Në IMAGINARIUM, kësaj radhe, na paraqitet jo vetëm Djalli (në pëfytytrimet fetare, si mishërim i të keqes), porse edhe Pakti me të!
1.
Sa ligjërime të bukura dëgjojmë nga PËRFAQËSUES TË LARTË SHTETËRORË nga vendet MIKE e të zhvilluara, që po na vijnë në Kosovë: "Ju jeni shtet, ju vendosni për ushtrinë, për integrimet" etj etj.
Bukur!
Vetëm se... "ju nuk mund të merrni asnjë vendim pa ne për ushtrinë...nuk keni të drejtël të merrni vendime… Ju duhet të merrni vendim, të votoni për kufijtë si t’ju themi ne.”!
Uh, sa aktuale vepra “Fausti” e Gëtes” Pakti i Faustit me Djallin, për disa favore. Po ky Pakt, a është biblik apo letrar?
Në fakt, në Bibël, hasim paktin e Satanës me Perëndinë, te Jobi dhe vuajtjet e tij, i cili në asnjë çast nuk e shan Perëndinë, as miqtë, as njerëzit besnikë e të ndershëm.... Kurse Pakti i tillë,në literarturën europerëndimore, trajtohet si temë kulturologjike dhe letrare.
Bota moderne na mëson se duhen edhe paktet me djallin... engjëjt nuk zgjidhin asgjë mbi tokë!
Pakti me Djallin Dobiprurës bëhet për përfitime: sot je demokrat, nesër liberal, pasnesër autokrat, ditën e katërt mysliman, në mëngjes zgjohesh i krishterë, më mirë gjatë ditës të jesh ateist- se kështu "do Evropa...kështu e do koha, interesi... .ndonjëherë edhe budist ‘për të medituar...’ " Kamelonizëm, sipas interesit. Pakt i suksesshëm, i krijuar me imagjinatë kreative, duke bërë lodër me fatin e jetën e tjetrit, njerëzve, kombeve... I vetmi KUSHT, pra, sipas metaforës kulturologjike, është HUMBJA E SHPIRTIT. Kur ta humbësh shpirtin, e ke të lehtë të bashkëpunosh e të bësh gjithçka...
Por Pakti i “të mirave” i shtrirë gjithandej: kërkon edhe pak HUMBJE TERRITORI, pardon: edhe pak HUMBJE SHPIRTI!

2.
A thua, Pakti i tillë edhe me më të keqen, bëhet për "interesa të vendit"!?
Atëherë djajtë e ulur në stolat sllavë, fërkojnë duart të kënaqur!
Mjeshtëria e këtij “pakti”, si duket, është trashëguar ndër ne nga pushtimet e gjata nën Perandorinë otomane e sidomos nën Serbinë. Kësisoj , bashkëpunimi i gjoja udhëheqësve të Kosovës me regjimin serbo-jugosllav, ishte bërë “për të mirën e Kosovës.”! Pa çka se popullin e lanë të burgosej, të vritej, të dëbohej, të përndiqej! Së këndejmi, jo pak protagonistë të asaj kohe, i ke në kyre të vendit, apo si këshilltarë të lartë institucionesh,s espe “ata e njohin mirë Serbinë e si u dashka sjellur me të!”

3.
Pakti brenda nesh shtrihet më tutje në jetën e përditshme: si ta shkatërrosh jetën e tjetrit, fejesën a martesën e tjetrit, punën e tjetrit që punon, si t’i shtiesh në dorë paratë e fitimet e tjetrit, madje projekte për hakmarrje, nëse dikush të ka bërë keq, as që pushojnë.
Ruana Zot, në tokë nuk na duhet Pakti me Engjëllin, sepse feja "predikon opium": mos vidh, mos vra, mos bëj dëshmi të rreme, mos lakmo gjënë e huaj, ndero prindin, shenjtëro...
E çka sjellin këto "shenjtëri", pash nderën!
Prandaj dhe Fesë (kur e dirigjon politika e interesit), iu dashka ky pakt: bëj e vrit në emër të Perëndisë! Harrohet postulati jezusian për të pasur me vete vetëm një palë sandale... më mirë vetura të kushtueshme se sandale!
Pakti i tillë “fetar” realizohet qindpërqind: “palët nënshkruese” dalin plotësisht të kënaqura!
Ruana Zot, e mira është vetëm një imagjinatë, një fiksion i ngritur nga njerëzit që vuajnë!
Domethënë, jemi shtet i pavarur, apo jo!
Ndryshe, po lidhe Paktin e Tillë me Djallin, me Pushtetin, me Të Keqen, me Përfitimet magjike të Paktit, me Lakminë, me Hajninë, me Vrasjen, me Dëshminë Rreme, ty të mbushen xhepat para, përfiton privilegje.

( 13 prill 2017)
0 comments:
Post a Comment