Saturday, April 15, 2017

LULZIM BREZNICA: KRAHAS ME DASHURINË


Asgjë mos thuaj,
E ndjen,
Prania ime,
Të ndjek si hije e pashkëputur.
Mbyll sytë, hap zemrën
Dhe shijo
Fërshfërimën e gishtrinjëve të erës
Kah valëzon
Gërshetat e flokëve të tu.
Zogun e pritur të stinës,
Këngën e saj
Tek derdhet si jehonë
E jona është Dashuria.
Ne s'jemi vetëm,
As të humbur jo,
Gjerisa ecim
Symbylltas
Vijëzimeve ku jeton e ardhmja
Krahas me të.

0 comments:

Post a Comment