Ndonjë pseudo-opinionist, i formuar në vitet e literaturës komuniste sllave të shekullit të kaluar, pretendon se është njeri i letrave, kur ka lexuar vetëm romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë.
Tani dëshiron ta bindë botën se Kadare është "racist etnocentrik" (çfarë amalgame alogjike përmban kjo sintagmë)!

1.
Domethënë: dëshiron ta bindë Italinë që e ka përkthyer veprën e Kadaresë se ka gabuar! Po në Itali, përse iu dha një çmim i lartë? Ja çka thuhet në shënimet për këtë rast: "Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea [12]. ‘Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore’. Qëllimi i çmimit është promovimi i poezisë, në veçanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.”

2.
Dëshiron, pseudo-opinionisti ynë i medieve të shkruara dhe i tv-llurbave tona, t'i bindë instiucionet prestigjioze botërore në Angli, Spanjë, Izrael, Francë (se çmimet, vlerësimet e mirënjohjet si Man Booker International Prize, Britani, 2005, Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009; Jerusalem Prize, Izrael 2015; Commandeur de la Légion d’Honneur, Francë, 2016), se kanë gabuar, sepse Kadare na qenka "racist etnocentrik"! Madje, kur ka pranuar këto çmime, kur i ka takuar dhe e kanë pritur burrat e njerëzit e mëdhenj shtetërorë të këtyre vendeve, Kadare edhe aty paska pasur qëllim që ta SFORCOJË një klasë politike në pushtet?! A që na vuaka për pak famë!?
Aq i fuqishëm qenka Kadare!
Dhe kur dominohet vazhdimisht për ÇMIMIN NOBEL, ai e bëka për të njëjtat motive!?
Qenka një mbinjeri!
Që e gjunjëzuaka me “antipernëndimorizmnin” e tij Europën Perëndimore dhe Amerikën!
Ky pseudo-opinionist dëshiron ta bindë Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike në Francë, se ka gabuar që Kadarenë e ka bërë anëtar të saj.
Çmimet, mirënjohjet e larta dhe vlerësimet, nuk përbëjnë as mit e as mizizim. Ajo paranojë e mitit për shqiptarët e rreth shqiptarëve, rrjedh nga kohët sllave (nën Sinan Hasanin, Azem Vllasin e Millosheviqin), kur gjithçka shqiptare shpallej “mit nacional” (koha kur mbylleshin bibliotekat, hiqeshin librat “e rrezikshëm” shqip, si dhe veprat e Kadaresë, nga programet shkollore e nga bibliotekat shkollore e publike të Kosovës).
E përse çmimet, mirënjohjet e larta dhe vlerësimet që marrin shkrimtarët e shquar botërorë, të shumë letërsive kombëtare, nuk përbëkan mit nacional e etnoracist, por kësisoj u dashka të vlerësohej vetëm Kadare!?
Gjatë viteve ’80, po qe se paçavurja e tillë me pretendime reagimi e shfaqje të opinionit, do të ishte shpërblyer nga Akademia Serbe Shkencave dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve të Serbisë nga honet e Francuska 7!
Dhe nëse në vendet europerëndimore botohet sistematikisht vepra e Kadaresë; dhe nëse edhe në vendet tjera të botës përkthehet e botohet vepra e tij letrare; a mos qenkan të mashtruar edhe ato vende për Kadarenë “si antiperëndimor”!?
Çfarë deliri shkarravitës i pseudo-opinionistit!
Çfarë mungese vizioni jo vetëm letrar e kulturor, po edhe politik!

3.
Nuk është hera e parë që një pseudo-opinionist, i oaguar majmë nga mediet e shkruara e elektronike, merr në sulm gjithçka shqiptare, për ta shpallur racizëm etnocentrist! Iu vërsul Kanunit, Fishtës, komplet letërsisë shqipe në Shqipëri. Komplet mohimit të emrit kombëtar: nuk duhet të quhemi shqiptar. Nuk kemi kurrfarë lidhjesh me Shqipërinë (as etnike, madje)!!! Paskemi vetëm “lidhje gjuhësore” edhe ato dallojnë nga “racistët gjuhësorë” të Tiranës!
Gjithçka do bërë, vetëm që të mos kemi IDENTITET EVROPIAN dhe identitet shqiptar, por identitet kosovar!
Të mos harojmë:
Edhe shqiptarët e kanë "hisen" e vet në këtë IDENTITET EVROPIAN. Kemi edhe antikë ilire, edhe krishterim qe dymijë vjet (me emrat e shquar të Shën Jeronimit etj, apo ne shenjtorët e martirët e krishterë ilirë, e deri te Noli e Fishta dhe Kisha e Sotme), por kemi edhe EPOKË MODERNE (që nga Marin Barleti e deri te Kadare). Pra, fryma identitare europerëndimore ndër ne, është e pashkëputshme, përkundër pushtimeve të egra, për të na shkëputur e tjetërsuar tragjikisht nga identiteti etnik, kombëtar e evropian. Identiteti evropian është shenja jonë mbrojtëse.
Kadare është shenja jonë europerëndimore, kombëtare e vlerave letrare dhe kulturore.
Ndërdijshëm, diku në shpellat e psikës së tij, gati sa nuk tha: për shkak se Kadare tani është europerëndimor, ai na qenka "racist etnocentrik", sepse, Kadare, duke qenë shenja jonë mbrojtjëse në Evropë dhe shenja jonë e identitetit shqiptar e europerëndimor; atëherë ai duhet sulmuar me të gjitha mjetet: për ta shpallur FAJTOR HISTORIK për të djeshmen e për të sotmen! Ata, të tjerët, që nuk janë të tillë, si Kadare, janë në vijën e një vëllazërim-bashkimi të djeshëm joracist!
Ruana Zot!
Ndoshta i dhemb përse Perandoria Otomane nuk arriti ta shuajë as ta zbehë kujtesën shqiptare për Skënderbeun dhe flamurin e Skënderbeut, as nëpërmjet islamizimit të shumicës së popullit shqiptar. Dihet se përmendja dhe mbështetja e Skënderbeut dhe e flamurit të tij nën Perandorinë otomane, përbënin krim shtetëror dhe pasonte dënimi ose me vdekje ose me futje në burgje a zindane të errëta dhe identifikohej aty për aty me emrin Arbër e krishterim (që ishin shpallur armike të Perandorisë).

4.
Për Kadarenë flasin jo vetëm dhjetëra vëllime studimesh monogafiek bnga studiues e autorë shqiptarë, por edhe nga autorë të jashtëm e prestigjiozë. Se si e kanë vlerësuar romanin "Gjenerali...", është mirë t'ua japim fjalën botuesve evropianë... Ato vlerësime dihen: asnjë nuk e akuzon për racizëm etnocentrist., siç bënte dikur Vuk Drashkoviq.

( 15 prill 2017)
0 comments:
Post a Comment