Wednesday, May 24, 2017

Prend BUZHALA: PANAGJERIKU I PAL ENGJËLLIT


(Çaste eseistike: Fjalimi i Pal Engjëllit më 1460 , me rastin e vizitës katërditore të Skënderbeut në Raguzë. NGA ORATORIA ARBËRORE), 23
Për Pal Engëllin dimë dy fakte: se është autor i dokumentit Formula e Pagëzimit (1462), se ai ka qenë në kreun më të lartë politik e diplomatik të udhëheqjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Madje, mund të thuhet se Skënderbeu kishte qeverinë më të shkolluar në Evropën Juglindore (Ballkani i sotëm). Pos Pal Engëllit, aty bënin pjesë edhe Dhimitër Frangu, Gjin Gazulli etj. Për jetën e tij mësojmë nga vepra "Histori e Skënderbeut" e Marin Barletit. Barleti na shpjegon:
"Si u nderua kështu publikisht nga qytetarët dhe nga populli i Raguzës, Skënderbeu qëndroi atje duke pritur sa të vinte gjithë flota dhe gjithë ushtëria; si erdhën, u bënë dhe u zhvilluan lodra dhe ndeshje të ndryshme e gjithfarësh. Pastaj Pal Engjëlli, kryepeshkopi i Durrësit, i cili ka qenë shoku dhe pjesëmarrësi i të gjithë udhëtimeve, rreziqeve dhe këshillave të Skënderbeut, si ndonjë Ahat tjetër i Eneut (shok i Eneut), duke falënderuar qytetarët dhe popullin e Raguzës, mbajti këtë fjalë." (f. 393).
1.
Fjalimi, i shkruar sipas elozheve antike të oratorisë, spikat lavdin dhe njohjen e kulturës raguziane. Nga aspekti i komunikimit të sotëm retorik, ky Fjalim paraqet një shembull të komunikimit ndërkulturor, ku "kultura përfshin perceptimet dhe vlerat" (Judith N. Martin, Thomas K. Nakayama: "Hyrje ne komunikimin ndërkulturor", shqipëroi: Elena Bozheku, Shtëpia botuese: UET Press, Tiranë, 2010, f. 50). Ndryshe ishte në kohën e antikës e në atë të humanizmit e të renesancës, ku retorika ose shkenca e gojëtarisë ishte pjesë e arsimit themelor, krahas drejtësisë dhe historisë. Nuk është e habitshme përse trajtën e fjalimit e hasim te epet e Homerit “Iliada” dhe “Odiseja”, për shkak se oratoria(ligjërimi) në jetën publike ishte e domosdoshme. Mu ashtu sikundër janë sot ligjëratat nëpër universitete, apo format e mësimdhënies (gojore) nëpër të gjitha nivelet e shkollimit. Dhe ashtu sikundër Fjala e Gjallë është pjesë e fjalimeve dhe diskutimeve nëpër parlamente, nëpër takime diplomatike, konferenca të ndryshme etj. etj. Dikur, pikësynim kryesor fjalimi kishte mbarë-shtrimin e kërkesave për një mendim më të lirë, apo sikundër thuhet, për vënien në pah të kërkesave demokratike. Por kush kishte të drejtë të fliste a ta merrte fjalën dikur? Dihej, kishin të drejtë vetëm pak njerëz.
Porse sot, ndyshe nga antika dhe koha e Pal Engjëllit, që oratorinë e konsideronin dhunti të lindur, koha e sotme shtron kërkesën e kulturës së gjithanshme të folësit, për të pasur një komunikim të mirë.
ky Fjalim po vinte pas elozheve që bënë raguzianët ndaj figurës së Sklnderbeut, të cilin, sipas Barletit, doli i gjithë populli për ta pritur me duartrokitje dhe me gëzim të madh. Nga oratorë raguzianë Skënderbeu quhej ylli më i ndritur, krahasohet me një perëndi, mbrojtës jo vetëm i Epirit, po edhe i Raguzës e Maqedonisë, Italinë etj, ai quhet shpëtimatr e çlirimtar. Përmenden betehat fitimatre të tijh kunhdrë sulltanit e pashallarëve otomanë, ai quhet tmerri i turqve, ,krahasohet me Aleksandrin e Madh dhe Pirron...
2.
Pal Engëlli, në fakt, e paraqet fjalimin e tij në trajtën e një panagjerikun (fjalim publik që përshkohet me lavdërime të larta, pa shfaqur asnjë qëndrim kritik). Ja si e hap ai Fjalimin e tij panagjerik drejtuar raguzianëve:
“Etër senatorë, qytetarë të ndritur dhe të pashoq, unë besoj se, qyteti dhe muret tuaja janë ndërtuar jo nga ndonjë mëndje njerëzore, por më tepër hyjnore, sa bëjnë çdo njeri të mahnitet gjer në kulm. Dhe me të vërtetë, kush do ta quante veten të pajisur me një dituri aqë të rrallë, me një dituri aqë të gjerë, me gojëtari aqë të madhe, qoftë të fituar me punë, qoftë të dhuruar prej natyre, sa që të mundte apo të guxonte jo t'i shpjegonte me hollësi këto vepra të lavdueshme, por vetëm t'i kuptonte?”
Në tekstin hyrës ai përkufizon karakterin fjalimit të talë si “gojëtari e madhe”, dhe retorika e tillë e lartë arrihet në dy rrugë: nëpërmes punës (mësimit, ushtrimit, dijes) dhe nëpërmes dhuntisë natyrore që posedon gojëtari. Fjalimi synon “veprat e lavdërueshme”. Dhe cilat janë ato?
“Ai është plot e përplot me pasuri dhe me të gjitha të mirat; ai është i pajisur me zakonet e virtytet dhe me disiplinat më të mira. Ai, o etër, mban në gji një senat madhështor, një shtet shumë të lulëzuar, mban në gji senatorë, me një farë madhërie imperiale dhe plot respekt, të cilët kanë ditur ta ruajnë gjithmonë miqësinë, paqen: dhe harmoninë me të gjithë kombet dhe popujt. Por, për Zotin e pa vdekshëm, ç'ka më të mirë apo më të këndshme se paqja për qytetet?”
Këtu Barleti, nëpërmes gojës së Pal Engjëllit, shfaq dhe diejt e tij enciklopedike:
“Qyteti i Raguzës është quajtur me një emër tjetër më të denjë edhe Epidaurum, si një qytet më se i pasur, madje më çmuar dhe më i lartë se çdo pasuri; dhe me të drejtë e me vënd është quajtur Epidarum, sepse cili qytet, cili shtet mund të krahasohet në ditët tona me të?”
Mandej lavdi i “veprave të mëdha” përfshin artet e lira, filozofinë, teologjinë, shkencat e ligjeve dhe artet e disiplinat e tjera; Pal Engjëlli përlavdëron punën e anijendërtimtarisë, tregtisë. Mirëpo, fama e Raguzës shtrihet edhe në fushën e qeverisjes:
“Çka është, pra, më fisnike, më e ndritur dhe më e spikatur se qyteti i Raguzës, i cili jeton e qeveriset me ligjet e veta, pa iu dhënë e pa iu shtruar kujt? Më nj'anë ai ka detin me ishuj e bokëri, në të cilat gjendet çdo bukuri e kulturë, m'anë tjetër tokën; ai gëzon një fushë mjaft pjellore, të punuar mirë dhe mjaft të bukur; ka qyteza të fortifikuara, krypore, një liman mjaft të sigurt dhe të përshtatur.”
Janë këto tekste panagjerike që imitojnë veprat e lavdishme të oratorëve paraardhës të tyre, si Olimpiacusi i Gorgias, Olimpiazi i Lysias apo Panegjeriku dhe Panathenaicus-i, fjalimi i famshëm i Perikliut (sipas Tukididit, hyn në radhën e panagjerikut.)
Madje, regjistrat e tillë të përlavëdirmit sa vijnë e sforcohen:
“Ç'të thuash më tepër për qytetin e Raguzës, veç se atë që thuhej zakonisht dikur për qytetin e Romës, se ‘është streha dhe atdheu i vdekëtarëvet?’ Pikërisht kështu duhet folur tani për qytetin e Raguzës: ‘ai është limani më i sigurt, që pret e ku gjejnë strehë gjithë tregtarët, të pasurit dhe të varfërit, shkollë dhe mësonjëse e të gjitha virtutevet, shembëllë e ndritur e gjithë zakonevet të mira, nderi dhe krenarie e gjithë Dalmacisë, e detit Ilirik, Adriatik dhe Egje. Prandaj duhet thënë se Raguza apo Epidauri është vendosur e themeluar në këtë vënd prej epidaurasvet sigurisht me vuU netin hyjnor. Dhe nuk do të ishte kush, ndoshta, profet i kotë, po : thoshte se ky qytet i juaj ka për ta ngritur dikur kryet më lart ndëi mjet qytetevet të tjerë më të mbëdhenj të mbarë botës dhe se ka pë t'u matur me to me armët, fuqitë, forcën dhe trimërinë për sundimin.”
Vijnë përmendja e bujarisë dhe mirëbërësisë, vjen një tekst lutjeje përlavdëlruese e mirënjohjeje:
“Prandaj unë i lutem sot me gjithë shpirt Zotit të madh e të vërtetë, i cili është shpërblenjësi më i mirë i të gjitha mirëbërësivet dhe i të gjitha punëvet të pëlqyera, që t'jua shpërblejë ashtu si e meritoni dhe t'ju falë shpërblimet e përjetshme për gjithë mirësitë tuaja kaqë të mbëdha kundrejt nesh, që t'ju ruajë gjithëmonë, t'ju shëndoshë, t'ju bëjë të fortë dhe të patundur, ju, mbretërinë, pushtetin, senatin, Republikën, fëmijët, të mirat, familjen edhe emrin tuaj».
3.
Nga studiuesi Engjëll Sedaj, pal Engjëlli konsiderohet fytyra qendrore në jetën kuklturore të popullit shqioatr në kohën e Sklnderbnuet, mu ashtu sdi e vlerëson Barleti: "Ky kryepeshkop ishte epirot, nga qyteti i Drishtit, bir i Andrea
Engjëllit, për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë dhe me zotësi të rrallë në të folur, me dituri si askush dhe i vaditur me letërsinë e shenjtë dhe humane, si greke si..latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë dhe në zakone, i flaktë për fenë e krishterë, burrë që Skënderbeu e mbante mbi krye për maturinë, kulturën dhe pastërtinë e jetës, që e respektonin dhe e dëgjonin si një orakull gjithë epirotët dhe arbrit." (Barleti, "Historia e Skënderbeut", f. 430). Me këtë rast Barleti jep edhe Fjalimin tjetër të Pal Engëllit, kushtuar Skënderbeut dhe nxitjes së abshkëluftëatrëve për t'i hedhur në beteja kundër armikut.
( 23 maj 2017)
*******************************************************
********************************************************
FJALIMI PANAGJERIK I PAL ENGJËLLIT MË 1460 , ME RASTIN E VIZITËS KATËRDITORE TË SKËNDERBEUT NË RAGUZË
“Etër senatorë, qytetarë të ndritur dhe të pashoq, unë besoj se, qyteti dhe muret tuaja janë ndërtuar jo nga ndonjë mëndje njerëzore, por më tepër hyjnore, sa bëjnë çdo njeri të mahnitet gjer në kulm. Dhe me të vërtetë, kush do ta quante veten të pajisur me një dituri aqë të rrallë, me një dituri aqë të gjerë, me gojëtari aqë të madhe, qoftë të fituar me punë, qoftë të dhuruar prej natyre, sa që të mundte apo të guxonte jo t'i shpjegonte me hollësi këto vepra të lavdueshme, por vetëm t'i kuptonte?
Qyteti i Raguzës është quajtur me një emër tjetër më të denjë edhe Epidaurum, si një qytet më se i pasur, madje më çmuar dhe më i lartë se çdo pasuri; dhe me të drejtë e me vënd është quajtur Epidarum, sepse cili qytet, cili shtet mund të krahasohet në ditët tona me të?
Ai është plot e përplot me pasuri dhe me të gjitha të mirat; ai është i pajisur me zakonet e virtutet dhe me disiplinat më të mira. Ai, o etër, mban në gji një senat madhështor, një shtet shum të lulëzuar, mban në gji senatorë, me një farë madhërie imperiale dhe plot respekt, të cilët kanë ditur ta ruajnë gjithëmonë miqësinë, paqen dhe harmoninë me të gjithë kombet dhe popujt. Por, për Zotin e pa vdekëshëm, ç'ka më të mirë apo më të këndëshme se paqja për qytetet?
Përveç këtyre, këtu lulëzojnë gjithë artet e lira, filozofia, teologjia, shkenca e ligjevet dhe artet e disiplinat e tjera. Por përsa i përket sidomos punës së anijërisë, tregëtisë, le të më lejojnë qytetet dhe shtetet e tjerë të them se qyteti juaj jo vetëm që mund të matet me to, por edhe t'ua kalojë shumë. Me të vërtetë, ç'detra nuk çajnë me anijet e veta tregëtarët raguzinas, ç'toka nuk përshkojnë, cilat janë ato vënde aqë të vetmuara dhe aqë të largëta, ku raguzinasit të mos afrohen e të mos hyjnë? Çka është, pra, më fisnike, më e ndritur dhe më e spikatur se qyteti i Raguzës, i cili jeton e qeveriset me ligjet e veta, pa iu dhënë e pa iu shtruar kujt? Më nj'anë ai ka detin me ishuj e bokëri, në të cilat gjëndet çdo bukuri e kulturë, m'anë tjetër tokën; ai gëzon një fushë mjaft pjellore, të punuar mirë dhe mjaft të bukur; ka qyteza të fortifikuara, krypore, një liman mjaft të sigurt dhe të përshtatur.
Por ç'të t.hem për shpirtmirësinë dhe zëmërdhëmbshurinë tuaj kundrejt të rrezikuarvet në det, kundrejt të ikurvet, të mërguarve të varfërvet dhe tregëtarëvet? Ç'të thuash më tepër për qytetin e Raguzës, veç se atë që thuhej zakonisht dikur për qytetin e Romës, se «është streha dhe atdheu i vdekëtarëvet?» Pikërisht kësht'u duhet folur tani për qytetin e Raguzës: «ai është limani më i sigurt, që pret e ku gjejnë strehë gjithë tregëtarët, të pasurit dhe të varfërit, shkollë dhe mësonjëse e të gjitha virtutevet, shembëllë e ndritur e gjithë zakonevet të mira, nderi dhe krenarie e gjithë Dalmacisë, e detit Ilirik, Adriatik dhe Egje. Prandaj duhet thënë se Raguza apo Epidauri është vendosur e themeluar në këtë vënd prej epidaurasvet sigurisht me vullnetin hyjnor. Dhe nuk do të ishte kush, ndoshta, profet i kotë, po të thoshte se ky qytet i juaj ka për ta ngritur dikur kryet më lart ndërmjet qytetevet të tjerë më të mbëdhenj të mbarë botës dhe se ka pë t'u matur me to me armët, fuqitë, forcën dhe trimërinë për sundimin.
Por ç'të them, o etër senatorë, për bujarinë tuaj, për madhërinë dhe njerëzinë tuaj? Me të vërtetë, kush nga vdekëtarët, o qytetarë shquar dhe të pashoq, do të mund të thurte si duhet për gjithë këto vepra të ndritura dhe kaqë të mbëdha dhe për mirëbërësitë tuaja ndaj nesh, lavdet që ato meritojnë? Mua më duket se është më mirë që unë të hesht, se sa të them pak gjëra, apo t'u thur lavde jo të zjarrta, sepse sa më shumë të flasësh për to, aqë më tepër mbeten për t'u thënë dhe do të mendonja se nuk do të më mungonte në këtë rast materiali, po koha për t'i thënë. Me gjithë këtë, që të mos dukem fare mosmirënjohës ndaj mirëbërësisë dhe bujarisë suaj kundrejt nesh, unë, me që s'kam s'i t'ju shpërblej ndryshe, do t'ju shpreh ashtu si mundem dhe sa jam në gjëndje, falënderimet sipas varfërisë dhe pafuqisë së mëndje sime. Dhe së pari unë i shpreh falënderimet e pafund dhe të pashlyeshme nga zëmrat tona shkëlqesisë dhe urtësisë suaj, o princ i ndritur, senatit fort mirëdashës dhe Republikës suaj; pastaj juve, o qytetarë fort të shquar e të pashoq të këtij qyteti të nderuar e madhështor, më në fund, ju të gjithëve, çfarëdo grade dhe rangu qofshi. M'anë tjetër, unë ju zotohem dhe ju jap fjalën se, për të mirat që na kini bërë, kujtimi juaj, emri i juaj dhe i qytetit tuaj do të jenë për gjithëmonë, sa të jemi ne gjallë dhe sa të rrojë Epiri, të ngulitura thellë në shpirtin, në mëndjen dhe në zëmrat tona, dhe do të qëndrojnë për jetë të gdhëndura dhe të skalitura pranë nesh në gurë të gjallë dhe monumentale. Në asnjë rast dhe nga asnjë brez s'kanë për t'u hequr dhe për t'u çdukur ato dhe ne do t'ua rrëfejmë dhe do t'ua lëmë bijvet e nipërvet tanë dhe këta bijvet e nipërvet të vet. Prandaj unë i lutem sot me gjithë shpirt Zotit të madh e të vërtetë, i cili është shpërblenjësi më i mirë i të gjitha mirëbërësivet dhe i të gjitha punëvet të pëlqyera, që t'jua shpërblejë ashtu si e meritoni dhe t'ju falë shpërblimet e përjetëshme për gjithë mirësitë tuaja kaqë të mbëdha kundrejt nesh, që t'ju ruajë gjithëmonë, t'ju shëndoshë, t'ju bëjë të fortë dhe të patundur, ju, mbre-tërinë, pushtetin, senatin, Republikën, fëmijët, të mirat, familjen edhe emrin tuaj.
(Marrë nga "Historia e Skënderbeut" e Marin Barletit, "Rilindja, Prishtinë, 1967, f. 395-397. Përkthim: Strefan J. Prifti.

0 comments:

Post a Comment