Thursday, April 13, 2017

Kujtim Stojku: LULE NË MUR


Në murin e shtëpisë vjetër ndërtuar prej guri,
Ku gjyshi kishte derdhur gjithë mjeshtrinë e tij,
Gurët e gdhendur mjeshtrisht nga një dorë burri,
Peshuar me plumbçe hynë në shekullin e ri.

Shakullinat dhe tërmetet e kohës se shembën asnjëherë,
Por vetëm u plasarit nga tronditjet e mëdha,
Në plasat e tij mbinë lulë përhapin erë,
E unë sot me thinja i këpus nga këto të çara.

I mbaj në duart e mia me gjithë rrënjë,
Lulet e vogla drejt në sy më shikojnë,
Me gjuhën e tyre të heshtur n’mendime më kanë vënë,
Lulet e vogla u mundova t’i kuptoj.

Pyetjeve të mia krye ulur iu përgjigjën
Duke përhapur përreth një të këndshme aromë,
-Ja - më thanë - ne edhe në gurë lëshojmë rrënjë,
E shpirtin tim m’a bënë që të këndojë…


13.04.2017

0 comments:

Post a Comment