrëngon me dashuri
Xixa si strallë shpërthen
Buzēqeshja në sytë e tij.
E shtrëngon me dashuri
Xixa si strallë shpërthen
Buzēqeshja në sytë e tij.
0 comments:
Post a Comment