Këtu në Ballkanë është një lum
Me ujë të këthjelltë si loti
Gurrat që në të bashkohen
Kanë buruar që moti
Lumi rrjedhë në qetësi
Shoqin se ka askund
Kur ngriten stuhi
Ai tërbohet shumë
Shoqin se ka askund
Kur ngriten stuhi
Ai tërbohet shumë
Lumi ynë edhe tërbuar
Është i kthjelltëruar
Është i kthjelltëruar
Herë valë valë e herë ngadal
Shtegëton nëpër botë
Duke bartë me vehte
Historinë për këtë tokë
Shtegëton nëpër botë
Duke bartë me vehte
Historinë për këtë tokë
Për qengjat therur
Me bajoneta coptuar
Për zogjtë në kafaze mbyllur
Dhe lisat torturuar
Me bajoneta coptuar
Për zogjtë në kafaze mbyllur
Dhe lisat torturuar
Për kullat djegur
Dhe nënat pagjunjëzuar
Për diejtë që lindinë
Burimin e lumit ndritin
Dhe nënat pagjunjëzuar
Për diejtë që lindinë
Burimin e lumit ndritin
Lumi ynë edhe kur tërbohet
Pranë luleve qetësohet
Pranë luleve qetësohet
Mars 1981
LUMI GURRA DHE KROJE ËNDRON
As ujë as bukë dhe n`këtë verë
Etje dhe uri përnjëherë.
Blerimi dhe luletë vyshkur
Shndërohen në të verdhë.
Toka diegur shiun përgjëron
Lumi gurra dhe kroje ëndërron
Brigjet pa rreshtur ura presin
Yje bien por kurr nuk vdesin
Lumi gurra dhe kroje ëndërron
Brigjet pa rreshtur ura presin
Yje bien por kurr nuk vdesin
Burimet në gurra do bashkohen
Lulëkuqet me zogj dashurohen
Ballë stuhive foletë e shqipes
Jo, kurrnjëherë s`do rrënohen.
Lulëkuqet me zogj dashurohen
Ballë stuhive foletë e shqipes
Jo, kurrnjëherë s`do rrënohen.
Korrik 1981
LUM I ZI
Lum i zi !
Këtheja shpresën nënës
me dhunë që i rrëmbeve
në agimin e parë pagëzuar liri.
Këtheja dhe nusës vellinë
t`i ndalen lotët që derdhën
duke thurrë këngë për dashuri.
Lum i zi !
Ndëgjoi rrënkimetë e nënës
për fëmiun që i rrëmbyen
nga prehëri kurë i jepte gji.
Dhe me ledhatimë nëne
I jepte bekiminë e uratën
duke puthur me ëmbëlsi.
Ndëgjoi rrënkimetë e nënës
për fëmiun që i rrëmbyen
nga prehëri kurë i jepte gji.
Dhe me ledhatimë nëne
I jepte bekiminë e uratën
duke puthur me ëmbëlsi.
Ty, o lum i zi !
Do ta ndalim vrullinë vërshues
me pendën që do ndërtojmë
me eshtëra zogjësh dhe yje ndriques.
Atëherë nëna buzëqeshur prore
me afsh do e përqafoi fëmiun
që do ti kthehet me rrezenë
dhe vellin e nuses kapur për dore.
Do ta ndalim vrullinë vërshues
me pendën që do ndërtojmë
me eshtëra zogjësh dhe yje ndriques.
Atëherë nëna buzëqeshur prore
me afsh do e përqafoi fëmiun
që do ti kthehet me rrezenë
dhe vellin e nuses kapur për dore.
Ooo Lum i zi !
Më kot shpresuam se dielli ish në ty
kurë zgjatëm dorën për ta prekur
ai iku në trupin tëndë të zi.
Më kot shpresuam se dielli ish në ty
kurë zgjatëm dorën për ta prekur
ai iku në trupin tëndë të zi.
Maj 1981
LUM I KALTËRTË
Lum i kaltërt tani rejdhë,
fushës grykës gjelbëruar
I kuq dhe i njelmtë një herë ishte
Procka gjaku e kripë djerse,
me ujë bjeshke s`bashku kishte
Procka gjaku e kripë djerse,
me ujë bjeshke s`bashku kishte
Rrugëtonte në oqeanin vluar
Botës shurdhur e t`vërbuar
Qetësinë memece i ka trazuar
Botës shurdhur e t`vërbuar
Qetësinë memece i ka trazuar
Yjet u mblodhën në një stinë
Dhe i kthyen lumit kaltërinë
Dhe i kthyen lumit kaltërinë
Nëntor 2000
ME VRUSHKUJ GJAKU U BË LUM
Shkrepën vetëtima u bë fortunë
Natë e errët hëna në mjegull humburë
yjë e meteor ranë shumë.
Shtëpi e male stuhitë kapluanë
Re të zeza tokën mbuluan
Shkëmbinj fjetur n`ag u zgjuan.
Re të zeza tokën mbuluan
Shkëmbinj fjetur n`ag u zgjuan.
Shi zjarri kishte rënë shumë
Prockat mbushen gjak e shkumë
Me vrushkuj gjaku u bë lum.
Prockat mbushen gjak e shkumë
Me vrushkuj gjaku u bë lum.
Yjë drite botën trazuan
Stuhitë ndalën qielli kaltëroi
Por dielli i vërtet të lindë vonoi.
Stuhitë ndalën qielli kaltëroi
Por dielli i vërtet të lindë vonoi.
Nëntor 2000
NJË LUM NË ZEMËR MË BURON
Një lum në zemër më buronë,
Nëpër të dashuria ime dhe kujtimi
Po si lundurë pa rreshturë lundronë.
Me mallin për mëmën e baban,
Për fusha e bjeshkë gjelbëruar,
Dhe shtëpinë në luftë rrënuar.
Për fusha e bjeshkë gjelbëruar,
Dhe shtëpinë në luftë rrënuar.
Me mallin për vashën flokverdhë.
Ëndërrat rinore - dashurinë e parë.
fyellinë e bariut e lulet n`pranverë.
Ëndërrat rinore - dashurinë e parë.
fyellinë e bariut e lulet n`pranverë.
Vesën mëngjesore, motin me diell
Këngët e zogjëve dhe ujt si kristal,
Ooo lumi im, i imi shpirtë i imi qiell !
Këngët e zogjëve dhe ujt si kristal,
Ooo lumi im, i imi shpirtë i imi qiell !
Që s`ndalon as kurrë s`shterronë ,
As në kohë, as n`acar, as në zjarr,
Se je i mbushur me gjak e lot .
As në kohë, as n`acar, as në zjarr,
Se je i mbushur me gjak e lot .
Lot kujtimi, lot hidhërimi, lot gëzimi…
0 comments:
Post a Comment