Friday, April 14, 2017

Grigor Jovani: I ΝJIHNI SHKRIMTARET?


“E them gjithmonë, e fundmja gjë që mund të bëjë një shkrimtar është të dëgjojë këshillat e shkrimtarëve të tjerë. Jemi ziliqarë, të këqinj dhe djallëzorë. Disa marrin poza ëngjësh, por në të vërtetë bëjnë teatër. Shtiren. Nuk mund t’u besosh. Janë më të këqinjtë, sepse fshehin ujkun poshtë lëkurës së qëngjit. Edhe pse mësova shumë nga Sergunt Anderson, Heminguej dhe nga Kapote, gjithmonë e konsideroja veten mbi ata. Jam i bindur se i kam tejkaluar. Kështu është. Dhe besoj se kështu duhet të jetë. Asnjë modesti. Kur një shkrimtar fillon modestitë ose pendohet, është i humbur. Bllokon gjithë krijimtarinë e tij. Duhet të thuash: “Unë jam më i miri!” Dhe ta besosh. Është një punë shumë vetiake. Vetmimtare. Nëqoftëse të zënë melankolirat, vetëshkatërohesh. Duhet të përparosh, si një buldozë që rrafshon një copë tokë të pakalueshme”.
PEDRO JUAN GUTIERREZ
“Dialogo con mi sombra”
(Dialog me hijen time)

0 comments:

Post a Comment