Atë ditë , kur ia behu Limja në oborr, A. ishte shtrirë mbi dërrasa të ballkonit, ngyrë hiri, të cilat i kishte lyer disa herë me radhë derisa e kishin marrë ngyrën e plotë, sipas udhëzimit që kishe lexuar në pjesën e pasme të letrës së bardhë të plastikës. Limja kolliti disa herë që ta dëgjonte A. dhe, pastaj u kollit më zë më të lartë. U ngjit si flutur shkallëve nga ana e kopshtit , ndonëse kishte shtuar në peshë dhe dukej shumë më e plotë.
-Mos të zgjova nga gjumi?- i tha Petrit, me zërin e saj të theksuar e të hollë si të violinës. E mbante mend që nga fëmijëria. E buzëqeshur, mikpritëse, e ngrohtë dhe e dashur shumë.Sa ishte nëna gjallë, ajo vinte e rrinte në fshat javë të tëra. Tash është degëzuar me llastarë të ri të gjakut.
- Jo, jo,-nuk kisha fjetur. Po dremisja si varka mbi valë liqeni. Këtu e as në Jug gjumi më merr ditën. Nuk mbaj mend të kem fjetur ndonjëherë, me ndonjë përjashtim që kujtesa ka nisur ta harrojë. Ke folur me nënën ?- i tha Limës.
- Si i bëra punët e shtëpisë, e grisha në telefon. Ankohet nga dhembja e gjunjve, sidomos këto ditë maji kur atje po bie shi rrëke.Ka mbetur e vetme. Shtëpia e re do mbajtur e ajo zhagas ndonjëherë i bën punët, fshin dritaret që salloni të mos e humb pamjen e bukur që ka.Babai është pak nervoz, si gjithmonë. Por bujar e fisnik deri në paskajore.Ende mbahet i fortë. Duhani i ka shkaktuar probleme në frymëmarrje.Po, prapë duket si lis i fortë në këmbë, i lehtë si zogu.
Kur dielli po merrte udhën për t’u futur pas shtatë kodrave, në folenë e vet, era ishte shtuar një çikë më shumë dhe, vendin e dritës së diellit e kishin zënë hijet, të cilat u shtrinë deri në ballkon.
A .u përpoq ta rregullonte antenën, të cilën era e kishte lëkundur dhe kishte mbetur për disa ditë pa program televiziv. Lëshoi radion dhe këngët që dëgjoi për disa minuta me radhë, e relaksuan pak. Bëri një kërcim të lehtë nëpër dhomë , pa e parë askush dhe, pastaj vuri xhezven mbi shporet . Poqi një kafe turke dhe doli në ballkon, duke ndjekur rrezet e fundit , në skaj të terasës dhe u ul. Hedhi sytë përtej terasës.Një zë zogu dëgjohej duke cicëruar ,mbi shtyllën e tensioni të lartë të rrymës, që kapërcente disa dhjetra metra larg oborrit të tij. Sytë i përqëndroi të një fije e marimangës, e cila kishte bërë një rrjetë për t’i hedhur me mashtrim insektet, fluturat,
Mori një shkop si tëholluese, e zgjati dorën dhe e çliroi . Ajo po luftonte me vdekjen. Qëndroi një copë herë duke e vëzhguar derisa ajo mori forcë e u ngjit qiellit, e liruar nga kthetrat e marimangës, e lirë. Petriti . u ndie mirë që së paku shpëtoi një insekt të butë që mbush qiellin me hijeshi, nga një marimangë e zezë, me shumë këmbë, e shpejtë si vetëtima.E plot helm në majë të gjuhës !
Nga brenda dëgjoi një këngë popullore, nga e cila shkëputi dy vargje dhe i shënoi me stilolapsin me ngjyrë të kuqe, në skaj të një letre : “ Ah në gjunj të kisha ra, për fajin që kam ba”. Për një çast sikur humbi nëpër kujtime të kohës. Iu kujtua një natë vere kur ishte i ri. Iku me me Sezin në një udhëtim të parë jashtë vendit. Udhëtimi ishte i gjatë dhe larg disa qindra kilometra. Morën pastaj trenin për në atë qytet bregdetar.. Ishte natë e freskët. Në orën gjashtë të mëngjesit zbritën në qytetin e bukur të ëndrrave. U mrekulluan nga lulet nëpër parqe dhe qytetin e pastër si loti. Në një byro turistike i përcolli një shofer me flokë të rruara , tullac.
-Quhem Ivan. Bëj punë natën për të fituar disa levë. Kam tre fëmijë dhe gruan. Ju vini andej nga një vend ku flitet shqipja. Edhe kam mësuar disa fjalë. Udhëtarët e mi janë shqiptarë dhe i çmoj shumë. Me disa edhe komunikoj në telefon. Unë do t’ua gjej një shtëpi me oborrr, të një miku im. Ka një kopsht me pemë, mollë, kumbulla e pjeshka. Ka hapësirë të gjërë. Është njeri fisnik. E keni në disponim një shtëpi. Pagesa për ju është e lëverdishme. Doni të ju çoaj deri në Byro e pastaj të ju përcjell atje?- foli dy a tri herë.
- Si thua Sezi? iu drejtua A. Ai po gërhaste. Ishte lodhur dhe nuk mund t’i bënte ballë shumë pagjumësisë. E lëvizi dorën që la të nënkuptonte se ia vlen. Nëse na pëlqen, vendosemi . Pastaj, mund të bëjmë lëvizje, sa t’ia njohim ëndrrat qytetit , gjithandej në shkëlqim nga dritat e neonit. Për çudi, në atë mëngjes të freskët të korrikut, nuk u ra në sy asnjë patrullë e policisë.
- Jeni të martuar?- pyeti me zë të ulët Ivani.
- Jo,- i thanë njëzërit të dy. Sa kemi mbaruar studimet dhe jemi punësuar.
- Do të kaloni bukur. Mos keni frikë këtu. Nuk ka policë të veshur, por ka shumë policë pa uniformë.Siguria këtu është më e mirë se në çdo vend të Ballkanit. Ka edhe shumë rusë në pushimore. Rrini larg tyre, se janë mendjemëdhenj. Mund të ju provokojnë. Bëhuni se nuk kuptoni, nëse ju flasim. Do të heshtin , kokëulur. Ja edhe pak , një rrugicë e vogël, anash me drunj. Shiheni mirë që të mos e humbni udhën ,kur të kteheni nga korzoja. Atje dalin plot të rinj e pleq. Sheshi mbushet deng. Kjo shtyllë elekrtike , paksa më e veçantë se të tjerat, do të ju shpie drejt shtëpisë ku do të vendoseni. Pas disa metrash Ivani dha shenjë në të djatthtë dhe, u fut në oborrin e rrethuar me lule erë trëndafilash e çaj bliri.Pak më larg panë një njeri që po zbriste me një shportë kumbulla nga një trung i gjatë, ku ishte kacavjerr me shkallë.
-Ja pronari flokëthinjur!,- u tha banuesve të rinj. Quhet Ivanov. Ka bartur mall për Shkup e Prishtinë E njeh si në gishtërinj të dorës çdo pëllëmbë atje. Ka bartur cimento vite e vite. Ka mbresa të mira për njerëzit atje. Bile, siç më ka thënë shpesh, kishte një mik atje që e quanin Besim. Disa herë ai i kishte bërë konak në shtëpinë e tij.Verës, kur kishte kohë, ai vinte me tre ffëmijët dhe gruan dhe pinin raki kumbullash në ketë oborr, deri natën vonë.
-Nga Kosova jeni? – iu drejtua Ivanovi.
-Po, i thanë me një gjysmë zëri. Nuk e njihnin mirë, ndaj u dukën të rezervuar.
-Pse rrini të heshtur?- u tha duke buzëqeshur. Kjo është si shtëpia juaj. Ejani pas meje. Ata e ndoqën pas. Ai zbriti në bodrumin e shtëpisë së tij, ku ishte shumë freskët. Ndezi dy dirita. Andej murit ai kishte rregulluar rafte nga dërrasat dhe kishte paluar me qindra shishe të çelqit. – Do t’ua lë çelësin. Do të pini deri sa të rrini këtu. Oborri me pemë është edhe oborri juaj. Nëse ndokush nga andej vjen për pushime në Varnë, për dy a tri net, mund të fle pa asnjë lev. E keni të qartë?-
-Po, po. Kuptojmë ndonjë fjalë sa për mos mbetur në baltë.
- Ja ku i keni dhomat. Mund të fleni në një dhomë , ose ndaras. Kur bëri të largohet, ua shtrëngoi duart dhe u tha: natën e mirë!
- Si të duket Sezi?- e pyeti Petriti. Mua po më pëlqen. Paska një terasë të vjetër, por të lyer mirë. Pamja nga deti po më impresionon shumë.
- E mirë qenka, - i tha Sezi Petritit. Të bëjmë një larje në banjo e të shtrihemi. Nesër ndërrojmë në këmbimore marka gjermane. Këtu, më kanë thënë, është më lirë se të na.
-Ja njëqind marka,- ia hodhi mbi tavolinë Sezi Petritit. Ti mbaj . Ne do të pimë e hamë bashkë, bashkë tërë ditën, bashkë tërë natën .Petriti luajti pak kokën dhe heshti.
- Natën e mirë!- , i tha Sezi.
-Bëfsh gjumë të mirë! -, iu përgjegj me një ton të butë Petriti.
Natën Sezi u zgjua dy herë për të urinuar. Mbajti krahëve një këmishë të hollë edhe pse Petriti i tha disa herë se do të ftohesh. Kur u zgjua herën e parë, zuri në karrige dhe përpak sa nuk e zuri kokën për muri. Kishte flokë të rralla, prej vitësh. Në çantë mbantë një parfum të hollë dhe , tinëzisht zbrazte disa stërkala dhe ato pastaj ngjiteshin për lëkurën e kokës. Kishte kokë të rrumbullakët e simpatike.
-Të zuri këmba Sezi?- i zgjuar përgjumur kur dëgjoi atë rrapëllimë.
-Po, po. Edhe nusja kur martohet, në fillim nuk i di të gjitha labirintet e shtëpisë. Po ngadalë, i mëson,- i tha si me shaka Petritit.
- Je ftohur në makinë. Ishte shumë freskët.
-E di, por mua më vintë vapë.
Pashë lloj-lloj çaji të luleve në ballkon. I kishte vargëzuar pronari me kujdes aty, mbi gozhda varur, të ngujuara mbi dërrasa. Kur të zgjohemi, do ta përgats një çaj. Ditën pastaj, kur do të dalim në qytet, do të kërkojmë ndonjë këmbimore. Do të blejmë edhe një kilogram mjaltë. Bullgaria është e njohur për kultivim të bletëve, ka ambient të bukur malor , me lule shumëllojesh, vazhdoi t’ia shhpjegonte Petriti.
Të nesërmën u zgjuan në mesditë. Ivanovi u kishte sjellë bukë nga shtëpia dhe kos e djath të mirë të deles. Kur kuptoi se ende janë në gjumë, e mbështolli mirë e mirë me një bez të bardhë, e la në terasë dhe, zbriti nga shkallët e drurit me kujdes. Që të mos i zgjonte nga gjumi.
-Qohemi Sezi ?- i tha Petriti. Qenka bërë ora 11.25 minuta. Jam i uritur. Do hamë pulë të pjekur në skarë ose byrek me gjizë. Më kanë thënë se bullgarët i përgatisin mirë.
-Merri markat !, - e i tha Petritit. Dalim pak në terasë?- . Të shohim si duket dita e parë këtu.
-Po dal unë,- i tha Petriti. Hodhi sytë mbi tavolinë. Pa një pjatë të thellë të mbukuar me një bez, hekurosur mrekullisht dhe të pastër shumë. E tërhoqi ngadalë nga ana e djathtë, ngadalë, me kujdes i frikësuar pak. Kur e hoqi të tërin, klithi me zë: ua çfarë na paska përgatitur zonja e Ivanovit!.Pite të freskët, e butë si mëndafshi. Paska aromë të mrekullueshme .
- I lumshin duart!,- tha Sezi dhe erdhi shpejt e shpejt. Hëngrën me oreks, me kos deleje. Pastaj dolën në qyttet.
Në mes të qytetit , në një vend të dukshëm për kalimtarë , panë një këmbimore. Petriti iu afrua afër sportelit dhe hodhi brenda, me pasaportë markat. Njeriu me syza, të cilat i mbante ne majë të hundës, numroi levët dhe Petriti i futi në grusht e pastaj i paloi në çantën e vogël, të cilën e mbante në qafë.
-Shkojmë për të parë çfarë rërë ka në plazhë?- i tha Petriti Sezit. Mbase aty mund të takojmë Agronin dhe Gencin. Më thanë se janë nisur dy ditë para nesh.E në mbrëmje dalim bashkë për ta njohur qytetin dhe fshehtësitë që ua afron pushuesve.
-Unë i kam marrë gjësendet kur ti dole në oborr e po e falënderoja Ivanovin për pitën dhe kosin bullgar.
-Këndej qenka një rrugicë e shtruar me gurë katrorë, me ngjyra të kuqe në mes.E plot lule erëkëndshme. Atje mbase do të kërkojmë ndonjë çadër që mos të digjemi ditën e parë. –i tha Petriti.
-Ec ti përpara!,- se je më i moshuar.
-Këtu s’ka moshë Sezi ,- jemi të një moshe.E rëndësishme është që të mos rrëmbehemi. Ka gjithçka këtu.
- Ja atje, m’u buzë detit , e shoh një çadër të lirë, Të ngriturat janë të zëna. Ata që janë zgjuar më herët, i kanë zënë me kohë dhe , ja se si janë shtrirë e rreziten. Atje poshtë lundrat motorike çanin detin me tallaz. Pas rrëshqisnin mbi dallgë njerëz moshash të ndryshme, por kryesisisht të rinj. Të nxitojmë se do të mbetemi pa çadër. Kur u afruan, në anën e majtë të çadrës fqinje, një burrë e grua po llafosnin turqisht.
Pasdite, pa rënë muzgu, retë u shpërndanë me shpejtësi marramendësi. Pas pak, nga fundi i një kodre të lartë , u dëgjuan bubullima e vetëtima me shkreptimë zjarri.
-Do të bie shi,- i tha Petriti Sezit, Të bëhemi gati. Ja se si njerëzit i mbledhin rrobat e larjes. Ia njohin nazet detit . Duke llafosur, fryu një erë që ngriti pluhurin e hollë të rërës që u shpërnda në një rreth vicioz.
-Ikim me kohë, sa nuk është zbrazur ndonjë valë më e madhe e shiut e na lag . Na bën si pulat e qullura .
Ecën nëpër plazhë duke vështruar mos shihnin ndonjë shok. Kur shiu mori hovin e vet, ata u afruan pranë një kioske të vogël ku ishin strehuar disa të rinj. Petriti pa një çupëzë . . E hollë, me sy si kallëzit e grurit në arë . E vështroi tinëzisht. Ajo për një çast drejtoi trupin e saj si selvi. Buzëqeshi.
-Ju flsni një gjuhë jo sllave. Një gjuhë të ëmbël melodioze. Ju jeni shqiptarë?- foli me një dashamirësi të paparë. Babai kishte një shok nga ana e Tetovës. Raif e quanin. E donte shumë . Kishte punuar në një ëmbëltore në Bratisllavë dhe , si e vogël babai më merrte të shtunëve e unë haja me shije ato ëmbëlsira. Vdekja e mori herët,- më thoshte babai. Lotët i shkonin si krua nëpër mollëza, kur e kujtonte. Nga atëherë unë kam ndjenjë respekti për shqiptarët.
Kur u ndal shiu, Petriti e pyeti: si të quajnë?
-Kristinë. Kam ardhur që dy ditë. Banoj në bllokun katër, në katin e dytë, në dhomën numër 8. Është një garsoniere dhe ka një shtrat , një ballkon të ngushtë dhe një varëse për terje rrobash. Në dhomën tjetër banon një grua emrin e sëcilës nuk e mbaj mend. Është e dashur. Çalon në njërën këmbë. Zbret shkallët me një shkop, duke u mbajtur për mbajtëse anësore. Më tha se ka pësuar aksident në komunikacon dhe , tash po e merr veten ngadalë. Në mëngjes më fton për të pirë kafe. I bën të mira e me shkumë.
-Mund të shihemi sonte?- i tha si me drojë Petriti.
-Hmmm..kafshoi ajo buzët. Jam e lodhur .
- Dikund nga ora dhjetë?- si thua vazhdoi Petriti,. Pimë ndonjë pije të freskët dhe pastaj të përcjell unë deri në afërsi të banesës.
- Ajo rrudhi krahët dhe pohoi me kokë. Do të vij të kioska , sepse nuk e njoh qytetin. Asnjë natë nuk kam dalë. Kam marrë tri romane për tri javë sa do të qëndroj . Kur ik nga plazha, shtrihem në dhomë dhe lexoj. Shpesh më zë gjumi duke lexuar.
-Do të pres në dhjetë, mu aty ku shiu na bëri çull.
-Po të mos ishte shiu, unë s’do të strukesha nën strehë aty dhe ne nuk do të njiheshim kurrë. Shiu u bë urë për shumë fjalë dhe, u nis drejt rrugës, duke e kthyer kokën disa herë pas.
Petriti bleu një bukë, pak djath, kos dhe u nis për në shtëpi. Atje e gjeti Sezin, shtrirë në barin e gjelbëruar.- Erdhe ?- i tha me buzëgaz.
-Po, erdha. Kam lënë një takim në orën dhjetë. Me atë Kristinën e vogël që u rrit në sytë e mi.Dukej se ishte e mençur.
-Bëhu gati atëherë !,- i tha Petritit.Unë do të rri në oborr. Të pres deri vonë.
Petriti u bë gati shpejt e shpejt dhe duket se po fluturonte nga gëzimi. Mori udhë dhe , iu duk aq e gjatë,e me kilometra larg. U mbështet për kioskë dhe po priste me padurim. Nga larg u duk se po vinte. Kishte veshur një fustan të lehtë që era ia përplaste djathtas e majtas.
-Ke pritur shumë?- i tha Kristina, e tëra shend e verë.Një parfum ia zuri hundët. Në dorë mbante një trëndafil të kuq. Petriti kishte blerë një tufë lulesh dhe ia dhuroi. Ajo e puthi në buzë. Buzëmjaltë ishte !
- Të shëtisim pak ?- i tha Kristina. Nuk mund të rri më shumë se deri në orën njëmbëdhjetë. Gruaja ku unë banoj në fillim më ka treguar se duhet ta respektoj këtë orar. Bile ka biseduar me babanë nga këtu me telefon dhe, ai u gëzua shumë. Pas dy ditësh më vjen një shoqe dhe mund ta ndërrojmë banesën, se këtu është pak ngusht.
- Të pimë nga një lëng, si thua Kristinë?- lirshëm foli Petriti sikur ta njihte me vite të tëra.
- Do të pimë dhe unë do të rrëfej jetën time këtu. Në ditën e parë dola në plazh, e vetmuar. Pranë çadrës sime rrinte vetëm një djalë . Më tha se vinte nga Shtipi. U shoqërova dy ditë, por nuk pranova të dal në mbrëmje me të. Edhe kisha frikë. Fliste keq për shqiptarët. E unë kisha një bindje tjetër. Kur u duke ti Petrit, unë u çlirova e tëra.Fjalët e babait i ruaj në kujtes nga fëmijëria dhe ëmbëlsirat që i haja gati çdo të shtunë në ëmbëltoren e mikut të babait tim, Raifit të ndjerë. Kur u ndanë, ajo e puthi edhe njëherë dhe e shtrëngoi fort . Me të njëjtin ritëm, afsh e puthi edhe Petriti. – Nesër të pres të kioska,- i tha Kristina. Shkojmë bashkë te çadra ku qëndrova dy ditë me Sllavkon . Pastaj do ikim në një vend tjetër , më të qetë e sa më larg syve të njerëzve. U bë?- i tha dhe u tret nëpër udhën rrethuar me drunj e drita neoni.
Petriti mori udhën drejt shtëpisë së banimit. E gjeti Sezin mejtuar.
-Çfarë ke Sezi?- i tha miqësisht.
- U merakosa shumë. Madje dëgjova disa zëra rreth shtëpisë. Dëgjoheshin disa të rinj , të cilët bërtisnin e shanin. Por gjuhën e tyre nuk arrita ta mësoj. Hodhën edhe shishe birre në kopsht.
- Mos ke frikë nga pijanecët ! Kur pinë ,ata janë më të urtë. Nxjerrin nga thellësia e shpirtit brengat e jetës.
- U takove me çekën e bukur ?- i pyeti Sezi Petritin.
-Po,. Kam lënë takim nesër. Më zgjo, nëse me s’më del gjumi.
- Mos ke frikë. Ti e di se unë zgjohem herët. Fike dritën! Dhe, bën gjumë me ëndrra të bukura Petrit. Je njeri me fat. Ajo dukej shumë simpatike.
Të nesërmen , nga ora 8 Sezi e zgjoi Petritin nga gjumi.. Në ato çaste ai po e ëndërronte syshkruarën. U zgjua trembur. Uh, paska rënë një diell i bukur, më i bukur se çdo ditë.Po hedh një zhiletë fytyrës , laj dhëmbët dhe po nisem. Mos të vonohem. Ndërsa ti eja më vonë. Unë dal e të pres. Do të largohemi nga ajo tollovi njerëzish. Para kioskës doli më herët, i frikësuar se mund të vonohej. Ajo erdhi për disa minuta më vonë.
-Bërë gjumë të qetë Kristinë?- i tha dhe ia shtrëngoi dorën .
- Pashë një ëndërr të çuditshme. Unë po prisja këtu, në këtë vend, e ty të pashë duke u endur me një lundër, me një vajzë bjondinë. Desh plasa nga inati. Gjumi më iku. Nuk i sheh sytë e mi të buhavitur? Po kur të pashë, më erdhi shpirti në vend. Ajo ia mori dorën dhe ashtu shkuan të çadra e Sllavkos. Ai po vështronteme sy nga deti. Kur ktheu kokën, mbeti i shtangur në vend.
- Ku është miku im. E quajnë Petrit. Është nga Kosova. Erdha të përshëndetëm. Jeta paska shumë udhë. Unë e gjeta udhën time dhe , u larguan heshtur, pa lëshuar asnjë zë. Disa metra larg u ulën në një çadër. Shtrinë një batanije të hollë. Ajo e shikoi Petritin drejt në sy, sikur donte ta hante.Petriti rrinte si të ishte i dehur. Ia ledhatoi flokët. Pastaj , rrokur dorë për dore, u futën në det. Uji nuk ishte shumë i ngrohtë, se ishte herët. Ata u ngjitën trup për trupi dhe puthjen s’u ndalën për disa çaste. Kur dolën në breg, Petriti nxitoi drejt çadrës, mori peshqirin e madh dhe, ia hodhi krahëve Kristinës. Ajo e pëlqeu këtë gjest të mirësjelljes.
- Faleminderit Petrit !-. iu tha ajo. Unë ende s’i kam mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Kam edhe tri ditë për t’i mbushur vitet e pjekurisë. Pastaj do të gjunëzohem para Krishtit. Ta pyes nëse është mëkat dashuria. Nëse marrë zërin e tij, atëherë do jemi një. Kam frikë Petrit në mos dëgjoj ndonjë zë mohues.Pastaj do ta festoj këtë festë me Ty.
-Unë do të dua edhe kështu, me shpirt.. Nga dita kur të takova, ti u fute në skutë të zemrës sime. Po Krishti nuk mund të jetë shpirtkazmë. Kam dhe një propozim, mundet ?- i tha si i frikësuar. Do të vish nga sot te unë? Do të banojmë bashkë. Kam dëshirë të pi ndonjë kafe nga duart tua të buta si mëndafshi.
- E kam paguar pushimin për tri javë. Ndoshta dhe nuk m’i kthen levët. Çdo të bëj atëherë?
-Unë gjej dy njerëz që do t’ia përcjell pronarës për aq kohë sa do banoje ti aty dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Por do të shkoj në kohë të drekës për ta diskutuar këtë ide. Po shkoj , sepse ajo në mbrëmje , sa e di unë, shkon të një kushërirë për të kaluar natën.
-Mirë , nxito. Pastaj unë vij e të ndihmoj të vendosësh te ne. Shtëpia ka dy kate dhe tri dhoma të zbrazura, pa njerëz. Ti mund të banosh vetëm.
- Për ashtu nuk e kisha ndërruar vendbanimin. Por të lus, duhet të marr uratën e Krishtit. Kur të afrohen akrepat e orës, do të dalim në oborr e do t’i ndezim dy qirinj. Ne do të futemi në një shtrat. Dua të të përjetoj me ngrohtësi. Kam gjetur diçka në jetë. Pas një orë e gjysmë, ajo u kthye me një çantë krahu. Petriti mbeti i habitur. –Hë, si u bë kaq shpejt kjo ?
- I tregova krejt rrëfimin e dashurisë. Asaj i shkuan lotët rrëke nëpër fytyrë. U fut brenda dhe doli me një pliko në dorë. Ishin levët deri në centin e fundit.. E hapi dhe më tha: Ti ndjehu e lumtur ! Veç një gjë nuk do ta falë kurrë: Nëse nuk ma sjell atë Petritin tënd ta shoh, nuk do ta falë kurrë. Madje një natë do të festojmë bashkë.
- Pa bërë zë, e përqafova dhe qava edhe unë.
- Tash vjen Sezi dhe unë e ti e çojmë çantën dhe ty të vendos ku të duash. Ka një dhomë me sy nga deti e dielli. Natën vonë mund të dëgjosh valët si përplasën nëpër shkëmbinj. Edhe qiellin me yje Kur mban kohë e mirë , pa mjegullnajë, e vëren hënën të veshur si nuse, stolisur me argjend. Ashtu duket nga ai ballkon. Natën e parë ajo ra në dhomën , e vetme. Nga gjysma e natës një trokitje e lehtë u dëgjua në derë. Petriti u zgjua shpejt, se mendjen e kishte te Kristina. Kur hapi derën, e pa të veshur në një pizhamë të hollë.
- Kam kokëdhembje Petrit !- , ndaj erdha të kërkoj ,nëse mban ndonjë tabletë. Mandej kam edhe frikë të fle vetëm në këtë shtëpi. Dëgjova një shushurimë jashtë dhe më iku gjumi. Nuk mund të fle atje !
- Eja, mos u tremb. Ja ka dy shtretër këtu. Shtriju , se të mbuloj unë me batanijen time. Është e ngrohtë valë.
-Të shtrihem pranë teje ?-vazhdoi ta ngacmonte mendjen dhe trurin e Petritit. Por me një kusht..të ma japësh fjalën se nuk do të më ngacmosh..kam rrëfimin para Krishtit. Të kam treguar?
- Fle e qetë si qengj, sybukura ime. Unë do të bëj gjumë mbi qepallat e syve tu.
- Kam sy të bukur Petrit , a veç më thua të ma plotësosh edhe një dëshirë?
- Për mua janë sytë më të bukur që kam takuar ndonjëherë në jetë. Janë sy të virgjër,nga brendia e syve tu shoh sytë e mi. Nuk më sheh se i kam të përlotur?
- T’i fshij lotët Petrit?
- Si të duash Kristinë. Unë për ty jam rojë e natës sonte. Do të pres deri në rrëfim...Shpejt do të kaloj kjo natë, dy net dhe nata e tretë është rrëfim në vete.
- Do të fal gjithçka sonte Petrit. Mora mendimin e Krishtit. Më erdhi si një zë. Dëgjova edhe këto fjalë. Jeta është sketërrë pa dashuri. Një herë dashurohet në jetë. Përqafoje dhe mos ik nga sytë e djalit që ta ka rrëmbyer zemrën. Aty është lumnia e jetës.Përtej botës reale s’ka asgjë.Është më shumë se ferr.Kur ra muzgu, Kristina mori dy qirinj dhe i ndezi në oborr Flaka e tyre u derdh drejt qiellit., Pastaj u futën në dhomën e rrëfimit. Ajo zhveshi gjithçka nga trupi. Dy mollë të saj , me majë të thepisur, të bardha ti qumështi e mahnitën Petritin. Ajo u afrua, i ra në gjoks, e tëra. Petriti lëshoi dorën drejt kërthizës së saj . Ajo u dridh si purteka në ujë . Drejt luginës se lëngëzuar ai u gjunëzua. E tërhoqi nga vetja .Një ofshamë u shpërnda nëpër atë dhomë gjumi, ofshamë e lehtë , ofshamë që sa vinte e merrte zë . Natë me pshëretima të pafund. Të nesërmen Petriti u zgjua më herët. E mbuloi me batanije të hollë. Ajo po bëntë gjumin e parë të lumturisë. E puthi me kujdes . Ajo endjeu dhe e tërhoqi sërish në shtrat..Pshërëtiu , deri në dhimbje, pshëretiu thellë..Nga fundi i shpirtit nxori një zë lutës..rri, mos u zgjo, kam frikë se po më lë të vetmuar, kam frikë nga lumnia !
Jashtë po binte shi. Një shi i ngrohtë vere.

Oslo, 28.5.2017
0 comments:
Post a Comment