Tuesday, May 23, 2017

NEHAT JAHIU: PËR TY POET SOT PO DERDHIM ME DHEMBJE LOTË


(Profesorit dhe poetit Halil Haxhosaj)
Nuk mund aspak të them asgjë ndryshe
se ti në një botë tjetër sot na ike,
eh, poet sa me mall do të përkujtoj
bisedën e para një muaji nuk do e harroj.
Të thash do ta dërgoj një liber për redaktim
doja të merrja prej teje , o poet mendiim,
më the se nuk ndjehesh mirë nga shëndeti
the dërgoma ta shoh me sy e me dorë ta preki.
Ta përcolla menjëherë librin ty për Gjakovë
ta gdhendësh vargun e poezive me dorë,
parathënien sa bukur, e kishe shkruar
për mua do mbetet përgjithmon e paharruar.
Profesor librin “ Epitaf lirie” që ti e redaktove
e besova se shumë shpejtë do e pranoje,
ta shkruajta, me dorën time ty për kujtim
por, nuk e prita se sot shpirti yt do ik në amshim.
Eh, poet sa shumë dhembje për ty ndjeva sot
vdekja yte, më preku thell në shpirt dot,
ti na ike, o poet , o, profesor nga kjo botë
për ty poet sot po derdhim me dhembje lotë.

0 comments:

Post a Comment