Wednesday, May 31, 2017

BAJRUSH BUNJAKU: DY POEZI

Poezi-Tekëstetet e dy këngëve që i kamë shkruar për këngëtarinë e mirënjohur Milaim Mezini, për të cilat pata pësuar mjaf nga keçtrajtimi i Sigurimit Shtetrorë Serb.

MARTESA NË KUFI

Nusja me shami,
Me nënën ndahet,
Me djalin e panjohur,
Takohet në kufi.
Nënë e dashur mos ke mërzi,
Do vie e blertë pranvera ,
Do të kthehemi në shtëpi,
Kurorë do bëjmë në atdheun e ri.
Dasmën do ta ndezim,
Daulla do të buqet,
Në vendin tonë të lirë,
Do të rrojmë të qetë.
Martesa dashurie.
Kosova pranverë.
Fole e zogjve të diellit,
Do të jetë përherë.

DO TË NISIM DASMËN

Do ta nisim dasmën
Do ta martojmë djalin
Nusen do t’ja marrim
Ta plasim dushmaninë
K’ta pushtues të zinjë
Ciklop me një sy
N’mes dhëndrrit e nuses
Na kan vërë kufinjë.
Kur do nisimë qerrenë
Ti vejmë jorgovana
Keq na i kan nxanë rrugën
K’ta hasëm dushmana.
Mos ki dert moj nuse
Ska ç’na bëj dushmani
N’dasmën ton të madhe
Do të jehojë tupani.
Do të jehojë kanga
Do t`gzohenë fushë e mal
Dasmën tonë të madhe
Askush s`mundë t’a ndal.
Kur do vish te ne moj
Do të lindësh djalë
Do ti tregojmë botës
S’ndahenë k’ta shqiptar.
Bajrush Bunjaku, Gusht 1996

0 comments:

Post a Comment