Tuesday, April 11, 2017

Musa Jupolli: Shqipëria ballakanike, roman i pa shkruar!


Tiranë-Prishtinë, helm e mjaltë me një enë.
Dardania, thesar që nuk respektohet, dashuri interesi, e gabuara politike, deri sa në Tiranë dehjet ideo-politike nuk kanë fund, e gjithë kjo në varfërinë tonë kombëtare !
Dardani :
pa punsim,
dështim n'arsim
varfëri,
ikje nga vendi, e në të gjitha segmentet e jetës ku drejtësinë e dirigjojnë si me shkop magjik përfituesit e Republikës.
- Ushtri e Demarkacion , Fjalë e Korrupcion, Pyetje e Pikëpyetje të lodhshme n'dhenat e Arbërisë !!!!
*
Pena në plagë t'Atdheut,
Ballakni një gramatikë gjeopolitike në dëm të shqiptarëve, ruso-turkët në mos përgjegjësinë tonë, t'Evropës si ndasi, etatikë e Bruxelle-it , ku demografia si në të kaluaren ka filluar të praktikohet sot.
(Kohë e Delacroix me brushë, kohë e Byron me penë në poemat e tij )
*
Është kohë e ngutshme të mirremi me kulturën dhe filozofinë tonë .
Përqarjet, oportunizmi si dhe besimet e ideologjitë e të tjerëve janë fatalizmi i kombit.
Kombi ynë ka themelet e veta në besim dhe histori, kulturë dhe traditë, mësim dhe edukatë, që të jemi të lirë në lirinë tonë, për këtë të thirret arsya dhe ta vëmë trenin në binarët e ardhmërisë, që të jemi të zotët e Shqipërisë !
Kohë e domosdoshme që të dëgjohet zëri i intelektualëve që ta shkruajmë Romanin e Atdheut tonë !
11.04.2017,  Paris.

0 comments:

Post a Comment