Poemë
(Nga libri në dorshkrim)
Është një pëllumb që i rreh krahët,
Kur ndal nëpër degë, gu – gu këndon,
Jo…ndoshta një lepur nga frika zë e dridhet,
Çdo gjë që ka bërë e ka shqiptuar me zë ë lartë,
E kanë zënë spazmat,trupi dridhet dhe i fërgëllon.
E, më pas bie pëlltum pasi nuk e mbajnë krahët,
Dëgjohet mbytyrazi kur bie duke rënkuar…
Llapat e veshëve seç kapin ca zhurma të çuditshme,
Në ikje,nga sytë këmbët e gjitha rrëmujë,
Hap gojën dhe zgjohet duke e konfirmuar,
Zemra e tij fillon e rreh me vrull.
Nga jashtë,ajo sinkronizohet nga ritmi,
Oh! Nata fillon e çlodhet sikurse trupi im,
Fillon e përkundet përmes një sugjestacioni,
Surreal dhe i qetë.
Ndryshim,
Zëra të çjerrë ta shpifin vazhdimisht,
I padsikutueshëm dhe i pandalshëm,
Ua premtojnë edhe njëherë burrërisht.
Edhe një herë,edhe një herë,
Zgjohen nga makthi i ëndrrave,
Të mbuluar të tërë nga i bardhi qefin.
Nga dritarja e hapur shoh diellin që rrëzëllin,
Një korb me këngën e tij krokat pandërprerë,
Don të futet në dhomën time me lajmin përbindsh’
Ja njoh gjuhën,ai gjithmonë këndon me zë të të çjerrë.
Dekada më parë fillimi ishte krejt i kuq,
E ndiqnim këtë fill përmes gjakut të derdhur,
Ah! Ëndrrat për mrekullinë e jetës na groposën më në fund,
Ashtu në gjenezë lindur nga mitra,
Ankthi në shpirt me shumë fije ishte mbledhur.
Qorrazi,besohej se do të vinte ndryshimi i madh,
E këto ishin dhimbje që na ligshtonin shpirtin,
Konfuzioni nga agjitacioni,
Na kishte kthyer në lugat,
Si të pafuqishëm na mbeti vetëm zhgënjimi.
Sot kaçurrelat ngrihen në pozicionin embrional,
Ndërsa akoma vazhdojnë të marrin frymë,
Pas mbeten gjurmët e një sundimi diktatorial,
Trupi dhe mendja kishin një tjetër fytyrë.
Ne puthnim me afsh pashmangmërisht cikiln e jetës,
E më pas do ta shihnim si krejt të ndyrë…
Unë tani kur zgjohem shtriqem njëherë më shumë,
Goja më hapet,nën qepalla ëndrra është duke vazhduar,
Strukur në rrudhat e trurit shpaloset mendja e mbrëmbjes,
Ata tmerohen,sepse klithmat e mia janë duke vazhduar.
Të gjithë më ironizojnë sikur unë jam i dehur,
Sipas të gjorëve kam humbur fillin e mendimit,
Ata qeshin,kur më shohin se si unë luftoj,
Me buzë të mbledhur,
Grushtat shtrënguar prej zmemrimit.
Ata më japin vetëm një të drejtë,
Që sipas dëshirës mund të bërtas,
Të përgënjështroja sa herë qielli vetëtinte,
Sa e tmershme o Zot!
Kur binin rrufetë,aty - këtu mbinte zjarr.
Duhej të flaknim tutje shijet e hidhura,
Ku këto fjalë pelin na e kishin bërë gojën,
Edhe kësaj bote do të na fshikullonin gjith tmerr me të bërtitura,
E mbi dhimbjet e mia një vaj tjetër do të dëgjoje.
Krenoheshit se kishte pjellë nëna një skifter,
Ndjenjat humbisnin në rrëketë e turbullta,
E,unë isha kurban ku s’do të këndohej asnjëherë,
Lexonim orgjitë dhe llumrat e mëdha të shpirtit,
Heshtja shpirtin do ta përballonte me lot,
Si plak i qëmotshëm balli ishte mbushur krejt rrudha.
Koha në gjirin e saj ruan shumë vendime gjyqi,
Tashmë që lindi dielli i ri janë krejt të shpërfytyruara,
Oh! Zemrat ishin krejt të trazuara prej këtij vendimi,
Në formë kryqi ishte ngulur vështrimi,
Mbi rrezet e diellit të praruara.

Unë hapërdehem përmes këtij kolazhi të gjallë,
Britmat e pafund ajrin janë duke e dridhë,
Vegime prej dimensionesh të çmendurish,
Një testament është duke u djegë,
Por çuditërisht të gjithë për këmbësh i ka lidhë.
Pasardhsit kënaqen duke ngrënë kokoshka,
Pas zjarrit as hiri s’do mundet me i zgjidhë.
Një mendje dhe një trup,
Të gjitha mendimet kështu i kishim në fillim,
Shpirti lufton përherë asnjëherë nuk humb,
E mua më thoshin gjithmonë mos i lexo,
Se janë thënë vetëm për një prillin.
Ndryshimet e ngadalta përshtaten me vështërsi,
Por në fund të fundit ky është cikli i jetës,
E vërteta si maskë për çudi na ther përsëri,
Në këtë moshë,
Fytyra gjithmonë duhej të përshëndeste buzqeshjen.
Përmbysje që nuk i shihnim kurrë,
O perëndi! Brishtësi dhe dobsi,
Kjo ishte një fasadë që fytyrave ne u veshnim,
Ai që ishte më shkërdhatë praktikonte me lehtësi,
E më pas do të quhej më i mençuri burrë.
Çuditërisht unë vazhdoj të shkruaj me stilograf kinez,
Më pëlqen se si e gëlltit bojën pak e nga pak,
Ai tashmë gjurmë më gjurmë nga pas më ndjek,
Edhe kur prehem i qetë në ndonjë çast.
Ndjej ujqërit që ulërijnë gjithë shkumë,
Zemra në kafazin e kraharorit rreh pareshtur,
Çuditërisht është një heshtje dhe agoni e thellë,
Fluturat dhe mjellmat po më shohin si të magjepsur,
Ata fluturojnë dhe këndojnë duke kënduar këngën e vet,
Metamorfozë…
Që mos u zhvilloftë kurrë asnjëherë…
Tiranë.02.04.20117.
0 comments:
Post a Comment