Ky shkrim iku nga Planeti Ynë.
Zbuloi një Planetë, në të cilën, nuk kishte pasur luftë kurrë. Nuk kishte as njerëz.
Tha: po qëndroj këtu për pak çaste.
Duke shëtitur, hasi vetëm eksponate të kushedi çfarë epokash me miliarda vjet drite larg.
Shkatërruesit e jetës më aty nuk ekzistonin. Ekzistonte vetëm qetësia, paqja dhe mosfrymimi.
E ç'i duhet asaj paqeje qetësia pa njerëz, pa frymëmarrje dhe pa mëkate?!
E në jetën tonë?
Frika më e madhe qenka ajo po qe se e përfundon jetën pa mëkate,
sepse atëherë fare nuk ke jetuar!

( 14 prill 2017)
0 comments:
Post a Comment