Friday, April 14, 2017

Arqile Gjata: TI E DI QË JAM NGA VLORA!


E dashur,
Ti e di që jamë nga Vlora!
Flokët mi ka thinjur deti
trupin ma ka lëmuar rëra
era e Karaburanit m’i ka shkundur shpatullat.
Në Vlorë...
dhe hëna dhe dielli përherë veshur me shkëlqim,
ajri herë ka aromë portokalli
herë kundërmon erë deti
ku ringjallet përsëri pranvera e dashurisë.
Rrugët rrëshqasin, oboret zgjohen
nga kujtimet që kam lënë,
do të vi përsëri me mall
aty, në Skelë janë anijet e dashurisë
ndër vite!

0 comments:

Post a Comment