E, në fuqinë krijuese të imagjinatës, a ka ndonjë rend, rregull, pyetje e përgjigje? Joel Osteen na shfaq një shkreptimë mendimi: " Fjalët janë si fara, ato kanë fuqi krijuese... Ju mund ta ndryshoni botën tuaj thjesht duke ndryshuar fjalët tuaja... Ju mund të përdorni fjalët tuaja për të bekuar jetën tuaj ose ta mallkoni jetën tuaj."
1.
Në këso rastesh, na shfaqet ajo FUQI FJALE si zë i lutjes, i përfytyrimit të brendshëm, si forcë e energji shpirtërore. Ne Lutje, Hyji është masë e të gjitha gjërave; është shumësi sprovash, në të cilat gjithçka rrëfehet, paraqitet, shqiptohet, përgjërohet; është njaj froni i të gjitha gjykimeve qenësore, kundruall gjyqeve te tokës që kryqëzojnë Njeriun dhe Dashurinë, atë Vuajtjen e tij të shenjtë dashurore; gjykim i përgjëruar hyjnor, i shtrirë kudo e mbi çdo gjë... Dhe, le ta themi, artistët arrijnë ta shqiptojnë këtë thellësi të emocionit të brendshëm. Ata e ndiejnë pikëtakimin e dy botëve: tokësores dhe hyjnores nëpërmes asaj Dore të Hyjit, aq metafizike e aq konkrete njëherësh. Ndërsa poetët na e shqiptojnë të vërtetën e vetëdijes sonë, se në tokë ka aq shumë moskuptime të vuajtjes dhe dashurisë (një poet këndon: "Fali, o Zot Nuk e dinë ç’është me vuejtë/ Nuk e dinë ç’është me dashtë"); pra, na e e tërheq vëmendjen, se ne tokësorët e vdekshëm vetë e kërkojmë të largohemi nga të kuptuarit e dashurisë dhe vuajtjes sipas masës hyjnore e thellësisht njerëzore; të largohemi nga vetë ky realitet dhe prapëseprapë aty jemi, së andejmi mësyjmë ta kerkojmë, me jetën e vdekjen tonë, sepse, në fund të fundit, askund kjo qenie njerëzore nuk mund të qëndrojë, përpos tek Absoluti Hyjnor... për t'i dhënë kuptim e qenësi dashurisë, si ë vetmes rrugë shpëtimi.

2.
Po përse i kushtohet kaq kujdes imagjinatës?
Zbulimet e mëdha shkencore, janë arritur nëpërmes forcës së përfytyrimeve.
Paolo Fabiani, te vepra e tij "Filozofia e imagjinatës" (botim anglisht, 2009 Firenze university press) thekson se imagjinata ka vlerë universale, se imagjinata është” mjeshtëri e konfuzitetit”, se "Dijetari krijon, së pari, një ngjashmëri imagjinare dhe pastaj me fantazinë e tij ai i bashkon a gërsheton gjërat, idetë,të cilat, mandej do të kenë veçoritë e veta të dallueshme.", krahas mendimit të Ajnshtajnit, që thotë se Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija, se imagjinata nis nga një ide krejtësisht absurde.
Mandej gjërat merendohen. Shkreptin dija me depërtimet e saj në të fshehtat e zbulimeve.
Imagjinata u ka dhënë krah jo vetëm zbulimeve shkencore, por edhe veprave artistike (letërsi, muzikë, arte figurative, film). Pa imagjinatë nuk ka vepër artistike. Një talent nuk mund të jetë i tillë pa të menduarit krijues. Ky mendim krijues ecën dorë për dore me motrën e saj Imagjinatën Krijuese. Në këso momentesh, shtohen forcat e aftësitë natyrore, madje këto forca të tilla i japin përsosmëri edhe punës ekipore, edhe prodhimit, edhe fitimeve (Edward de Bono).
Imagjinata është liri, liri e shpirtit dhe e mendjes.
Liria e imagjinatës ka farkuar idetë e lirisë kundër skllavërisë në shoqëritë e përparshme shtypëse, ka përmbysur dhunën, ka krijuar arsenalin e pashtershëm të fuqive krijuese shoqërore e të revoltave njerëzore, shoqërore e kombëtare.
Prandaj, ashtu sikundër u tha në fillim, imagjinata ka vlerë universale. Nuk është e habitshme, përse në shoqëritë perëndimore, në arsim po e fusin Edukimin Kulturor e Artistik si lëndë më vete.
Liria, krijimtaria dhe dija përbëjnë vlera të tilla universale.

(
3 prill 2017)
0 comments:
Post a Comment