unë e lashë shkencëtarin gojëhapur kur i fola po i frymëzuar
për librin tim ende në kokë: “Qentë e Pilos”.
për librin tim ende në kokë: “Qentë e Pilos”.
Profesori më tha se të Tërbaçe e kanë kokën të madhe,
unë i thashë se qentë e Pilos kanë dhëmbët të mëdhenj.
unë i thashë se qentë e Pilos kanë dhëmbët të mëdhenj.
Profesori më tha se qentë e Tërbaçe janë të egër,
unë i thashë se qentë e Pilos gjashtë muaj
nuk njohin as diellin dhe as Pilon kur rriten për ujk.
unë i thashë se qentë e Pilos gjashtë muaj
nuk njohin as diellin dhe as Pilon kur rriten për ujk.
Profesori më tha se qentë e Tërbaçe i lidhin te stani,
unë i thashë se qentë e Pilos e këpusin zinxhirin
dhe shpesh nuk dëgjojnë më as të zotin.
unë i thashë se qentë e Pilos e këpusin zinxhirin
dhe shpesh nuk dëgjojnë më as të zotin.
Profesori më tha se qentë e Tërbaçe e shqyejnë ujkun,
unë i thashë se qentë e Pilos shqyejnë edhe njeriun e egër
të shekullit të fundit në Shqipëri.
Profesori më tha se qentë e Tërbaçe numërojnë katërqind vjet,
unë i thashë se qentë e Pilos u lindën dhe u rritën në demokri.
unë i thashë se qentë e Pilos u lindën dhe u rritën në demokri.
Shkencëtari më tha se të Tërbaçe e kanë trupin të gjatë,
unë i thashë se të Pilos shtrihen nga Gjinazi në Kaçullat –
unë i thashë se të Pilos shtrihen nga Gjinazi në Kaçullat –
dy male që Pilua thotë se janë pronë e tij
bashkë me dyzet qen që njeriut i kërkojnë kokë,
dyzet qen që sa nuk thërrasin të tërbuar: Pilo, o imzot!
bashkë me dyzet qen që njeriut i kërkojnë kokë,
dyzet qen që sa nuk thërrasin të tërbuar: Pilo, o imzot!
0 comments:
Post a Comment