Kam marrë nga Lana një kartolinë urimi për Senën
Një shtëllungë resh në Dajt më kujton në çast Ejfelin
Zogjve në drurë ua jap Çmimin Oskar tërë jetën
Në qemere urash e portikë kalashë dashurohem me diellin
O blerim pranveror që nusëron në livadhe dhe brigje.
Jepmë një kurorë për vargun entuzuiast, të pathënë!
Mes Tiranës dhe Parisit mbetem nxënës sy magjie
Herë bëhem ushtar e herë si gjeneral hijerëndë
Flas me muzetë, mes mëkatit të fjalës pa pranga
Brenda vetes ngrej vetë qindra Harqe të zjarrtë Triumfi.
Ezanet më ngatërrohen ëmbëlsisht me këmbana
Tek shoh një valle mistike mes gurit dhe drurit
Lulet e qyteteve i mbjell në lulishtoren e vetes
Thur mijëra kurora me të fala e përqafime qiellore
Teksa avionet krahëçeliktë më përkundin mes reve.
Shpirtin e rebeltë dua ta kap si fëmijë për dore

Do të bëhem sot Arkitekt i Dritës së Zemrës
Tirana e Parisi po më duken si lisi me pjergullën.
Në këtë URË ku frymoj gjallërisht ditët e jetës
Mes ëndrrës dua të rithur si stërgjysh ninullën.

Ah, zemra e poetit!
Mikut tim poetit gjakovar që sot u nda nga jeta
Të gjithë do të donim të jepnim një zemër mes dallgësh
Që zemra e poetit të na sillte sërish vargun-monument
Kur shkonim në Gjakovë, Çarshia na përqafonte mes krahësh
Po fjala e tij na bënte princ, na bënte mbret.
Ai ngrihej mbi dhimbjen më fort se vetë Anteu
Përkëdhëlte shkronjën me sy ëndërrimtarë
Veç ta dini se si rrihte në zemër çdo gur atdheu
Ia hapte kanat më kanat portat kujtesës fjalë pavrarë
Një zemër e re poeti do të rrahë mes blerimit
Mbillni në rrugica zambakë trëndafilë e jargavanë!
Për besë, do të ngrihet sërish profesor Halili
Pas një zileje shkollore si këngë e re në Çabrat.
Prekni ca plisa dheu mes Prishjtine, Peje, Mitrovice
Se kudo zemra e poetit rrihte si mulli, si ujëvarë
Oo, mos kujtoni për të kurrë pllakat e varreve ne vite
Po fjongon që na ka lënë me vargun e shpirtin kristal!
Rrudhat garonin me palët e bjeshkës në Shkëlzen e Sharr
Në një dorë shtrënguar vinte haiku e drita e skenës
Oh, të donim poet, miku ynë për çdo qoshe në konak
Të donim që të na zgjoje dhe në dimër lulet e pranverë.

0 comments:
Post a Comment