Thursday, April 13, 2017

Arqile Gjata: Shqerka

Në kujtim të atyre viteve të rinisë...lindi kjo poezi, viti 1966!

“Shqerka’’ mbetur aty
si më parë
në një fletore.
E bukur si një lule,
me fustan të bardhë
e mallëngjyer
tek i gëzohej vështrimeve...
Luleshqerka me sy të njomë
si deti,
me buzë qumështore,
nxitonte...
me gjoksin rritur nëpër ëndërra.
Sytë e saj luanin me ngjyrat
e dëshirave
dhe ca rënkime nxirte dita-ditës.
“Shqerka”
si era e detit, iku
e larguan!

0 comments:

Post a Comment