Monday, May 22, 2017

Arqile Gjata: AMBIENT TYMI...

Shikojeni,
shikojeni atë bishtin e cigares…
sa i bukur, sa tragjik!
Tek ai bisht cigari
tretur një ëndërr, një vrasje.
Po, po një vetvrasje sipas fantazisë
ishte i përplot, pështjell me shall.
Ai bisht cigari
Ishte një zhurmues në dy kohë…
Nuk e di, në se ende jeton!?
Ndoshta është ai humbësi
që nuk bërtet dotë,
ose një hije e ligësuar
me vetëveten…
Para pak vitesh vari veten
mbi tavllën e cigares!
20 Shkurt 2013-Vlorë

0 comments:

Post a Comment