Te kafja e fundit u mendua, më tha: “Bëhu komunist!”,
komunist si e kishte ai në mendje asaj ane,
Xha Rizai – Komandanti dhe ushtari i Brigadës partizane.

S`e kuptova kurrë nga çizmet te kapela a qe i lumtur.
Pas Luftës i kish refuzuar të gjitha me bindje
postet e besnikut që i afroi Enver Hoxha,
u kthye në vendlindje për ta bërë të bukur.

Kur e vrava s`i thashë as bëhet as nuk bëhet,
kur e vrava ushtarin me heshtjen pa përgjigje.
Nga filxhani i ftohur nuk rrufitëm më kafe,
nga pragu i buzës e këtej nuk nxorrëm më fjalë,

midis buzëve dhe kafes një Brigadë partizane
që tha vetëm kaq: “Ah, more djalë!”, kur vrau mua.

Në varrimin te “Bregu i Bukur” shkrova këto vargje:
“Sot dielli në perëndim si e kuqja e flamurit
shoqëron Xha Rizain në rrugën e fundit.”

0 comments:
Post a Comment