Sunday, May 28, 2017

Prend BUZHALA: MUAJI I IRRACIONALIZMIT POLITIK


(Kundrime për së kithi), 2
Mos u mërzitni për fjalët që thuhen (edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit), nga rrëmujat zgjedhore politike, si në Shqipëri, si në Kosovë. Është MUAJI I IRRACIONALIZMIT POLITIK: të krenohemi me gjërat që nuk i kemi pasur; të urrejmë ata njerëz që s'i kemi parë e as dimë gjë për ta; të besojmë në diçka që as ëndërr nuk e kemi parë... Po përhapet Filozofia e Pasigurisë (dhe frikës) në të tashmen dhe shpallin mandej Të Ardhmen e Sigurt. Krijimi i pasigurisë dhe frikës janë mjete irracionale të politikës dhe pushtetit.
1.
Qesh betuar që para një muaji, se nuk do t bëj komente politike. U dorëzova. Por do të merrem vetëm me fenomenet e jo me emra njerëzish a partish...
Arsyeja ka shkuar në gjumë. Në Gjumin Veror. Ajo kundron se ku po zëmë në thua e në cilën stinë do të rrëzohemi.
Tani vetëm po ui dëgjojmë ftesat që na bëhen: ta këmbejmë irracionalizmin me racionalen: "Kur i lejojmë vetes të injorojmë një alternativë racionale në favor të një alternative irracionale, ose ndoshta të pajustifikuar, është sikur të hash një ushqim pa vlerë (junk food). Ky ushqim e plotëson nevojën për të marrë një vendim, por e bën këtë pa asnjë vendim. Ashtu si ushqimi i keq (junk food), irracionalja ngop nevojën për të vepruar, por nuk kërkon asnjë veprim. " (Farshad Asl: "The 'No Excuses' Mindset: A Life of Purpose, Passion, and Clarity"). Zgjedhje për të mos e marrë asnjë vendim "të madh"!
Por nganjëherë ky IRRACIONALIZËM rregullon punë: i shtyn njerëzi t'i krijojnë hapësirat për besim dhe shpresë, për ta tejkalaur, dramën e dyzimit: "Besimi është, në të njëjtën kohë, absolutisht i domosdoshëm dhe tërësisht i pamundur" (Stanisław Lem).
2.
Samuel Taylor Coleridge tha:" Në politikë, ajo që fillon nga frika zakonisht përfundon me marrëzinë ".
Njerëzit shkojnë pas irracionalitetit për shkak të frikës ( Richard Nixon: 'Njerëzit reagojnë ndaj frikës, jo ndaj dashurisë.") Do të thotë: fuqia e pushtetit dhe sigurimi i parasë, lëndon anën etike, krijon pasigurinë si filozofi të jetës. Gjërat mjegullohen: "Një korridor i ngushtë është gjithçka që ndan racionalen nga irracionaliteti, kreativitetin nga marrëzia dhe inteligjencën nga budallallëku" (Kilroy J. Oldster).
Bryan Caplan "Synimet e mira janë të gjithëpranishme në politikë; i pakët është besimi i saktë "(libri i tij "Miti i votuesit racional: Pse Demokracitë zgjedhin politika të këqija"/"The Myth of the Rational Voter: Why Democracies Choose Bad Policies").
Kutia e Panorës (kaq joracionale) hapet sa herë vijnë zgjedhjet. Kur u hap Kutia e Pandorës, sipas mitologjisë antike, të gjitha të këqijat fluturuan jashtë, duke u bërë pjesë e jetës së njerëzve, dhe e vërshuan botën; brenda mbeti vetëm Shpresa.

0 comments:

Post a Comment