- Zëri : Si ndjehesh sonte? E di se mbrëmë të kam lënë pa gjumë. Të të kërkoj falje?- i vinin këto fjalë sërish, shtruar, saktë, pa zhurmë.
- Nuk e di. Nëse më vë mes dy zjarresh, do t'i mbyll me pambuk të dy veshët e do t'ia mbath gjumit.
- Po unë jam frymëzuesi. Ti veç mbaje stilolapsin në dorë dhe shkruaj. Unë të diktoj .Dhe nuk do të hesht:
- derisa t'ua rrëmbejë pasurinë që politikanët e kanë fituar pa u djersitur tash e disa vjet.
- Po unë jam frymëzuesi. Ti veç mbaje stilolapsin në dorë dhe shkruaj. Unë të diktoj .Dhe nëuk do të hesht:sekte që fëmijëve natën u ecën nëpër trup,
- derisa të ndalet kjo keqbërje e vjedhje e arkës së popullit të përvuajtuar , i rraskapitur nga varfëria,
- derisa të shkojnë në birucë ata që keqpërdoren pushtettin sikur ajo të ishte pronë e baballarëve të tyre.
-derisa të mos vidhet me pak para vota e qytetarit hallëxhi dhe i mashtruar nga matrapazët fytyrëzinj.
- derisa nuk do të shoh nëna të përvëluara , të cilat presin pranverë e vjeshtë t'ua kthejnë të gjallë a të vdekur bijtë e bijat e tyre nga agresori serb gjatë luftës në Kosovë,
- derisa të dëgjohet më zëshëm , i artikuluar qartë në Bruksel zëri i parisë së vendit për territorin e cunguar të Kosovës sot,.
Të duken shumë këto kërkesa ,- iu drejtua bashkëbiseduesit të tij? Unë kam edhe të tjera, sipas situatës.
- Unë ende nuk e kam të qartë nga cila nëntokë vjen ky zë: nga Veriu, Lindja , Azia a Përëndimi. Pa ma nxjerr kokën pak ta shoh, sytë zhbirues që i marr me mend se i ke , numrin e këpucëve që mban në këmbë, gjurmët nëpër tokë, orën që mban në dorë, ditarin tënd sekret.
- Kurrë nuk do ta kuptosh kush jam. Jam zë i shekujve që përmbys perandori, mbush burgjet me njerëz që shpërndajnë virusin e korrupsionit duke ia marrë nga goja copën e bukës voglushit në sofrën edhe ashtu të thatë.Bie në det e nuk lagem, ngjitem nëpër qiell e shpërndaj retë e mllefosura, rri te deti të ballafaqohem me Bajloza të zinj, me erëra të forta që shkulin rrënjë të thella nga shkëmbinjtë, parandaloj terrin e natës qyteteteve, përcjell si hije njerëzit e maskuar që vjedhin djersën e mërgimtarëve duke ua thyer shtëpitë, hyj nëpër dosje të gjykatësve të pangopur që ua rjepin lëkurën njerëzve të pafajshëm.
- Po ti, vazhdoi bashkëbiseduesei si i tërhequr për gjuhe, qenke si Danjolli i Sherkës. Ke lexuar për këtë personazh të pushtetit dikur?
- Hmmm...Unë nuk prek nëpër shkronja të fjalës . Ato fjalë që më nxisin edhe mua e më bëjnë më të fortë në këtë hapërim.Unë jam një copë diell në librat e shkruara. Unë ndjek nga pas danjollët , danjollët që gati se janë varrosur shumë vite më parë. Por fara e tyre mund të shumëzohet edhe sot.Jam në ndjekje të tyre ! - Hë, si thua,- do të më shoqërosh edhe sonte deri në të dalë të ditës së re?
- Jam i rraskapitur për gjumë. Madje kam edhe dhembje në yje. Më duhet të shtrihem.
- Po unë me kënd do të flas?- vazhdoi ai zë. Të flas sonte me mallin e vargjeve tua?
- Me cilin mall, zë që më trishton pak?- u zgjua si ta kishte rrëmbyer lumi përpara.
- Me mallin që ke për atdhe dhe për dashurinë ndaj atdheut. Edhe për pjesën intime të jetës. Edhe unë jam i martuar. Kisha në zë të bukur dikur. Iku, më la në rrugë. Nga zemrimi që pata, u shndërrova në zë. E takova buzë detit një natë. Po këndonte një serenadë. Ma rrëmbeu zemrën e mbeta pa zemër. U bëra asht e lëkurë,, pa ngrënë e pa pirë. Fleja skutave të mullinjve. Kur vinin njerëzit për të bluar, shndërrohesha në ujëvarë për ta venë qarkun e ujit në veprim. Ndonjëherë harroja dhe bërtisja me zë të madh. Atëherë bluarsit mezi gjenin derën dhe dilnin jashtë për të dëgjuar nga ardhi ai zë. Po unë isha hija e zërit tim.
Jam zë i hijes sime. Zë i kohës në shtegtim. Për një tokë pa njerëz shpirtkazmë. Njerëzve t'ua kthej buzëqeshjen e humbur tash e njëqind vjet më parë.HIje jam , zë jam.Zëri i diellit tim.

Oslo, më 26.5.2017
0 comments:
Post a Comment